BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Organizmi, ja se si funksionon

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Organizmi, ja se si funksionon

    Mesazh nga Albatros 16/7/2011, 14:54

    Hormonet dhe neurotransmetuesit drejtojnė trupin dhe emocionet. Nė orė tė ndryshme tė ditė-natės organizmi vepron nė mėnyra tė ndryshme. Ja se si duhet tė sillemi pėr njė jetė tė shėndetshme

    Gjumi dhe zgjimi, por edhe drita dhe errėsira, gjithēka qė ndodh nė organizmin tonė brenda njė dite regjistrohet nė njė rrjet kompleks reaksionesh biokimike, hormonale dhe neurologjike. Kėshtu, orė tė ndryshme tė ditės korrespondojnė me gjendje tė ndryshme shpirtėrore dhe sėmundje tė ndryshme. Hormoni i testosteronit ėshtė i lartė nė mėngjes dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve kjo ėshtė ora e dashurisė, por edhe ora e infarktit dhe iktusit. Ka njė kohė pėr gjithēka, thonė shkencėtarėt qė tregojnė edhe pėr stilin e jetesės qė duhet tė ndjekim pėr parandalimet e sėmundjeve tė ndryshme. Le tė marrim sėmundjet kardiovaskulare: ėshtė fakt qė infarkti nė mėngjes e dėmton mė shumė zemrėn. Nėse ataku kardiak manifestohet mes orės 06.00 tė mėngjesit dhe mesditės, dėmi pėr miokardin ėshtė rreth 20 pėr qind mė i madh, nė krahasim me atė qė vėrehet pas njė ishemie qė ndodh pasdite apo nė mbrėmje.

    Ky studim i bėrė nga Qendra Kombėtare e Sėmundjeve Kardiovaskulare nė Madrid ėshtė i pari qė tregon qartė se si zemra ka njė farė tolerance ndaj ishemisė nė bazė tė ritmeve gjatė 24 orėve. Jo vetėm kaq: nga studimi del se njė infarkt posterior duket mė i rėndė nė krahasim me atė tė lokalizuar nė pjesė tė ndryshme tė zemrės. “Kėto studime kanė rėndėsi shumė tė madhe nė lidhje me trajtimin, sepse infarkti i mėngjesit duhet pėrballuar nė mėnyrė mė agresive pėr tė marrė rezultate mė tė mira”, komenton Ibanez. Pėrveēse janė mė tė shpeshtė nė orėt e para tė ditės, episodet akute ndaj aparatit kardiovaskular janė edhe mė tė frikshme kur shfaqen para mesditės.

    “Ky studim konfirmon se aparati kardiovaskular mund tė pėsojė gjatė natės disa variacione nė gjendje pėr t’u predispozuar mė lehtė ndaj infarktit nė orėt e para tė ditės, si pėr shembull njė tendencė mė e madhe ndaj agregimit tė pllakėzave tė gjakut dhe koagulimit apo modifikimeve hormonale qė ndikojnė te qarkullimi”, shpjegon mjeku Paolo Belloti. “Kėshilla ėshtė sigurisht tė shkosh sa mė shpejt nė spital pėr tė marrė rezultate mė tė mira nga kurat qė synojnė tė rikthejnė gjakun nė zemėr, duke pėrmirėsuar kėshtu prognozėn e sulmit kardiak”. Ajo qė konfirmon teorinė e studiuesve spanjollė ėshtė njė studim i publikuar nė revistėn “Neurology”, qė dizajnon njė situatė tė ngjashme edhe pėr iktusin cerebral. Sipas studimit, pak a shumė 14 pėr qind e rasteve tė iktusit ndodhin gjatė gjumit dhe janė tė shumtė njerėzit qė zgjohen nė mėngjes dhe gjejnė tė paralizuar ndonjė pjesė tė trupit. Ia vlen tė kujtosh se edhe ata qė vuajnė nga depresioni priren tė kenė mė shumė probleme pas zgjimit nga gjumi. Bėhet e vėshtirė tė pėrballosh ditėn, pastaj pėr fat situata pėrmirėsohet. “Dikur mendohej e kundėrta, ndėrsa sot e dimė qė me daljen e diellit situata mund tė pėrmirėsohet, sepse dielli ndikon te format e humorit dhe shpesh mund tė adaptohet si kurė pėr disa forma depresioni”, nėnvizojnė mjekėt. “Zakonisht rastet mė tė rėnda tė depresionit lidhen me dimrin dhe mungesėn e dritės sė diellit, ndėrsa pėrmirėsimi i situatės vjen pas zgjatjes sė ditės dhe pranisė sė diellit”. Nė fund ėshtė njė kategori njerėzish qė pikėrisht nė mėngjes vuan shumė nga simptomat e sėmundjeve qė mund tė kenė. Fjala ėshtė kėtu pėr reumatikėt, dhe nė pėrgjithėsi ata qė vuajnė nga patologji tė lidhura me inflamacionin si artriti remumatoid, qė pikėrisht nė mėngjes priren tė zgjohen me mė shumė dhimbje. Motivi? Zakonisht natėn ndodh njė lloj “Check up” i sistemit imunitar qė punon maksimalisht. “Ekziston njė orė e vėrtetė biologjike qė rregullohet mbi tė gjitha nga melatonina, nė gjendje tė stimulojė edhe prodhimin e substancave qė favorizojnė inflamacionin. Melatonina ka njė kulm tė saj rreth orės 03.00, mė pas nis tė bjerė, ndėrkohė qė rritet niveli i kortizolit.

