BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vajza e Ish-presidentit Meidani, Adea

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vajza e Ish-presidentit Meidani, Adea

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/6/2011, 15:07

    Vajza e Ish-presidentit Meidani, Adea 0142

    Rrėfehet pėr herė tė parė vajza e ish-Presidentit tė Republikės, Rexhep Meidani. Karriera profesionale nė Paris, kujtimet e jetės sė kufizuar protokollare, nostalgjia pėr fėmijėrinė, marrėdhėnia me prindėrit dhe vėllain, debulesa pėr tė atin dhe dy historitė e rėndėsishme tė dashurisė…Ajo nuk ėshtė njė vajzė si gjithė tė tjerat. Shumėkush e njeh si tė bijėn e profesorit tė nderuar Rexhep Meidani. Tė tjerė e identifikojnė nėn petkun e vajzės sė ish-Presidentit tė Republikės apo si tė bijėn e Lidrės, drejtoreshės strikte tė gjimnazit “Ismail Qemali”. Por, pėr ata qė e njohin Adea Meidanin, merita e arritjeve profesionale, e vlerėsimeve nė karrierė dhe gjithė zhvillimeve qė kanė cekur jetėn e saj, janė tek e fundit fryt i punės individuale. Adea kishte brumin intelektual, gjenezėn e kualifikuar familjare, por kaq nuk i mjaftoi. Vullneti dhe dėshira pėr tė kapur majat bėri qė emri i saj sot tė lakohet si njė ndėr avokatet mė me emėr nė lėmin e fiskalitetit ndėrkombėtar, pikėrisht nė zemėr tė Parisit, pa lėnė mėnjanė edhe eksperiencėn pedagogjike nė Universitetin e famshėm tė Sorbonės pėrreth tre vjet. I kemi “rrėmbyer” pak orė tė lira nga gjithė angazhimet nė tė cilat ėshtė pėrfshirė, pėr ta pleksur pa vetėdije nė njė botė sa nostalgjike, aq edhe reale. Adea Meidani ngjan se ėshtė njė vajzė me kėmbė nė tokė. Kėshtu, ka ditur gjithnjė tė jetė, pėr sa kohė qė vela e anijes sė saj ka gjetur kaherė drejtimin e dėshiruar… Deri mė tash nuk e ka tradhtuar askush, e ca mė pak “Adea”. Pėr herė tė parė, avokatja me sharm parisien rrėfen shumėēka mbi historinė e jetės sė saj, mbi lidhjen e ngushtė me tė atin, mbi marrėdhėnien me tė ėmėn e deri tek ato “fluturat” nė stomak qė i kanė trazuar gjendjen emocionale. Herė ėshtė ndier e dashuruar, herė ka humbur njė tė tillė… Rėndėsi pėr tė ka tė mėsuarit nga gabimet e sė kaluarės e ky duket tė jetė njė mėsim njėlloj i qartė si ato leksionet e drejtėsisė sė kultivuara nė auditorėt francezė. Ndonjėherė, e gjithė jeta e njė njeriu ėshtė e ngjashme me njė fushė shahu… rėndėsi ka lėvizja me zgjuarsi e gurėve. Pėr Adea Meidanin, ky ėshtė vetėm njė nga mėsimet qė i ka rrėmbyer jetės e, qė ajo nuk e ka aspak tė zorshme ta rrėfejė. Por, jo vetėm. Nė kėtė intervistė, vajza e ish-Presidentit tė Republikės na ka hapur zemrėn pėr shumė detaje tė tjera interesante, ndofta tė padėgjuara mė parė. Sepse nė thelb, ajo mbetet thjesht Adea.

    Adea, ju keni jetuar dy vjet nė Londėr, ndėrsa prej 11 vitesh jetoni nė Paris. Si ėshtė njė ditė e zakonshme juaja?

