BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blutė tronditėn nga Djajtė e kuq, Barcelona shkundi me gola ukrainasit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Blutė tronditėn nga Djajtė e kuq, Barcelona shkundi me gola ukrainasit

    Mesazh nga Albatros 6/4/2011, 22:44

    Blutė tronditėn nga Djajtė e kuq, Barcelona shkundi me gola ukrainasit  0318

    Chelsea ėshtė mposhtur nė fushė tė veten me rezultat 1:0 nga Manchester United-i, nė ndeshjen e parė tė ēerekfinales sė Champions League. Manchester United-i pas nėntė vjetėve ka shėnuar fitore nė fushėn e Chelseat. “Djajtė e kuq” tronditėn blutė dhe tashmė ndeshjen e kthimit e presin pa telashe. Barcelona ia ka bė natėn ferr Shakhtarit, duke e mundur me rezultat 5:1. Barcelona mirė e mirė ia ka shkundur rrjetėn ukrainasve.

    Pjesa e parė e ndeshjes (Chelsea – Manchester United) ka qenė mjaft atraktive pėr dashamirėt e kėtij sporti. Chelsea ka sulmuar vazhdimisht nėpėrmjet spanjollit Torres, por edhe Drogba, por qė nuk ishin tė shkathėt pėr tė barazuar shifrat nė 45 minutat e parė, pasi qė mbrojtja e United-it ka qenė shumė e fuqishme.

    Manchester United-i ka shėnuar golin e epėrsisė nė minutėn e 24-tė nėpėrmjet Rooneyt. Mbrojtėsit e Chelseat nuk e kishin mbuluar si duhet sulmuesin e spikatur, Rooney, i cili me goditje dinake nga rreth 12-13 metra ka ndėshkuar blutė dhe 0:1. Nė pjesėn e dytė tė takimit, si njėra palė po ashtu edhe tjetra po treguan lojė tė mirė mbase edhe raste tė mira shėnimi. Nė minutėn e 74-tė, Torres, futbollisti mė i mirė nė fushė nė periudhėn e dytė tė lojės nuk kishte fat qė tė barazoi shifrat, pasi gjuajtjen e tij me vetėmohim tė pashoq e ka mbrojtur portieri Van der Sar, i cili ka treguar cilėsitė e njė portierit tė klasit tė lartė qė vėshtirė mposhtet.

    Barcelona ka treguar lojė mjėshtėrore ndaj Shakhtarit.

    Nė minutėn e 2-tė, Iniesta ka shėnuar pėr epėrsinė 1:0, pėr tė dyfishuar Alves nė minutėn e 34-tė dhe Pique ka shėnuar pėr 3:0 nė minutėn e 53-tė pas asistimit tė Xavit.

    Shakhtari ka shėnuar gol nė minutėn e 59-tė nėpėrmjet futbollistit Rakitskiy. Pa kaluar asnjė minutė, katalunasit ndėrmorėn njė veprim tė shpejtė nėpėrmjet futbollistit Messi, i cili pėr bukuri e gjen Keitėn, duke shėnuar pėr shifrat 4:1. Barcelona nė ēdo aspekt ka dominuar nė fushė ndaj rivalit. Katalunasit dėshmuan superioritet nė fushė ndaj skuadra ukrainase. Nė minutėn e 86-tė, nė listėn e shėnuesve ėshtė shėnuar edhe Xavi, i cili shėnoi pėr shifrat 5:1 pas asistimit tė Alvesit. Me njė fjalė, Barcelona nėse kalon kėtė pengesė, sipas tė gjitha gjasave nė gjysmėfinale do tė takohet me Real Madridin, pasi ka fituar tė martėn mbrėma me shifra 4:0 kundėr Tottenhamit anglez. Ėshtė e pabesueshme se njė Tottenham se mund tė ketė forcė ta shkrijė atė epėrsi tė lartė tė mbretėrve. Sigurisht se muaj prill dhe maj do tė jetė pėrplasje katėr herė ndėrmjet vete: Barcelona – Real. E para, Reali me 16 prill, nė orėn 22:00 nė kuadėr tė kampionatit spanjoll pret Barcelonėn, kurse me 20 prill nė finalen e Kupės sė Spanjės sėrish ndeshen dhe sigurisht edhe dy pėrballjet e gjysmėfinales sė Champions League. Adhuruesit e futbollit do tė kanė mundėsi qė tė shohin brenda tri jave katėr herė pėrballjet mes rivalėve tė pėrbetuar e tė pėrjetshėm Real – Barcelona (po qese kualifikohen nė gjysmėfinale tė Champions League).

    Rezultatet ēerekfinale

    Barcelona – Shakhtar 5:1

    Chelsea - Manchester United 0:1

    Real – Tottenham 4:0

    Inter – Shalke 2:5

      Ora ėshtė 7/5/2024, 18:21