BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Zbulimi” i vitit 2009 - Shqipėria!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje “Zbulimi” i vitit 2009 - Shqipėria!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/5/2009, 11:13

    “Zbulimi” i vitit 2009 - Shqipėria! Shqiperia,_28_prill-490x320

    Me plazhe tė zbrazėta dhe ēmime pėr tė cilat mund tė bini dakord, bregu i Adriatikut mund tė jetė destinacioni i fundit pėr udhėtim, shkruan, Matt Carroll.

    Nėse e vėreni se keni mall pėr civilizime (tė lashta apo moderne) mund t’i gjeni vetėm disa orė larg nė Sarandė. Kur dielli perėndon mund tė shihni dritat e ishullit grek Korfuz, qė ndritin mėtanė detit sikur xixėllonja nė largėsi.

    Disa ditė pasi qė u tėrhoqa nga Drymade, u ula duke shijuar shkumėn e kapuēinos pėrderisa peshkatarėt vinin rrotull nė portin e vogėl duke i ankoruar varkat e tyre plot me peshk tė freskėt. Mund tė kaloja tėrė ditėn i lumtur aty, duke e parė botėn nė lėvizje, por kjo ishte vetėm njė pauzė gjatė rrugės sime pėr nė Butrint.

    Rrėnojat e kėtij qyteti pėrbėjnė indeksin arkitektonik tė historisė sė lashtė, sė bashku me atė greke, romake dhe veneciane tė gjitha mbeten tė pėrmbledhura nė kėtė ishull tė imėt.

    I vendosur gjysmė ore me veturė larg nė jug tė Sarandės, nė fund tė lagunės sė mrekullueshme tė kaltėr, ishte njėri prej porteve mė tė pasura pėr mijėra vjet ndėrsa tani gjendet nėn mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė UNESCO.

    Pasi ka njė nivel tė shtruar ku gjatė ecjes nėpėr trotuar mund tė ecni nėn hijen e pemėve deri sa tė arrini nė majėn mė tė lart tė ishullit. Rruga tė dėrgon nė tė kaluar, nė njė banjo romake dhe kishe baptiste, para se tė kujtoni mrekullitė shekullore tė kėshtjellave venedikase. Nė shekullin XV duket se kjo ishte nj vend ku shumė njerėz e kishin vizituar; pasi qė aty ėshtė syri i detit qė duket aq bukur nga aty.

    Megjithatė, Shqipėria nuk ėshtė vetėm plot rrėnoja tė vjetra, plazhe kryesore dhe baraka. Duke u kthyer prapė nė veri, pėrmes Tiranės i kalova disa ditė tė mrekullueshme nė njė butik-hotel tė quajtur Rapo nė fshatin Himarė.

    Sidoqoftė, kjo ishte vetėm njė shikim i shpejtė qė e mora nga e ardhmja potenciale e Shqipėrisė- njė me WI-Fi, pėr njė vend me pemė luksoze dhe kėrvate deti dhe pishinave tė ndryshme me ujė. Tė gjitha janė tė bukura. Zbuluesit e kėtyre vendeve duhet t’i kruajnė duart e tyre, por tani, ka ardhur koha qė tė vizitoni kėtė vend....
    (The Guardian)

      Ora ėshtė 6/5/2024, 21:53