    Nė tė dy shtetet kam punuar si avokate e specializuar pėr taksat internacionale. E ardhur nga njė familje me prirje nė shkencat ekzakte, mė pėlqenin shifrat, por nė tė njėjtėn kohė dėshiroja tė bėja diēka ndryshe nga prindėrit. Kėshtu qė m’u duk se nė fushėn e drejtėsisė ajo e taksave ishte disi mė ekzakte… Njė ditė e zakonshme imja? Kur ēohem nė mėngjes dhe kaloj pranė katedrales se “Notre-Dame”, i them vetes qė jetoj vėrtet nė qytetin mė tė bukur e madhėshtor tė Europės. Veēse kur marr metronė nėntokė, jam mė pak e kėnaqur qė jetoj nė Paris (qesh). Puna mė merr mjaft orė tė ditės, megjithatė mė pėlqen shumė. Ēdo ditė ėshtė nė vetvete njė sfidė pėr mua. Klientėt janė tepėr interesantė dhe “glamour”. Midis tyre ndeshen “profile” aktorėsh tė famshėm, drejtues ekzekutivė tė markave tė mėdha tė modės, por dhe shoqėritė e mėdha tė CAC 40 (tė listuara nė Bursėn e Parisit). Fiskaliteti internacional ėshtė njė “lojė” permanente. Ēdo ditė me detyron tė pėrballem me rregullat dhe legjislacionet e disa shteteve. Ideja ėshtė tė gjesh njė rrugėzgjidhje ligjore apo tė ashtuquajturin optimizėm (nė kundėrshtim me evazionin fiskal) qė i mundėson klientit tė paguajė mė pak taksa. “Manovrat” janė shumė mė tė mėdha kur aktiviteti i shoqėrisė ose pronat e pasuria e individit ndodhen nė disa shtete. Nė kėtė rast, ēėshtjet janė shumė mė komplekse dhe punojmė shpesh nė tri gjuhė (frėngjisht, anglisht, italisht). Darkave kaloj kohė me miqtė qė vijnė nga fusha shumė tė ndryshme (bankier, avokat, agjent nė fushėn e kinemasė dhe tė modės, fotograf e njė prej tyre ėshtė edhe mikja ime fotografja me famė botėrore, Linda Bujoli etj). Bėj gjithashtu yoga njė apo dy herė nė javė, sport qė e zbulova para tri vjetėsh nė Londėr.

    E vėshtirė tė bėsh karrierė nė njė vend tė huaj?

    Parisienėt janė tė vėshtirė profesionalisht. Ekziston njė “nocion sakrifikimi” nė punė… Gjithmonė i kam krahasuar me japonezėt nė kėtė aspekt (qesh). Por, kjo ėshtė e vėrtetė vetėm pėr kryeqytetin. Kam vėnė re se sa mė shumė zbret nė jug, aq mė shumė fiton nė “kualitet” jete. Nuk ka qenė e lehtė tė arrijė kėtu ku jam, madje s’do tė jetė e lehtė tė arrij atė qė synoj. Megjithatė, them se kam shumė fat qė punoj nė firmėn numėr njė nė fiskalitet dhe tė jem pjesė e ekipit me te madh nė Francė nė fushėn time.

    E keni menduar rikthimin nė Shqipėri dhe angazhimin profesional kėtu?

    Do tė kisha shumė qejf qė tė bėja diēka pėr Shqipėrinė dhe e di qė kjo do tė ndodhė. Pres vetėm rastin dhe momentin e duhur.

    Cili ėshtė opinioni juaj pėr zhvillimet nė Shqipėri, parė kjo nga kilometra tė tėrė largėsi qė ju ndajnė dhe a vėreni hapa konkretė drejt rrugės sė pėrparimit?

    Nuk mė duket se Shqipėria po bėn ata hapa tė mėdhenj pėrpara siē do tė uroja unė pėr vendin tim tė vogėl. Mendoj qė pas mė shumė se 20 vjet nga rėnia e komunizmit, demokracia duhet tė ishte shumė mė e zhvilluar, qeverisja nė pėrgjithėsi shumė mė demokratike, politika shumė mė njerėzore e tolerante, vendi shumė mė i stabilizuar… Mė duket se mungon ende pėrgjegjėsia qytetare ose, siē do e quaja, “responsabilizimi” i klasės politike. Jam mė se e habitur qė Gėrdeci, korrupsioni apo vrasja e manifestuesve nuk po gjejnė akoma ndėshkimin e duhur legal, tė paktėn qoftė dhe atė politik. Babai mė thotė gjithnjė qė gjithė vendet nė zhvillim apo tranzicion janė tė detyruara tė kalojnė nėpėr disa faza evolucioni. Pikėrisht aty ėshtė roli pozitiv i politikės dhe i lidershipit politik qė ndikon qė ky evolucion tė bėhet pak ose shumė shpejt. Por, siē thonė, mbase i duhet dhėnė kohė vetė kohės.

