BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fejohet zyrtarisht Nada, vajza e Presidentit, me djalin e biznesmenit

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    13022011

    Buzqeshje Fejohet zyrtarisht Nada, vajza e Presidentit, me djalin e biznesmenit

    Mesazh nga Dino

    Fejohet zyrtarisht Nada, vajza e Presidentit, me djalin e biznesmenit 34h9r1i
    Mė nė fund nė familjen presi denciale ka njė fejesė zyrtare e tradicionale. Bamir e Teuta Topi e kanė shpallur publikisht fejesėn e vajzės sė tyre tė madhe Nada, me djaloshin 25 vjeēar qė i ka rrėmbyer zemrėn vajzės sė Presidentit tė Republikės. Ai quhet Gurten Papuli, dhe pėr mediat rozė, nuk ėshtė aq i panjohur.
    Shpeshherė paparacėt e kanė kapur Nadėn me tė dashurin e saj nė ambiente publike, por asnjėherė nuk ishte pranuar nga familja presidenciale njė fejesė pėr vajzėn e madhe tė presidentit.
    Nė fakt, duket se babai president, kishte vendosur qė vajza nė fillim tė mbaronte studimet e juridikut. Dhe sikurse e kemi shkruar shumė kohė mė parė nė faqet e Gazeta Shqiptare, Nada jo vetėm pėrfundoi me sukses, por u vlerėsua me medaljen e artė nga fakulteti. Sot ajo punon nė Bankėn e Shqipėrisė, nė zyrėn juridike, si njė juriste shumė e zonja, pasi ka aplikuar dhe ka fituar nė pozicionin qė ka.
    POR KUSH ĖSHTĖ DJALI?
    Tė jesh dhėndėr presidencial, nuk ėshtė pak. Kėtė fat ka sot edhe 25vjeēari Gurten Papuli. Pėr tė gjithė ata qė nuk e njohin, djaloshi, qė tashmė ka hyrė dhėndėr nė vilėn “ Etna” nė periferi tė Tiranės, aty ku qėndron edhe kreu i shtetit, ėshtė djali i biznesmenit Agron Papuli. Edhe vetė Bamir Topi, para se tė bėhej president njihej me biznesmenin e fuqishėm. Kjo edhe pėr faktin se tė dy kanė qenė kontribuues tė mėdhenj tė ekipit tė futbollit “ Tirana”. Goni dikur ka qenė donator e tashmė ka hequr dorė, ndėrsa Bamir Topi, president nderi i kėtij ekipi, derisa mori detyrėn e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė.
    Tė kthehemi tek djali. Ai ka qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė Angli. Ka pėrfunduar nė vend studimet pėr gjuhėn e huaj angleze, ndėrsa tani vazhdon edhe studimet pėr juridik.
    LIDHJANada dhe Gurteni kishin tė paktėn 3-4 vjet qė njiheshin. Por lidhjen e tyre nuk e kishin zyrtarizuar. Bamiri dhe Teuta, nė rrėfimet e tyre tė herėpashershme e tė sinqerta, kanė thėnė se kanė dashur shumė mė tė mirėn pėr vajzat e tyre, ashtu sikurse kanė deklaruar se do tė linin tė zgjidhnin gjithēka qė ato dėshironin. Dhe ja momenti i shumėpritur erdhi. Javėn e parė tė janarit, fiks mė 8 janar 2011, familja presidenciale u mbush me njerėz, qė
    nė fakt, kanė qenė mė sė shumti familjarė. Nė njė ceremoni tė thjeshtė e familjare, pa shumė zyrtarizma dhe pa shumė tė ftuar jashtė rrethit familjar, ėshtė fejuar vajza e madhe e presidentit. Ne kemi siguruar dy foto tė ēiftit nga kjo ceremoni fejese. Siē thonė miq tė presidentit Topi, vetė kreu i shtetit dhe zonja e parė ndihen shumė tė kėnaqur me zgjedhjen e vajzės sė tyre. “ Ai ėshtė njė djalė shumė i mirė” u kanė thėnė ata miqve. “ Kishim besim nė zgjedhjen e vajzės sonė”. Por ndėrkaq, Nada vazhdon tė jetojė nė vilėn “ Etna” qė do tė thotė se nuk ka bashkėjetesė pėr ēiftin e ri. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Kur hymė pėrpara vitit tė ri 2011 pėr ambientin festiv nė shtėpi, zonja e parė Teuta Topi dhe vetė presidenti na treguan se ata janė njė familje shumė tradicionale, aq sa dhe festat fundvitit janė kaluar nė mėnyrė tradicionale.
    Miqtė e presidentit na tregojnė se nė datėn 8 janar, nė vilėn Etna ėshtė shtruar dreka e fejesės. Kanė qenė pak vetė, mes tė cilėve njerėzit familjarė tė presidentit, por edhe njerėzit e djalit. Gjithēka ėshtė mbyllur me urimet pėr ēiftin e ri.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 11:20