BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    8 Marsi, sivjet njeqindvjetori

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    07032011

    Buzqeshje 8 Marsi, sivjet njeqindvjetori

    Mesazh nga LePuRuShJa

    8 Marsi, sivjet njeqindvjetori 163a10

    Pėrvjetori do tė festohet nė mėnyrė tė veēantė nga Parlamenti Europian, i cili ka organizuar nė Strasburg njė seminar kushtuar lidershipit femėror. Por, nė fakt jo tė gjithė bien dakord me zgjedhjen e vitit 1911 si viti i fillimit tė festimeve. Shumė femra e kanė festuar tashmė 100-vjetorin nė vitin 2008, duke marrė si pikė referimi atė qė ndodhi nė njė fabrikė tekstile nė Nju Jork, ku njė numėr akoma i pasaktė punėtoresh (mes 29 dhe 129) mbetėn tė vdekura gjatė njė zjarri, pėr shkak se pronarėt kishin kyēur derėn qė punėtoret tė mos mund tė largoheshin nga ambienti i punės.

    Sipas disa burimeve, edhe ky episod nuk ka ndodhur nė 1908, por nė 1911. Sidoqoftė, nė vitin 1910, gjatė Kongresit tė Internacionales Socialiste nė Kopenhagen, Klara Zetkin, figurė me prestigj nė Partinė Socialiste Gjermane, drejtuese e revistės "Barazia" dhe mediatore politike, mirėpriti projektin e delegacionit amerikan pėr tė kujtuar gratė e vdekura nė Nju Jork gjatė zjarrit nė vendin e punės dhe propozoi pėr tė caktuar njė ditė tė vetme ndėrkombėtare tė pėrqendruar nė tė drejtėn e grave pėr tė votuar. Deri nė atė kohė, Dita e Gruas kishte njė datė tė caktuar vetėm nė Shtetet e Bashkuara, edhe pse eksperienca tė pjesshme ishin evidentuar nė disa vende tė Europės. Sidoqoftė, nuk bėhej fjalė pėr tė shpikur njė ditė pėr gruan, por pėr tė ratifikuar ekzistencėn duke e ngritur atė nė nivel ndėrkombėtar.

    Ndėrsa nė ēėshtjen e tė drejtės pėr tė votuar, socialistėt ishin pėrsėri tė ndarė. Propozimi nuk kaloi dhe duhej pritur viti i ardhshėm, pikėrisht 1911, pėr tė parė tek lindnin "provat gjenerale" tė Ditės sė Gruas. Atje ku praktika e Ditės sė Gruas ekzistonte qė mė pėrpara, vazhdoi dhe u konsolidua mė tej duke zgjedhur data tė ndryshme; ndėrsa atje ku nuk ishte, u afirmua si festė. Nė 1917, nė Pjetėrgrad, uria, i ftohti dhe vuajtjet e luftės i shtynė punėtoret dhe fshataret nė shesh kundėr carit pėr tė kėrkuar paqe dhe ushqim. Ishte fillimi i revolucionit tė shkurtit, 23 shkurt, sipas kalendarit xhulian 8 marsi riformoi fuqinė nė Perėndim.

    Nė 1921, nė Moskė, nė Konferencėn e Dytė tė Grave Komuniste, ku morėn pjesė 82 delegate nga 20 vende, drejtuese mes tė cilave dhe Klara Zetkin, tė cilat e bėnė 23 shkurtin/8 marsin Ditėn e Punėtoreve, nė kujtim tė manifestimit tė punėtoreve nė Pjetėrgrad. Mė vonė, kur gratė ruse arritėn tė sintonizoheshin me ato amerikane, Dita e Gruas u bė 8 Marsi pėr tė gjitha, nga Lindja nė Perėndim, dhe qė prej atėherė ėshtė dita Ndėrkombėtare e Gruas nė mbarė botėn./shekulli/
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 15:59