    Megjithatė, ka diēka qė ju mungon nga Tirana?

    Kam jetuar nė Tiranė gjithė fėmijėrinė dhe adoleshencėn time, ndėrsa nė Francė kam kaluar rininė. Megjithatė, nė Francė kam pjesėn mė tė madhe tė shoqėrinė sime. Francezėt, pasi i fut njėherė nė rrethin e ngushtė tė miqėsisė, bėhen shokė pėrjetė dhe tepėr solidarė. Nė tė vėrtetė, nuk mė kanė ngelur shumė gjėra nė Tiranė pėrveē familjes sime, por vij gjithnjė me mjaft qejf. Pėr mė tepėr, sjell me vete gjithnjė njė pjesė tė shoqėrisė pėr tė parė sa e bukur ėshtė Shqipėria, pse jo dhe pėr ta ndier mikpritjen e bujarinė shqiptare.

    Tani qė jetoni vetėm, a ndieni se ju mungon ai mėngjesi shtėpiak, pėrkujdesja familjare, vaktet e konsumuara me gjithė pjesėtarėt e familjes?

    Mė mungojnė shumė dhe do doja t’i shihja familjarėt e t’i shijoja sa mė shpesh vaktet me ta. Por, jam nė njė hezitim permanent midis kureshtjes e zbulimit tė njė vendi apo kthimit nė mėmėdhe pėr t’i parė. Ata e kanė kuptuar qė kam dėshirė tė udhėtoj (si p.sh. nė Afrikė kėtė vit) dhe po vijnė pak mė shpesh tani. Unė jam e kėnaqur qė t’u tregoj atyre jetesėn time nė Paris. Por, dhe pėr tė shijuar sė bashku bukuritė e Parisit, ndonjė shfaqje ose ekspozitė, pse jo dhe kafenetė e restorantet nė prani tė shoqėrisė sime.

    Po tė qenit vajza e njė ish-Presidenti tė Republikės sė Shqipėrisė, si tė ka bėrė tė ndihesh gjatė periudhės kur ende studionit? Nė situatat kur tė ėshtė dashur tė prezantosh veten, pse jo edhe si vajza e njė personaliteti politik, sa tė ka pėrkėdhelur sedrėn ky fakt?

    Pėr sa i pėrket pozicionit tė babait, pak veta rreth meje e dinin kush ishte ai, deri ditėn kur babi nuk ishte mė president. Por, pėr tė thėnė tė vėrtetėn, si mė parė kur punonte nė universitete apo mė vonė, si President apo ish-President, ai mė ka bėrė tė njoh njerėz mjaft interesantė, nė takime, festa e darka miqėsore. Midis tyre, mund tė veēoj profesorė tė universiteteve tė huaj, politikanė tė shquar, si kryeministri Jospen dhe presidenti Havel, shumė figura tė tjera politike e artistike (si p.sh. Ana Oksa, Ibrahim Kodra) apo profile tė rralla publike e humaniste (si Diego Hidalgo). Kjo ka qenė dhe ėshtė njė pėrvojė e pasuri e madhe pėr mua.

    Adea, si ishte jeta pėr ju brenda Pallatit tė Brigadave…? Ato mėngjeset apo vaktet tipike presidenciale, kuzhinierėt e punonjėsit e shtėpisė qė bėnin gjithēka gati pėr familjen tuaj, si ju bėnte tė ndiheshit e gjithė kjo?

