BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rinisin kerkimet ne terren per Bleonen

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    17072011

    Buzqeshje Rinisin kerkimet ne terren per Bleonen

    Mesazh nga Albatros

    Rinisin kerkimet ne terren per Bleonen 1310724794-bleona_rinis-ceshtia

    Ēėshtja “Bleona” ėshtė rikthyer pas njė heshtjeje disamujore, kur shumėkush ka menduar se tashmė ishte arkivuar. Njė ekip nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda si dhe Policia e Shtetit kanė inspektuar tė enjten me njė helikopter njė pjesė tė zonės sė Zapodit dhe tė Dragashit, duke e krehur edhe njė herė dhe ndoshta pėr herė tė fundit. Drejtues tė lartė tė Policisė sė Qarkut tė Kukėsit thanė pėr “Shqip” se, do tė inspektohet njė pjesė e territorit nė kufirin e Kosovės, nė afėrsi tė Dragashit, pa sqaruar se ndoshta do tė mbyllej edhe njė nga pistat mė tragjike tė menduara pėr Bleonėn, vdekja e saj nė kufi. 
Rikthimi i ēėshtjes
Rikthimi nė kėrkimin e Bleonės nė zonėn e Zapodit me anė tė njė helikopteri ndodh pas njė udhėtimi nė fshat tė ekspertėve tė Krimeve tė Rėnda.

    Kjo pohohet nga gjyshi i Bleonės, Zeneli, pėr tė cilin hetimet nuk u morėn sa duhet me njerėzit e implikuar nė humbjen e vogėlushes, qė janė vajzat baresha dhe ndonjė tjetėr si i dyshuar. “Unė e kam thėnė dhe i qėndroj mendimit se hetimet duhet tė pėrqendrohen te rrethi i asaj dite. Por nuk ka asnjė rezultat prej shumė kohėsh”, - tha Zeneli, duke shprehur dyshimet e tij te bareshat apo edhe deri te njerėzit e familjes. Ai nuk pėrmend emra, por lė tė kuptohet se fajtorėt janė tė frikėsuar pėr tė treguar tė vėrtetėn dhe se sipas tij, Bleona duhet tė jetė gjallė, por nuk dihet se ku. 


    Zona e minuar
Duke pėrshkruar zonėn e kufirit dhe distancat e Zapodit, njė prej familjarėve i ka thėnė policisė se nuk pėrjashtohet mundėsia qė vajza e vogėl tė ketė rėnė nė zonė tė minuar. Por, fakti qė kjo zonė ėshtė pastruar prej disa vitesh, e hedh poshtė kėtė hipotezė. Edhe gjyshi i Bleonės, Zeneli mendon se rajoni ishte pastruar nga minat, madje Shqipėria ėshtė deklaruar prej mė shumė se njė viti e gjysmė se ėshtė pastruar. Pėrveē kėtij fakti, Zeneli kujtoi faktin tjetėr qė Bleona kishte humbur nė pjesėn perėndimore tė fshatit, ndėrsa kufiri ndodhet nė lindje.

    “Gjatė rrugės pėr nė kufi, Bleona mė mirė do tė hynte nė shtėpi pasi rruga kalon nga shtėpia dhe nuk kishte pse tė shkonte drejt kufirit”, tha ai. Kėto hamendėsime, sipas tij, nuk janė shumė logjike. Por megjithatė kėrkimi ka nisur nė bashkėpunim me Policinė e Kosovės, e cila edhe njė vit mė parė ka qenė e gatshme tė ofrojė ndihmė nė logjistikė dhe nė njerėz pėr kėrkimin e Bleonės. Kėrkimet janė pėrqendruar nė anėn lindore nė brendėsi tė kufirit tė Kosovės nė afėrsi tė Dragashit, por deri dje nė orėt e pasdites nuk kanė pasur asnjė rezultat.

    Pistat e para

    Duke qenė se vogėlushja Bleona Mata humbi pasdite nė kullotė ku ishte me pesė vajza tė rritura, mes tė cilave dhe halla e saj, pista e parė ishte humbja aksidentale nė mal. Kėrkimet u pėrqendruan nė zonėn e Bjeshkės sė Zapodit deri nė Koritnik tė Pikėllimės e deri nė territoret e Kosovės. Protagonistet e ngjarjes, vajzat e rritura, dhanė versionin se vogėlushja mund tė ishte zhdukur nė mal, ku mund tė jetė dėmtuar nga egėrsirat apo mund tė ketė rėnė nė humnerė. Pėr gati dy muaj kėrkime rezultoi njė pistė pa rezultat, ndėrsa u kritikua nga familjarėt dhe nga banorėt qė nė nisje tė saj.

    Ēėshtja “Bleona” u mor nė hetim nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, tė cilat mė pas i shtrinė hetimet nė pistat tjera, pėrkatėsisht atė tė rrėmbimit pėr qėllim trafikimi apo pėr qėllime tė panjohura. Pėr pistėn e rrėmbimit u pyetėn dhjetėra persona. Nė pistėn e rrėmbimit nuk u kursyen nga dyshimet edhe vetė pjesėtarėt e familjes Mata, nė mėnyrė tė veēantė prindėrit, tė cilėt mė pas u divorcuan.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 02:14