    Gjatė natės aktivizohet edhe njė molekulė tjetėr: acetilkolina, qė redukton ritmin e rrahjeve tė zemrės dhe presionin arterial, si dhe ngushton mushkėritė. Pėr kėtė arsye krizat e astmės janė mė tė shpeshta nė orėt e natės. Ky moment ėshtė i keq edhe pėr ata qė vuajnė nga djegiet e stomakut, dhembjet e tė cilave ndihen shumė, pėr shkak tė maksimumit tė prodhimit tė lėngjeve gastrite. Funksionimi tretės i stomakut reduktohet dhe tretja ėshtė mė e ngadaltė. Edhe veshka prodhon mė pak urinė, por kjo sasi ėshtė shumė mė e koncentruar. Gjatė 24 orėve, funksionimi i trupit tonė ndryshon, ulen apo shtohen nė varėsi tė ritmeve dhe orareve tė mirėpėrcaktuara. Duke pasur parasysh kėto lėvizje, ėshtė thelbėsore jo vetėm tė kuptuarit mė mirė i fiziologjisė sonė, apo pėrmirėsimi i aktivitetit tė pėrditshėm, por edhe pėrmirėsimi i diagnostikimit dhe pėrcaktimi i terapive.

    Qė kėtej lindin disiplina tė reja si kronofarmakologjia, qė synon gjetjen e njė ekuilibri tė drejtė mes kohėve tė sėmundjes, atyre tė ilaēeve dhe kohės qė i duhet organizmit pėr ta tretur e konsumuar mjekimin, si dhe shmangia e efekteve anėsore. Njė rezultat i rėndėsishėm nė kuadrin e kronofarmakologjisė ėshtė arritur nga njė ekip mjekėsh gjermanė, pėr sa i pėrket trajtimit tė artritit reumatik me njė ilaē kortizonik tė dozuar nė kohė, qė pihet nė orėn 22.00, por qė nis tė japė efekt dhe tė thithet nga organizmi nė orėn 03.00 tė natės.

    Kėto lloj ilaēesh janė dhėnė gjithmonė nė mėngjes, duke qenė se ajo orė ėshtė edhe piku i hormoneve tė kortizolit. Sot, pas kėrkimeve shkencore, kemi zbuluar se pacientėt me kėtė lloj patologjie nuk e kanė pikun e kėtij hormoni nė mėngjes, por nė orėn 03.00 tė natės. Pėrfundimi i studimit nėnvizon qartė njė fakt: njohja dhe administrimi i funksionimit tė brendshėm, sipas orėve tė trupit tonė, ndihmon jashtėzakonisht nė njė jetesė tė shėndetshme, por edhe nė njė kurim tė efektshėm tė sėmundjeve.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:27