BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhjete ide per nje takim origjinal

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dhjete ide per nje takim origjinal

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/5/2011, 20:10

    Dhjete ide per nje takim origjinal Images

    Ekspertet e marredhenieve nderpersonale sygjerojne 10 ide per te mundesuar nje takim te kendshem dhe te suksesshem.

    1.Nje vizite ne kopshtin botanik ose nje shetitje ne ajer te paster - Vendi yne eshte disi i kufizuar ne hapesirat e gjelbra dhe ne numrin e kopshteve botanike, thuajse inekzistente, ndaj ne mungese te tyre mund te zgjidhni nje siperfaqe te gjelber per te shijuar dhe admiruar shumellojshmerite e bimeve, luleve, ngjyrave dhe qetesise qe bota bimore na ofron duke mundesuar nje atmosfere te pershtatshme per te nisur nje romance te re.

    2.Nje vizite ne tregun e fermereve ose ne ferme – Kopshtet jane gjithnje te bukur dhe teper dekorative. Mund te jete shume argetues per te shkuar se bashku me partnerin tuaj ne nje treg fermeresh ose ne ferme. Ne fund vec zbavitjes mund te ktheheni ne shtepi me shume produkte te freskta per te gatuar nje darke te shendetshme dhe romantike.

    3.Organizoni nje piknik – Gjate diteve te ngrohta dhe me diell eshte shume e thjeshte te organizosh nje piknik te rehatshem dhe argetues, por ne te gjitha rastet kur koha eshte kunder nesh sygjerohet qe te organizohen piknike brenda ambjenteve te apartametit tuaj. Mund te mjaftohemi me nje piknik mbi krevatin e dhomes se gjumit dhe vendosjen ne sfond te nje muzike relaksuese dhe te embel.

    4.Prova e oreksit - Mos harroni asnjehere qe ushqimi eshte nje nga elementet me romantike dhe nxites te pasionit ne cift. Pse te mos organizojme nje recete te vecante prove, me shije te reja dhe produkte specifike si cokollata, vera, birra, djathrat dhe pak alkol te lehte per te nxitur edhe shkembimin e pikepamjeve te ndryshme dhe veshtrimeve e situaten sensuale.

    5. Sfida e gatimit – Eshte nje nderthurje e lojes, gares dhe bashkepunimit. Gjithashtu sherben si nje mundesi per te siguruar nje darke romantike pa lodhje, por duke u zbavitur sebashku.

    6 Pastrimet e stines – Pastrimet klasike te stines jane gjithnje nje rutine e bezdisshme per te gjith, por me ane te bashkepunimit dhe fantazise mund te kthehet edhe ne nje kohe te bukur per te kaluar sebashku me personin e zemtres. Pak muzike, birra, pije freskuese dhe shume humore do arrini te organizoni punet ne menyre shume zbavitese dhe aspak stresante.

    7.Shporta me fruta - Molle, luleshtrydhe, pjeshke, qershi dhe cdo frut i mundshem duhet te futet ne shporten tuaj,e cila do mundesoje kthimin e nje mbremjeje te zymte dhe pa ngjyra ne nje darke te embel, te shendetshme dhe shume te kendshme per ju dhe partnerin ose partneren tuaj.

    8.Gjithe bota ne shtepine tuaj - Kjo eshte dicka me impenjative, por edhe rezultatet jane me te dukshme. Me ndihmen e disa detaje te vogla dhe fantazise suaj dekoroni dhomen e ngrenies si nje restorant apo nje shtepi tipike te nje qyteti te huaj ku ju deshironi te shkoni si Paris, Pekini, etj. Ndonjehere mjafton edhe vetem nje detaji thjeshte si nje perde, pikture, qilim, koleksion muziokor dhe ndricimi i pershtatshem per te krijuar nje atmosfere te persosur, dhe tipike per te krijuar iluzionin e nje realiteti gjeografik te ndryshem nga ai reali.

    9.Jepni qe te merrni - Dhe kur flitete per marrje dhe dhenie jo gjithmone duhen nenkuptuar gjerat material. Mos harroni qe per te qendruar me nje person duhet te jeni te gatshem te hapni zemren tuaj dhe te tregoni se jeni te afte per te dhuruar pa pritur gje ne shkembim. Keshillohen vizitat ne ambjentet e shtepive te femijeve jetim, ne azilet e pleqve apo spitalet e ndryshme. Cdo akt vullnetarizmi eshte nje akt fisnikerie shpirterore.

    10.Te vezhgosh yjet - Per nje takim poetik mjafton nje batanije dhe nje shishe vere dhe vetem nje qiell i hapur, mundesisht pak larg nga dritat e qytetit ne perendim te diellit, ne koder, ne plazh, buze nje liqeni, por edhe thjeshte ne tarracen e pallatit tuaj. Burimi ... Sekrete bukurie

      Ora ėshtė 20/5/2024, 17:14