    Mė bėnte tė ndihesha pėr pak kohė si e “pėrkėdhelur”. Veēse, unė kam jetuar nė Paris qė nga 1999. Pra, nė atė kohė, kam pėrjetuar njė “trajtim” tė dyfishtė nė jetė: nė Tiranė, ku ēdo gjė ishte gati dhe nė Paris, ku nuk kisha as ndihmėn mė tė pakėt nga familja. Megjithatė, nė fillim kam pasur shansin qė njerėz tė afėrt tė familjes jetonin nė Paris dhe ata mė kanė ndihmuar jo pak muajt e parė. Edhe pėr vėllain, Denin, ka qenė po e njėjta gjė, veēse ai ndante kohėn midis Shqipėrisė dhe Amerikės. Vila 4 ku jetonim, qė gjendej nė “shtetrrethimin” e Pallatit tė Brigadave (qesh), ishte gati-gati e zakonshme, nė krahasim me ato qė po ndėrtoheshin jashtė murit rrethues tė parkut nė Pallatin e Brigadave. Ajo ishte e izoluar nga ēdo gjė tjetėr dhe gjithnjė duhej makinė pėr tė “zbritur” nė qytet. Por, nga ana tjetėr, mė pėlqente kur rrija nė verandė, madje ishte shumė e kėndshme njė pirje kafe apo ngrėnia e ndonjė vakti nė kopsht. Kur rrinim nė verandė, mė i lumturi nga tė gjithė dukej qeni (UFO), qė luante e vraponte pa pushim rreth nesh. Njerėzit qė ishin nė shėrbim nė vilė nuk i shohim dhe aq shpesh. Qėllon qė tė ndeshemi me ta nėpėr Tiranė apo nė ndonjė rast tė veēantė. Ata ishin gjithnjė tė gatshėm, shumė tė dashur dhe tė kujdesshėm me mua dhe Denin…

    Po ndonjė episod tė kėndshėm gjatė pritjeve zyrtare, tė cilin ju e kujtoni me nostalgji?

    Pritja nė Pallatin e Brigadave pėr 28 dhe 29 Nėntorin. Ajo ishte njė pritje madhėshtore, ku unė vishja fustanin mė tė bukur dhe mė tė gjatė. Nė fakt, preferoja mė shumė vizitat apo dreka-darkat familjare e shoqėrore nė Durrės (te vila presidenciale ose ajo e Julien Roche), nė Dhėrmi ose Sarandė me ambasadorė tė ndryshėm tė ftuar. Pėr mua pritje tė tilla ishin shumė mė miqėsore e intime. Kam qenė dhe mbetem e impresionuar nga kultura, njohuritė dhe sofistikimi i trupit diplomatik. Ambasadori francez i asaj kohe (Patrick Christman) fliste mė shumė se 10 gjuhė. Njė ditė ai mė pyeti pėr emrin nė shqip tė gonxhes sė trėndafilit… aq nivel tė lartė tė shqipes kishte arritur. Njė pritje e cila mė ka pėlqyer shumė dhe qė kam insistuar qė ajo tė bėhej ishte ditėlindja e babait. Mė duket nė vitin 1999. Ajo u bė nė kopshtin pranė vilės, veēse njė festė tė tillė ne e organizuam vetėm njė herė. Ē’ėshtė e vėrteta, i shijoja mjaft festa tė tilla, tip “garden party” apo kokteje ambasadorėsh. Babai nuk kishte dėshirė tė merrte fėmijėt nė vizita jashtė shtetit. I thosha ndonjėherė me shaka po shih Klintonin dhe gocėn (qesh). Megjithatė, njė herė zėvendėsova mamanė nė njė vizitė nė Selanik. Aty, krahas aktiviteteve protokollare, mora pjesė dhe nė ceremoninė qė ishte pėrgatitur pėr babain pėr t’i dhėnė titullin doktor “Honoris Causa” nga Universiteti i Selanikut. Duke qenė nė Paris, kam arritur nė ndonjė rast nė fundjavė, qė tė “gjeja” babanė dhe mamanė nė vizitat nėpėr Europė, sidomos takimet e Frankofonisė. Kėtė e kam bėrė dhe e bėj edhe tani, kur babai, si ish-President, bėn aktivitete tė ndryshme tė organizuara nga Klubi i Madridit apo institucione tė tjera, ku ėshtė i angazhuar. Disa vjet mė parė, i bėra surprizė dhe vajta nė Madrid, pėr tė marrė pjesė nė promovimin e librit tė tij tė pėrkthyer nė gjuhėn spanjolle…

    Asokohe, a kishte njė kod protokollar veshjeje tė cilin nė njė formė apo tjetėr ishit e detyruar ta zbatonit apo t’i pėrmbaheshit? Si i pėrjetonit kėsi “kufizimesh” pėr hir tė postit tė babait dhe a kishte doza rebelimi nė kėtė mes?

