BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cili eshte stili yt?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cili eshte stili yt?

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/2/2011, 19:08

    Cili eshte stili yt? Images

    Te gjesh stilin qe te pershtatet nuk eshte vetem ceshtje tendence, por edhe fiziku yne.

    Sikurse kemi thene shume here, jo te vishemi sic eshte moda na ben te dukemi bukur. Terheqja, stili i nje femre shihet edhe nga kapaciteti i saj per tu pershtatur me veshjet duke i personalizuar ato me fizikun dhe karakterin e saj. Trendet e modes duhet te jene si insipirim, si nje baze nga ku mund te merrni shtys dhe te adaptoni personalitetin tuaj. Per te na ndihmuar qe te kuptojme mund te marrim si shembuj vip-a, nje personazh ku mund te bazohemi, i cili na duket qe ka nje siluhet te afert me tonen.

    Nese veshja e saj na pelqen, duhet te perpiqemi te kuptojme se cila eshte pika qe duhet te marrim parasysh. Nese nje artiste eshte e gjate dhe vishet ne nje menyre uniseks, nje tjeter pak me e mbushur preferon nje stil te viteve 50', apo nje tjeter adapton nje look agresiv. Duke i studiuar, provojme te kuptujme se cfare i adaptohet figures tone, kembeve tona te gjata apo te shkurtra, e dobet apo e mbushur, dekoltes etj. Nese jeni te shkurtra nuk mund te mbani funde te gjata vetem sepse ato jane ne mode.

    Me pak fjale duhet te analizoni cfare nxjerre ne pah me bukur ne trupin tuaj, sesa cfare eshte ne mode. Te inspirohesh nga nje model, nga sfilatat, nga nje personazh i famshem eshte nje ide e mire, por eshte e rendesishme te mos kopjoni cdo gje te tyre. Eshte e rendesishme, dhe mbase me shume se cdo gje, origjinaliteti. Nese ju pelqen shume stili bon ton, por qe nje vajze te re e tregon me te madhe, asnje problem, disa aksesor maxi, mbase prej druri, do tju jepnin nje stil "etnik" dhe do te dukeshit origjinale dhe moderne. Doni te visheni me jeans dhe t-shirt sepse ndjeheni me komede ashtu? Po, por mos harroni ti shoqeroni me aksesor glam si canta, kepucet etj. Ikub

      Ora ėshtė 28/4/2024, 07:53