BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pushteti i takave te larta

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pushteti i takave te larta

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/6/2011, 17:12

    Pushteti i takave te larta Images

    Nga viti 1869, kur nisėn tė mblidheshin nė kongresin e pėrvitshėm pėr tė mbrojtur tė drejtat e punėtorėve nė atdheun e revolucionit industrial, sindikatat britanike kanė marrė pjesė dhe kanė fituar shumė beteja: moshėn minimale pėr tė punuar nė njė fabrikė, orarin prej 8 orėsh, asistencėn mjekėsore, pagesėn e orėve shtesė, pushime tė siguruara, barazinė e rrogės pėr burrin dhe gruan. Tani duan tė fitojnė edhe njė tjetėr: betejėn pėr barazinė e kėpucėve. Domethėnė pėr tė nxjerrė jashtė pėrdorimit kėpucėt me taka nė vendin e punės. “Pėrse burrat veshin kėpucė tė rehatshme dhe tė sigurta kur shkojnė nė punė, ndėrsa gratė duhet tė qėndrojnė nė ekuilibėr mbi taka shumė tė larta, qė pėrveē tė tjerave mund tė shkaktojnė edhe shumė dėme shėndetėsore?”, thuhet nė njė mocion tė aprovuar unanimisht nga “Trade Union Congress”, Kongresi i Konfederatave Sindikale tė Mbretėrisė sė Bashkuar.

    “Takat e larta i japin shkėlqim dhe bukuri vajzave mbi pasarelat e modės ose nė Hollivud, por janė tėrėsisht tė papėrshtatshme nė ambientin e punės”. Ēėshtja pėrfundoi nė tė gjitha gazetat, duke shkaktuar protesta dhe polemika pa fund. Jo nga ana e burrave, por nga ajo e grave, pėr tė cilat takat e larta janė tė pėrshtatshme pėr ēdo situatė, si nė njė mbrėmje dhe pėr njė ditė pune. “Mė mirė heq dorė nga kompjuteri im se sa nga takat e larta”, deklaroi pėr shembull Karren Brady, drejtoresha e “Birmingham City Football Club”. “Jam e gjatė 1 metėr e 54 centimetra dhe kam nevojė pėr ēdo centimetėr tė takave pėr tė parė nė sy kolegėt e mi dhe pėr tė mos kaluar pa lėnė gjurmė nė Parlamentin Westminster”, deklaroi Nadine Dorries, deputete e Partisė Konservatore. “Nuk duam tė krijojmė njė polici pėr tė parė se si vishen njerėzit apo pėr tė parė se nė ēfarė madhėsie duhet tė jenė takat qė veshin njerėzit”, komentoi Carola Long, opinioniste e sė pėrditshmes “Indipendent”.

    “Pėr mė tepėr, nėse ky rregull hyn nė fuqi, duhet tė zbatohet edhe nga meshkujt. Ka disa prej tyre qė veshin kėpucė me pak taka”. Delegatet qė folėn nė favor tė kėtij rregulli deshėn tė argumentonin se takat e larta i provokojnė shumė dėme shėndetit. “Nuk ėshtė ēėshtje e rėndomtė”, ka thėnė Lorraine Jones, presidente e Organizatės sė Punėtorėve Britanikė. “Ato janė shkaku i 2 milionė ditėve tė humbura pune nė 12 muaj, qė i kushtojnė ekonomisė kombėtare 300 milionė sterlina nė vit”. Kėmbėt, gjunjėt apo kockat e legenit janė disa nga pjesėt e trupit qė paguajnė pasojat e njė pėrdorimi tė tejzgjatur tė takave tė larta, ka shpjeguar Jones, duke nėnvizuar se nė veēanti nė disa ambiente pune, si pėr shembull pėr shitėset dhe stjuardesat, takat e larta shpesh janė tė detyruara, tė konsideruara si pjesė e uniformės. Nė kėtė rast, nuk ka liri zgjedhjeje.

    Mocioni me siguri ka vetėm vlerėn e njė paralajmėrimi pėr kompanitė qė ta marrin nė konsideratė kėtė problem. Por nėse tė parat qė e kundėrshtojnė janė gratė, ėshtė vėshtirė qė tė zbatohet. “Takat e larta tė japin mė shumė autoritet nė vendin e punės”, pėrfundon opinionistja e “Indipendent”, duke harruar qė zgjasin edhe kėmbėt apo femrat e shkurtra. Mesa duket beteja e ortopedėve ėshtė e vėshtirė, sepse ata qė e bėjnė ligjin nuk janė mjekėt, por vetė femrat. Nėse do tė ishte e kundėrta, takat e larta do tė ishin zhdukur me kohė.