    Jo, asnjė kod vėrtet protokollar, por natyrisht bėja kujdes kur isha me prindėrit. Ndonjėherė, mamaja mė tėrhiqte vėmendjen kur vishesha shume ekstravagante. Megjithatė, ajo ka qenė shumė liberale me mua, por i pėlqente stili im, pse jo dhe shija ime. Njė herė mė ka kapur duke ikur shkallėve, duke qeshur me tė madhe, sepse kisha vėnė njė “shapka” prej gėzofi qė kisha blerė nė Angli, pėr tė ikur nė opera. Edhe sot mė kujtohet dhe qesh me vete.

    Njė nga episodet e vėrteta qė mbani mend si “pėrplasjen” mė tė fortė tė mendimeve, dėshirave apo mosbindjes mes jush dhe prindėrve tuaj?

    Me mamanė kam pasur aty-kėtu edhe ndonjė “konflikt”, sepse kisha pėrshtypjen qė ajo gjithnjė kritikonte njerėzit qė mė rrethonin. Besoj se vinte mė tepėr nga njė pėrkujdesje prindėrore, duke shtuar faktin qė unė duhet tė bėja mė shumė kujdes se adoleshentėt e tjerė. Nuk ishte se e mendonte vėrtet atė qė mė thoshte, aq mė tepėr qė sot ajo i pėlqen ata njerėz. Nga ana tjetėr, nė shoqėri, unė kam qenė gjithnjė shumė e sinqertė e shumė tolerante. Prandaj dhe mė qėllonte ndonjėherė tė dilja nė mbrojtje tė disa sjelljeve ose njerėzve qė, nė fakt, mė vonė jeta ka treguar se nuk e meritonin “mbrojtjen” time…

    Jeta protokollare si vajza e njė Presidenti, prania e truprojave, e njė stafi qė mbase “kontrollon” jetėn e gjithė familjes sė Kreut tė Shtetit, sa ju ka kufizuar nė gjėrat tuaja dhe sot si i shikoni kėto situata?

    Nė fakt, ka qenė njėfarė kufizimi gjatė adoleshencės, sepse ėshtė koha kur prindėrit pėrpiqen tė shmangin tendencat qė ka njė adoleshent pėr tė bėrė budallallėqe. Unė kisha dhe njė kufizim suplementar, sepse ato dinin nga shoferi dhe truproja gjithė itinerarin e ditės apo njerėzit qė frekuentoja. Babai ishte mjaft i zėnė (nė mėnyrė tė veēantė gjatė krizės sė Kosovės), pra ai ishte nė njė “planet” tjetėr, ndėrsa mamaja ishte gati nė rolin e “xhandarit”… (qesh) Por, mė vonė e duke menduar mė gjatė, them qė nė fund tė fundit, mė lanė tė bėja modelen, nuk mė krijuan asnjė pengesė nė plotėsimin e dėshirave e hobeve tė ndryshme. Kufizim kisha nė vajtjet nėpėr kafene apo shėtitjet orar e pa orar. Nuk ėshtė aq keq apo jo?!

    Statusi prind-fėmijė ėshtė shpeshherė njė raport delikat. Nevoja apo dėshira pėr t’i konsideruar prindėrit si shokė dhe e anasjella, jo gjithmonė ėshtė e vėrtetė. Si ka qenė kjo gjendje nė modelin tuaj familjar? Ka tentuar njėra apo tjetra palė qė tė zėrė vendin e mandej tė molepsen lloj-lloj raportesh? Si erdhi shkėputja juaj nga familja? Vėshtirėsitė e para dhe pėrshtatja…

    Shkėputja ka qenė e vėshtirė, por me mamanė flas pėr ditė. Jam e kėnaqur, sepse kėshtu marr informacion pėr gjithė familjen, pa harruar dhe Ufon (qenin gati 13-vjeēar). Shkurt, mamaja, ėshtė “link”-u familjar pėr tė gjithė ne. Ideja nuk ėshtė qė prindėrit tė jenė nė dijeni tė gjithēkaje, por qė tė jetojmė me gėzimet dhe problemet e njėri-tjetrit, tė ndajmė vėshtirėsitė apo t’i marrim mendim njėri-tjetrit, por pa harruar autoritetin e tyre si prindėr. Do tė kisha shumė dėshirė qė tė arrija tė krijoja edhe unė njė familje tė pėrsosur si ajo qė ata mė ofrojnė sot. Aq mė tepėr qė na lidh njė dashuri shumė e fortė dhe e pakushtėzuar. Nė Francė njoh njerėz qė pyesin veten nėse prindėrit e tyre i duan apo jo. Gjithmonė mė ka ēuditur ky fakt. Kurse unė them: do tė ishte mirė tė mė donin mė pak (qesh). Po ashtu, kam njė lidhje shumė tė ngushtė me gjyshen, por dhe me gjyshin nga ana e mamasė, qė tashmė ka vdekur, por qė ėshtė marrė me mua, sidomos gjatė 8-vjeēares. Kurse nga prindėrit e babait kam arritur tė njoh vetėm gjyshen nė fėmijėrinė time tė hershme. Kam shumė dėshirė qė fėmijėt e mi tė jenė gjithashtu shumė tė afėrt me prindėrit e mi, sepse gjyshėrit japin njė “ėmbėlsi” e “butėsi” qė prindėrit nuk arrijnė ta japin nė ca momente gjatė adoleshencės.

