BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Efektet speciale

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Efektet speciale

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/3/2011, 07:52

    Efektet speciale Images

    Filmat e pare te animuar, te krijuar ne fillim te viteve ‘900, u bene nga disa ilustratore me shpirt novatoresh dhe kishin ne qender te tyre personazhe popullore dhe komike te kohes.

    “Dinozauri Gerti”

    Filmat e pare te animuar, te krijuar ne fillim te viteve ‘900, u bene nga disa ilustratore me shpirt novatoresh dhe kishin ne qender te tyre personazhe popullore dhe komike te kohes. Metoda qė pėrdorej ishte ajo e kornizės unike. Njė nga filmat e parė tė animuar ka qenė ai i vitit 1914, me titull: “Dinozauri Gerti”, i cili njihet edhe si filmi i parė i suksesshėm. Pas atij novacioni, edhe teknikat e tjera tė filmave qė vazhduan qė tė dilnin nė dritė, i dhanė vazhdimisht filma tė rinj publikut tė mrekulluar.

    Nė filmin e tij shumė tė famshėm tė vitit 1927, regjisori Fritz Lang krijoi njė botė metropoli, duke pėrdorur shumė detaje. Pėr herė tė parė krijoi njė mjedis qė nuk ekzistonte. Ndryshe nga modelet qė kanė dalė jashtė kohe, miniaturat vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite qė tė pėrdoren.

    “Oz magjistari”

    Nėse e keni parė kėtė film, atėherė praktikisht e dini se ēfarė ėshtė njė pikturė kinemaje. Kjo ėshtė njė teknikė e pėrdorur shumė nė fillimet e kinemasė dhe konsistonte nė vendosjen e pikturave tė mėdha apo projektimeve tė mėdha nė sfondin e objekteve. Kėto piktura lėviznin dhe spektatorėve u krijohej ideja se bėhej fjalė pėr vende tė ndryshme, nė tė cilat ndodheshin aktorėt. Filma qė kanė pėrdorur me sukses kėtė teknikė janė “Planeti i majmunėve”. Gjatė pjesės mė tė madhe tė shekullit XX, studiot kishin departamentet e tyre tė pikturave tė posaēme pėr filmat vizatimorė e mė pas edhe pėr filmat fantastiko-shkencorė. Mė pas, me ardhjen e epokės dixhitale, nė fillim tė viteve ‘90, gjėrat ndryshuan.

    “Dhjetė urdhėresat”

    Pa ndihmėn e efekteve dixhitale, regjisori De Mille ia doli mbanė qė tė realizonte njė nga mrekullitė mė tė mėdha tė Biblės: ndarjen e Detit tė Kuq. Nė vitin 1956, regjisori i kėtij filmi pėrdori teknologjitė mė tė famshme tė kohės: pikturėn, projektimin mbrapsht, piroteknikėn, miniaturat. Ky film u konsiderua si mė i shtrenjti nė historinė e kinemasė pėr sa i pėrket efekteve speciale. Kėtė rekord vazhdon qė ta mbajė edhe sot.

    “Kurthi i prindėrve”

    Nė vitin 1961, “Disney” krijoi filmin “Kurthi i prindėrve”. Aktorja kryesore luan rolin e saj dhe tė motrės sė saj binjake. Ishte njė novacion pėr kohėn dhe metoda e atėhershme, e quajtur metodė e “dyzimit”, vazhdon qė tė pėrdoret edhe sot nė tė njėjtat raste.

    “Lufta e Yjeve”

    Ky ėshtė filmi qė gjithashtu do tė mbetet nė histori pėr efektet e jashtėzakonshme speciale qė u pėrdorėn nė tė. Nė kėtė film u pėrdorėn kamera shumė specifike, tė cilat mundėsuan edhe tredimensionalitetin, njė efekt qė ishte i paparė dhe i paaplikuar mė parė.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 13:51