    Taka mė e pėrshtatshme pėr kėmbėt tona ėshtė 3-4 centimetra. “Kjo lartėsi ndihmon qė pesha e trupit tė mos peshojė vetėm nė njė vend, por tė shpėrndahet mes shputės dhe thembrės. Takat e larta dhe shumė tė holla e shtyjnė kėmbėn pėrpara dhe e gjithė pesha bie mbi shputė, duke u shkaktuar dėme tė mėdha muskujve tė kėmbės dhe shpinės. Pėr shkak tė takave tė larta, edhe ecja ėshtė mė e ēekuilibruar, sepse pas ēdo hapi trupi sforcohet pėr tė gjetur stabilitet nė njė pozicion qė nuk ėshtė natyror”. Dhembja e shpinės, qė mund tė shfaqet kur mbahen takat e larta, i detyrohet faktit qė trupi duhet tė pėrshtatet me njė ekuilibėr tė ri. Nėse kjo dhembje zhduket pas disa orėsh, nuk ėshtė ndonjė sinjal alarmi. Gjithsesi, takat e larta mund tė shkaktojnė probleme edhe nė shtyllėn kurrizore. Kjo lloj kėpuce duhet tė vishet vetėm me raste tė veēanta dhe pėr disa orė, duke mos e bėrė njė zakon tė pėrhershėm. Edhe balerinėt me kėpucėt e tyre tė sheshta nuk duhet t’i pėrdorin pėr njė periudhė tė gjatė, apo tė ecin me to gjatė gjithė ditės, sepse lodhin thembrat dhe mund tė shkaktojnė ėnjtjen e kėmbėve. Kėpucėt e larta nuk e lejojnė kėmbėn tė eci nė mėnyrė natyrore.

    Shpesh tė gjitha vajzat janė tė prira tė veshin kėpucėt e gabuara: me kėpucė tė mira e tė rehatshme shmangen kallot dhe pėr mė tepėr kėmbėt janė tė mbrojtura nga gėrvishtjet dhe incidentet e vogla qė ndodhin gjatė ditės. “Tė ecėsh zbathur mbi rėrė, apo mbi gurė tė vegjėl ėshtė njė ushtrim i mirė, sepse vihen nė lėvizje tė gjithė muskujt e kėmbėve”, thekson njė mjek ortoped. Veshja e kėpucėve me taka tė larta sjell probleme dhe komplikime tė ndryshme. Ndaj specialistėt kėshillojnė se edhe kėpucėt e sheshta nuk janė tė kėshillueshme pėr t’u veshur. Kėpucėt me taka normale ortopedike janė shumė tė mira pėr kėmbėt, nė kėtė mėnyrė kryhet normalisht qarkullimi i gjakut. Veshja e takave tė larta mund tė sjellė probleme me gjunjėt dhe me shpinėn.

    Shumė femra pranojnė se takat e larta i lodhin shumė, por ato e tolerojnė kėtė pėr t’u dukur mė tė gjata, moderne dhe me stil. Sipas njė studimi, 37 pėr qind e femrave tregojnė se do tė vazhdojnė tė veshin taka tė larta, edhe pse nuk ndihen aspak rehat me to. Edhe pse shkaktojnė kaq shumė dėme, stilistėt vazhdojnė t’i propozojnė kėto modele, sepse me to veshjet duken mė tėrheqėse dhe femra duket mė elegante. Sot takat gjithmonė e mė tė larta janė tė gjindshme nė gardėrobėn e ēdo femre. Edhe pse ėshtė vėshtirė tė ecėsh me to, nuk ka artiste qė nuk ka provuar ndonjėherė modelet e fundit qė ofrohen nga Christian Louboutin ose YSL. Nė botėn e shoubizit, kėngėtaret dhe artistet pėrpiqen tė zgjedhin njė model tė ndryshėm, tė veēantė dhe tė limituar, pėr tė mos pasur tė njėjtin fat me koleget e tyre. Megjithatė, sfida e takave shumė tė larta vazhdon.

    Femrat preferojnė gjatėsinė 12 centimetra e lart (kur arrin kjo lartėsi ėshtė e kėshillueshme tė vishen sandale ortopedike, me tė cilat mban lehtėsisht ekuilibrin). Nga ana tjetėr, nuk ka mashkull mbi kėtė tokė tė mos pranojė se femrat qė veshin taka tė larta iu duken me tė vėrtetė shumė seksi. Ikub

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:17