BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si te ruajme vlerat origjinale te ushqimeve

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si te ruajme vlerat origjinale te ushqimeve

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/3/2011, 15:39

    Si te ruajme vlerat origjinale te ushqimeve Images

    Sigurisht qe eshte veshtire te zbulosh gjithe te fshehtat e kuzhines, ne nuk pretendojme te dime gjithcka. Ama na hyjne ne pune ca truke te vogla dhe shume te thjeshta, qe na i bejne gatimin me te lehte.

    Uthulla, ju shpetoi dora?

    Keni hedhur shume uthull ne sallate? Ju shpetoi dora? Mos u shqetesoni! Per ta shperndare, mos e perzieni sallaten, por hidhni ne te dy copa buke te vogla, pastaj perzieni sallaten dhe me pas hiqni copat e bukes. Keshtu buka do te kete thithur uthullen dhe sallata eshte gati per tu shijuar.

    Portokajte si te shtrydhesh me mire lengun e tyre?

    Prijini potrokajte ose limonet pergjysme, verini per 15 sekonda ne furren me mikrovale me nxehtesi maksimale dhe me pas shihni si do te shtrydhni te gjithe lengun, pa u lodhur aspak.

    Luleshtrydhet si ti pastrosh?

    Duket gjeja me thjeshte ne bote, por ja qe edhe larja e luleshtrydheve e nje sekret. Ne fillim duhet ti lani me uje te bollshem dhe ti thani dhe pastaj ti hiqni gjethen e vogel qe kane ne maje, sepse nese e beni kete proces para larjes, uji deperton brenda luleshtrydhes dhe i prish shijen.

    Ananasi si ta konservosh me mire?

    Ananasi i fresket nuk i duron dot temperaturat me te ulta sesa 7 grade celcius. Prandaj mos e fusni ne frigorifer, por ruajeni ne vendin me te fresket te shtepise.

    Majdanozi si ta ruash gjithmone te fresket?

    Qe degezat e majdanozit te rezistojne sa me gjate, prijini pak milimetra kercejte dhe vendosini ne nje gote me uje, sic veproni me lulet. Cdo dy dite nderrojini ujin dhe do te keni majdanos te fresket. Mund te zgjase edhe 15 dite.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 09:08