BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rozana Radi feston 32-vjetorin!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    10072011

    Buzqeshje Rozana Radi feston 32-vjetorin!!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Rozana Radi ka festuar 32-vjetorin. Po, po, mos u ēudisni fare, Roz Radi mbushi 32 vjeē tė mėrkurėn qė lamė pas.. E, sigurisht qė njė ditė si kjo nuk mund tė kalonte pa njė festė. Pavarėsisht numrit tė vogėl tė tė ftuarve e ambientit tejet privat, ajo ishte njė festė, e ēfarė feste madje… Tė ftuarit kishin zėnė vend dhe prisnin me padurim yllin e mbrėmjes, kush duke bėrė muhabet e kush duke folur nė telefon, tė gjithė tanimė, si nė festat e ditėlindjeve tė fėmijėrisė, mbanin nė duart dhuratat, teksa i tregonin ndėrkohė njėri-tjetrit pėr zgjedhjen qė kishin bėrė. Pas disa minutash tė gjata pritjeje, Rozi u duk nė derėn e “Flares”, qė tanimė ishte aq pak i mbushur. Flokėt kėtė herė i kish bėrė me dredha, e si fustan kishte zgjedhur njė tė “Cavalli”-t, nė ngjyrė tė verdhė. Kish vėnė nė bel dhe njė rrip a diēka tė tillė, pak kush e kuptoi se ēfarė ishte, fundja e rėndėsishme ėshtė qė u pėlqye. Njė detaj tjetėr qė na tėrhoqi jo pak ishte edhe kombinimi qė i kishte bėri Rozi reēipetave me ngjyrėn e kėpucėve…Po t’i lėmė pas tani detajet dhe tė rikthehemi tek hyrja e saj nė club. Me tė hyrė vrapoi drejt nipit dhe mbesės, apo motrės dhe vėllait, siē ėshtė mėsuar ajo t’i thėrrasė tanimė. Pasi u takua me ta dhe me familjarėt e tjerė, iu drejtua mė pas miqve. Nicolėn nuk e hiqte nga dora, jo vetėm teksa takonte miqtė, por nuk e hoqi pėrgjatė gjithė natės… Pasi shkrepi dhe fotot rutinė me tė ftuarit, Rozi i dha start ahengut. Deri sa ajo mori mikrofonin nė dorė po dėgjonim muzikė tė huaj, por pllaka u kthye shpejt. I falenderoi tė gjithė tė ftuarit pėr prezencėn, madje ndaloi edhe nė emra tė pėrveēėm, por njeriu tė cilit i dedikoi mė shumė kohė, ishte tezja, mamaja e Polit tė BB, e cila sipas Rozi ka marrė kėtė rol edhe nė jetėn e saj qė pas humbjes sė nėnės. “Jam shumė e lumtur sot, ju jeni familja ime, jeni njerėzit qė mė sė shumti dua, qė mė keni qėndruar pranė sa herė kam pasur nevojė. Ju falenderoj pa masė, mė keni lumturuar shumė sot”, tha Rozi dhe ftoi mė pas nė skenė Marjola Kaēanin. Pėr ēudinė e tė gjithėve ne, Marjola e kishte ditėlindjen njė ditė pas Rozit dhe kur akrepat ndaluan nė orėn 00:00, tė gjithė iu afruan pėr ta uruar. Pas Marjolės, e cila qe e para qė e ndezi atmosferėn, ndaluan nė skenė Valbona Mema, Erion Korini e Silva Gunbardhi, tė cilėt i dedikuan njė urim special Rozit dhe Marjolės, por ai qė na bėri mė shumė pėrshtypje ishte urimi qė Erioni i pėrcolli kėngėtares Radi. “Tė uroj jetė tė gjatė, sepse pėrmes teje veē artistes shumė tė talentuar, arrita tė njoh edhe konceptin e miqėsisė”, – tha Erioni ndėrsa vijoi pastaj pėrshėndetjen me disa kėngė tė repertorit tė tij. Njė nga surprizat e mbrėmjes ishte edhe njė djalė korēar, i cili me kitarėn e tij na futi nė botėn e atyre serenatave tė mrekullueshme korēare. Sakaq, kėngėtarja Maja e ndezi jo pak atmosferėn. Fjolla Morina nga Kosova gjithashtu performoi mbi skenėn e improvizuar tė “Flares”. Vipat.info


    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 17/5/2024, 12:14