    Po marrėdhėnia me vėllain si ėshtė?

    Flasim me BBM (BlackBerry Messenger) gjithė ditėn, por nuk shihemi shpesh. Deni vjen rrallė nė Paris, me gjithė lutjet e mia. Disa muaj mė parė, pėr t’u ēmallur, qėndruam sė bashku disa ditė nė Milano (aty, ai po kryen nė distancė njė MBA) dhe janė vėrtet momente tė privilegjuara, po ndonjėherė edhe zihemi (qesh).

    Adea, cilat janė ato kujtime gati tė kulluara tė fėmijėrisė, kur ndodhte qė prindėrit ju dėrgonin nė kopsht, kur ju merrnin prej andej… Ajo vajza me “ēelės nė qafė”, a ka vend nė fėmijėrinė tuaj?

    Rituali i vajtje-ardhjes nė kopsht dhe nė shkollėn 8-vjeēare kryhej nga gjyshi. Ai, nė atė kohė, duke u marrė me mua, “rinohej”. Madje, ai ngjante aq i ri, sa tė gjithė kujtonin se ishte babai im (qesh). Thuhet se kam qenė shumė e urtė dhe e qetė gjatė asaj kohe, megjithėse pėr kėtė mund tė pėrgjigjet mė mirė gjyshja. Duke jetuar njė pjesė tė madhe tė kohės me gjyshėrit, nuk jam rritur “me ēelės nė qafė”, siē tallej mamaja, kurse vėllai im po…

    Zakonisht vajzat kanė njė marrėdhėnie mė tė ngushtė me babanė. Sa e pėrqafoni ju kėtė pėrcaktim dhe si ka qenė ndėr vite raporti juaj me babanė?

    Unė kam dashuri dhe admirim shumė tė madh pėr babanė. Jam gjithnjė e impresionuar nga integriteti, inteligjenca dhe qetėsia e tij, qė unė nuk i arrij dot. Tė paktė besoj janė ata qė do t’i arrinin. Kemi debulesė pėr njėri-tjetrin, por mamaja ėshtė mė e pranishme nė jetėn e pėrditshme.

    Jeni njeri qė i shprehni ndjenjat? Ju ėshtė thyer ndonjėherė zemra nga ndonjė histori dashurie?

    Mendoj qė nė krahasim me vendet perėndimore, nė Europėn (Jug) Lindore e shprehim dashurinė pa pėrdorur fjalėt e mėdha “tė dua”, “I love you”, “je t’aime” nė ēdo moment tė ditės. Megjithatė, edhe pa ato “zbukurime”, ne e pėrjetojmė dashurinė tė plotė dhe tė pakushtėzuar. Ėshtė e njėjta gjė nė gjirin e familjes. Kam pasur shansin tė pėrjetoj dy histori tė rėndėsishme dashurie, tė ndryshme nga njėra-tjetra. Prindėrit e mi kanė qenė nė dijeni tė tyre dhe i kanė takuar personat nė fjalė. Kam pasur gjithashtu shansin tė jem e dashuruar dhe mė ėshtė thyer zemra. Thonė qė ėshtė mė mirė ta pėsosh i ri sesa i vjetėr. Mendoj gjithashtu qė dhimbja ėshtė njė pėrvojė njerėzore. Por, nė ēdo rast jam gati pėr tė (ri)krijuar e ndėrtuar pėrsėri njė histori dashurie, duke pasur parasysh mėsimet e sė kaluarės.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 15:20