BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arsyet pse duhet te jemi optimiste!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    17072011

    Buzqeshje Arsyet pse duhet te jemi optimiste!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Tė menduarit pozitivisht na bėn mirė pėr depresionin, zemrėn, gripin dhe infeksionet. Por, mbi tė gjitha, na e bėn jetėn mė tė shėndetshme dhe mė tė bukur. Tė jesh optimistė tė ndihmon nė jetė, jo vetėm nė periudha tė caktuara. Studimet kanė treguar se optimizmi ėshtė njė mbėshtetje qė na shoqėron pėrgjatė gjithė viteve qė jetojmė e nėse dimė ta pėrdorim ashtu si duhet mund tė nxjerrim prej tij shumė tė mira. Pėr fat tė keq, optimizmi nuk mund tė blihet, por mund tė mėsohet me kalimin e viteve duke fituar mė shumė besim te vetja, bota qė na rrethon dhe jeta qė bėjmė. Optimizmi ėshtė njė armė qė nuk duhet nėnvlerėsuar, na ndihmon tė mbajmė lart moralin edhe kur gjėrat nuk na shkojnė ashtu si duam nė jetė. Nė fund ėshtė ai qė na ndihmon t’i kalojmė mė lehtėsisht momentet e vėshtira, duke parė me besim drejt sė ardhmes. Pra lind pyetja: Si ndikon nė jetėn tonė fakti i tė qenėt optimistė qė nga adoleshenca?

    Nga studimi i bėrė doli pėrfundimi se vajzat janė mė pak optimiste se djemtė dhe njerėzit optimistė kanė njė shėndet mė tė mirė nė krahasim me bashkėmoshatarėt e tyre pesimistė. Pėr mė tepėr thuhet se fati ndihmon mė shumė optimistėt dhe guximtarėt, ndaj ia vlen qė ta nisėsh ditėn e ta jetosh jetėn gjithmonė me optimizėm. Prej kohėsh dihet se optimizmi ėshtė i mirė pėr shėndetin, ndėrsa studimet e fundit tregojnė se numri i vdekjeve te njerėzit qė mendojnė pozitivisht ėshtė 30 pėr qind mė i ulėt. Ishte vėnė re se njerėzit me gjendje tė mirė shpirtėrore ishin mė pak tė prirur pėr t’u sėmurur dhe arrinin tė jetonin deri nė 12 vjet mė shumė se pesimistėt.

    Nė fakt, njė tjetėr studim i realizuar nė vendet skandinave, tregon se njerėzit tė cilėt mundohen ēdo ditė qė nė mėnyrė tė vetėdijshme tė mendojnė pozitivisht, bėhen gjithnjė e mė tė disponuar, por edhe mė tė shėndetshėm. Duke zgjedhur mendimet e bukura dhe pozitive, njerėzit mund tė mėsojnė tė bėhen optimistė.

    Njė numėr i madh studiuesish sugjerojnė se tė qenėt pozitivė e optimistė ėshtė njė nxitje shumė e madhe pėr sistemin imunitar dhe kėto gjendje shpirtėrore luftojnė infeksionin. Njė studim i Universitetit tė Pitsburgut ka dalė nė pėrfundimin se pozitiviteti qė karakterizohet nga tė qenėt i lumtur, i gjallė dhe i qetė, lidhet edhe me rezistencėn ndaj gjendjeve gripale.

    Gratė qė janė tė lumtura dhe optimiste mund tė kenė njė rrezik mė tė ulėt se gratė e tjera pėr sa i pėrket zhvillimit tė kancerit tė gjirit.
    Kėrkimet

    Sipas njė studimi, rrezik pėr kancerin e gjirit janė edhe humbjet e mėdha qė pėsojmė nė jetė dhe hidhėrimet. Marrėdhėnia mes gjendjes sė mirė shėndetėsore dhe asaj shpirtėrore ėshtė shumė mė e ngushtė nga sa mendojmė.

    Disa kėrkues tė Universitetit tė Shėndetit Mendor nė Holandė monitoruan 464 burra pėr 20 vjet me radhė. Gjatė kėsaj kohe, 44% e tyre kishin shenja depresioni. Ata qė nuk kishin shfaqur shenja tė tilla, ishin pikėrisht ata qė shquheshin pėr karakterin e tyre gazmor dhe optimist. Njė tjetėr studim nė lidhje me rolin qė luan gjendja e mirė shpirtėrore te shėndeti nxori nė pah edhe lidhjen e dėshpėrimit me vdekshmėrinė. Ndjenjat pozitive, ato tė kėnaqėsisė, tė shpresės, optimizmit, sensit tė humorit janė tė gjitha pro jetėgjatėsisė. Presioni i ulėt e i lartė varet shumė nga gjendja shpirtėrore. Njė studim i Universitetit tė Helsinkit, i kryer tek adoleshentėt, doli nė pėrfundimin se pesimistėt kishin njė tension mė tė lartė tė gjakut nė mėngjes dhe nė mbrėmje, ndryshe nga optimistėt, qė ishin shumė mė tė ekuilibruar.

    Te tė gjithė njerėzit, por veēanėrisht tek adoleshentėt, gjendja emocionale luan njė rol shumė tė rėndėsishėm dhe optimizmi ėshtė njė faktor kyē pėr mirėqenien e shėndetin e tyre. Mendjet pozitive kanė njė risk 55% mė tė ulėt se tė tjerėt nė rastin e vdekjeve nga sėmundjet e zemrės. Ndėrkohė, ka mbetur ende njė pyetje pa pėrgjigje, ajo se si ndikon optimizmi nė sėmundjet kardiovaskulare, por kjo nuk ka shumė rėndėsi kur thelbi ėshtė se njė zemėr e gėzuar ėshtė edhe njė zemėr e shėndetshme njėherazi. Optimizmi ėshtė edhe njė aleat i rėndėsishėm i yni pėr sa i pėrket dhembjes. Ata qė janė mirė me humor, thonė se pėrjetojnė mė pak dhembje se tė tjerėt. Studimet e mėtejshme do tė bazohen te mėnyra se si faktorėt psiko-socialė mund tė ndikojnė te mjekimet e dhimbjes.

    “Qesh dhe bota do tė ta kthejė buzėqeshjen”. Kjo nuk ėshtė vetėm njė fjalė e urtė, por edhe njė e vėrtetė e madhe, pasi, sipas studimeve tė ndryshme, njerėzit qė janė me humor jetojnė mė gjatė se ata qė e shohin gjysmėn e gotės tė zbrazėt.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 03:31