U zbulua ne 1901 nga disa peshkatare ne ujerat prane Antikitheras ne ishullin e izoluar te detit Jon ne Greqi. Dukej si nje bllok i ndryshkur, por ne fakt kishte nje rendesi te madhe dhe me vone do te zbulohej se objekti ishte llogaritesi me i vjeter ne Bote.
Sipas eksperteve mekanizmi i Antikythera ishte ndertuar per te bere llogaritje astronomike, si levizja e Diellit dhe e Henes ne zodiakun e planeteve dhe percaktimin e eklipseve.
Mekanizmi, i perbere nga 30 ingranazhe bronxi, mendohet te jete ndertuar 150 vjet para lindjes se Krishtit.
Arkeologet thone se eshte nje kryeveper e inxhinierise, duke marre parasysh teknologjine antike.
Nderkohe shkencetari Michael Wright, ka ndertuar nje model njesoj si antiku dhe madje e ka vene ate ne funksion.
Dhe me e cuditshmja eshte se kjo kopje funksionon njesoj si origjinali. Madje ne nje video ne youtube, inxhinieri shpjegon funksionin e kompjuterit te Antikythera.