BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rriten ēmimet e biletave nė muze dhe parqe

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Rriten ēmimet e biletave nė muze dhe parqe

    Mesazh nga Albatros 16/4/2009, 22:59

    Shqiptarė e tė huaj duhet tė paguajnė njėlloj pėr tė parė njė muze, apo njė park arkeologjik nė Shqipėri. Vetėm pak kohė mė parė, me njė vendim tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, unifikohet ēmimi i biletave si pėr vizitorėt e huaj, ashtu edhe pėr vendasit. Deri mė tani ėshtė favorizuar vizitori vendas, duke i dhėnė mundėsinė tė paguajė, gjysmėn, apo edhe mė pak se gjysma e shumės, qė njė turist i huaj duhet tė paguajė pėr tė vizituar parqet apo muzetė tona. Nėse bileta pėr njė turist tė huaj ka qenė 500 lekė tė reja, pėr njė shqiptar, ka qenė 200 lekė. Tanimė edhe njė vizitor shqiptar duhet tė paguajė po 500.

    Kjo rritje ēmimesh i paraprin hapjes sė sezonit turistik veror, qė shoqėrohet me rritjen e numrit tė vizitorėve. Dihet se institucionet muzeore shqiptare, apo parqet nuk vizitohen dendur nga vendasit. E nėse nuk kanė qenė deri mė sot tė motivuar pėr tė shkuar e pėr tė vizituar monumentet e kulturės, pavarėsisht ēmimeve simbolike, kjo rritje nuk ua nxit aspak kėrshėrinė. Dhe ėshtė e kuptueshme. Njė familjeje shqiptare prej 4 vetėsh, i duhet tė paguajė 2 mijė lekė tė reja, pėr tė vizituar parkun Kombėtar tė Butrintit. Madje, edhe mė shumė nėse dėshiron tė vizitojė edhe muzeun pėrkatės. Pak a shumė e njėjta skemė funksionon dhe nė parqet e muzetė e tjerė, ku ēmimet nuk janė tė njėjta, pasi ato janė administruar nga bashkitė e komunat pėrkatėse. Nė drejtorinė e Trashėgimisė Kulturore, pranė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, tė thonė se nuk bėhet fjalė pėr rritje, por “unifikim” dhe kjo bėhet nė pėrputhje me tė gjitha konventat ndėrkombėtare, nė tė cilat Shqipėria aderon.

    Dhe se kjo i pėrshtatet gjithė linjės sė qendrave mė tė rėndėsishme muzeore tė Mesdheut. “Ky unifikim bėhet pėr tė mos diskriminuar turistėt e huaj, nė raport me ata shqiptarė”, - thonė burime pranė MTKRS-sė. Por njėkohėsisht, mėsohet se krahas kėtij balancimi financiar ka edhe njė mundėsi “rezervė”. “Pėrgjatė gjithė vitit janė 20 ditė, nė tė cilat vizitorėt shqiptarė mund tė shkojnė e tė vizitojnė muzetė e parqet pa paguar asnjė lloj tarife”. Bėhet fjalė pėr tė dielat e fundit dhe datat 18 tė ēdo muaji, pėrveē muajve tė pikut turistik, gjatė cilave vizitori nuk paguan biletė. Specialistėt thonė qė ėshtė menduar gjithēka pėr tė respektuar konventat, pėr tė rritur tė ardhurat, por edhe pėr t’u ardhur nė ndihmė vizitorėve me tė ardhura tė ulėta. Megjithatė, duhet pasur parasysh qė kjo rritje detyrimi duhet tė shkojė paralelisht me shėrbimet qė ofrojnė kėto qendra muzeore.

    Mjaft tė pėrmendim Muzeun Historik Kombėtar, i cili pėr muaj tė tėrė njeh si aktivitet vetėm ekspozitėn kushtuar viktimave tė gjenocidit komunist. Madje, edhe kjo ngjarje ishte njė ndėrmarrje ndėrinstitucionale. Gjatė viteve tė fundit, gjithė drejtuesit rinj tė kėtij institucioni, kanė shpalosur platforma e projekte madhore, por deri mė tani nuk duket asgjė e re nė dritė. Dhe njė vizitori i duhet tė paguajė 300 lekė tė reja, pėr tė parė tė njėjtat pavijone, tė njėjtat objekte, tė vendosura aty prej vitit 1981, kur ėshtė ndėrtuar muzeu. Me pėrjashtim tė ca “pastrimeve” politike gjatė viteve tė demokracisė.

    Falas nė 20 ditė tė vitit

    Nė 20 ditė tė vitit, shqiptarėt mund tė vizitojnė falas muzetė dhe parqet shqiptare. Bėhet fjalė pėr tė dielėn e fundit tė ēdo muaji, pėrveē qershorit, korrikut dhe gushtit. Ndėrsa njė tjetėr mundėsi i jepet vizitorėve ēdo datė 18, qė pėrkon me ditėn ndėrkombėtare tė muzeve. Njė praktikė kjo, e huazuar nga institucionet e huaja, simotra.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 18:37