BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tiramisu gote me qershi!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tiramisu gote me qershi!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/7/2011, 10:48

    Tiramisu gote me qershi!! Images

    Nevojiten (pėr 4 persona):

    * 500 g qershi
    * 60 g ēokollatė pėr gatim
    * 4 vezė
    * 200 g sheqer
    * 120 g miell
    * 30 g kakao pluhur
    * 2 tė bardhė tė vezėve
    * 200 g djathė krem
    * kripė.

    Pėrgatitja:

    1. Brumi: Copėtohet ēokollata dhe shkrihet nė avull. Tunden vezėt me 80 gr sheqer, bėhet njė shkumė ngjyrė ēelur. Me pas, kėsaj shkume i shtojme miell, 20 gr kakao pluhur, ēokollate e shkrirė dhe fare pak kripė. Kjo masė e pėrzier mirė derdhet nė enė dhe piqet rreth 20 minuta nė temperaturė prej 180°C.

    2. Qershitė pastrohen, u hiqen bėrthamat dhe zihen 20 minuta me 100 g sheqer, me kanellė dhe me 2-3 lugė ujė. Lihen pėr t'u ftohur.

    3. Miksohen tė bardhėt e vezėve me pjesėn tjetėr tė sheqerit dhe pėrzihen me djathė. Merren 4 gota nė formė kubeje. Nga brumi i pjekur priten 12 disqe me perimetėr tė gotave dhe nė fund tė secilės gotė vihet nga njė disk. Sperkaten me gjysmėn e sasisė sė shurupit, nė tė cilin janė zier qershitė, si dhe renditet nga njė shtresė e qershive tė ziera.

    Pastaj, vihen edhe nga njė disk, edhe kėta sperkaten me shurup. Mbi tė hidhet njė shtresė e kremit tė djathit, pastaj vendoset edhe disku i tretė, mbi tė hidhet pluhur kakao dhe dekorohen me djathin krem dhe me qershitė e ziera.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 05:54