BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Greqia tjeter

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Greqia tjeter

    Mesazh nga Albatros 22/7/2011, 20:28

    Greqia tjeter  1311324146-konfuzi

    Nė filmin “Mediterraneo” tė Gabriele Salvatores flitet pėr njė grup ushtarėsh italianė tė zbritur nė njė ishull grek, tė cilėt ishin aq larg pjesės tjetėr tė botės sa e harruan luftėn. Ngjarjet zhvillohen gjatė Luftės sė II-tė Botėrore, por edhe sot, kėto vende mishėrojnė ndjenjėn e arratisjes nga bota, ndjesi e cila i jep jetė ēdo udhėtimi. Ishujt e Greqisė kanė njė atmosferė mitike, tė mbushura me shtėpi tė vogla lyer me gėlqere, me njerėz krenarė dhe shumė mikėpritės, me verė tė ėmbėl dhe kafe tė fortė.

    Ne do ndalemi nė njėrin prej ishujve mė domethėnės tė turizmit grek. Korfuzi, ishulli mė i madh e mė i populluar i bregdetit tė Jonit.

    Korfuzi

    Sipas Homerit, Odiseja do tė arrinte nė Korfuz me not pėr ndalesėn e fundit, para se tė kthehej nė Itakėn e tij. Vargjet qė pėrshkruajnė bukurinė e ishullit janė ndėr mė idiliket e gjithė veprės Homerike.

    Ishulli ka ndryshuar shumė qė nga koha e Homerit, por magjinė e tij e ka trashėguar deri nė kohėt moderne. Mė i madhi ndėr 7 ishujt jonian, Korfuzi (600 km2) ruan me fanatizėm gjurmėt e historisė sė tij.

    Qyteti kryesor i ishullit mban tė njėjtin emėr, ndėrkohė qė i gjithė ishulli ėshtė i pėrbėrė nga fshatra tė vegjėl stolisur me shtėpi tė lyera me gėlqere tė bardhė.

    Kerkyra, siē quhet nė gjuhėn greke, ėshtė i pasur me kisha bizantine, fortesa veneciane dhe njė jetė nate tė gjallė.

    Por, vija bregdetare prej 216 km ėshtė padyshim qėllimi kryesor i vizitės tuaj nė Korfuz.

    Vizita nė qytetin e Korufzit:

    Qyteti i Korufiz ėshtė njė mish-mash i bukur ndėrtesash tė lėna si kujtim nga okupatorėt qė ishulli ka patur ndėr shekuj. Ata kanė influencuar padyshim nė kulturė dhe arkitekturė, duke i dhėnė ishullit nė frymė shumė evropiane, gjė qė e dallon nga pjesa tjetėr e ishujve. Venedikasit, veē fortesave dhe kėshtjellave, kanė lėnė pjesėn e qytetit tė vjetėr me shtėpi ngjyrė rozė e tė vėrdhė, me sheshe tė vegjėl qė kapėrcehen fluturimthi nė kėmbė. Francezėt kanė lėnė njė arkadė elegante kafesh tė vogla tė quajtura Liston, tė cilat ende sot janė pikėtakimi mė tėrheqės i turstėve. Nėse doni tė njiheni me anėn mė kozmopolite tė qytetit ju kėshillojmė sheshin Spianada, i cili ka dyndjen mė tė madhe tė turistėve dhe baret mė tė bukura nė qytet.

    Plazhet mė tė mira nė Korfuz:

    Tė gjithė plazhet e ishullit janė padyshim jashtė qytetit. Mes dhjetra pikave ku mund tė ndaloni, ne ju kėshillojmė disa prej vendeve qė kanė marrė vlerėsimet maksimale nga pushuesit.

    Paleokastritsa – nė ēdo guidė pėr Korfuzin kėshillohet vizita nė lokalitetin e Paleokastritsas, mė i famshmi nė tė gjithė bregun e Korfuzit. Me ujin mė tė ngrohtė nė ishull, ky plazh ėshtė ideal pėr pushime nė familje me fėmijė tė vegjėl. Nė majė tė kodrės sė fshatit ndodhet njė manastir i shek. tė 13-tė ku ende jetojnė murgj. Panorama qė do t’ju shfaqet prej aty ėshtė pėrrallore. Pėr tė mos u humbur!

    Dassia – ndodhet nė lokalitetin turistik tė Dassia-s. Ėshtė njė plazh me rėrė tė imėt dhe shumė i organizuar. Kėtu ka njė mori zgjedhjesh ku mund tė rehatoheni pėr tė fjetur, me shumė hotele, apartamente, madje edhe njė kamping. Sė bashku me Ipsos, Dassia ėshtė vendi mė i frekuentuar nga tė rinjtė, pėr jetėn e natės e cila ofron festa e dėfrime pa fund nė bare e diskoteka.

    Agios Gordios – resort i pasur me shumė hotele e apartamente, ėshtė po ashtu dhe njė nga pikat mė tė dashura tė ishullit. Ėshtė i famshėm pėr rėrėn mė tė mirė nė tė gjithė Korfuzin. Vetėm 30 min larg aeroportit, mund tė ishte ndalesa juaj ideale nėse e vizitoni pėr herė tė parė Korufzin.

    Mirtiotissa – parajsa nė tokė e Korfuzit. Vizita nė kėtė plazh ėshtė njė „detyrim“ pėr turistėt e rinj. Duke qenė i izoluar, Mirtiotissa nuk arrihet lehtėsisht, por mrekullia qė rezervon ky plazh e justifikon rrugėn. I vetmi plazh nudist nė tė gjithė ishullin, Mirtiotissa dhuron njė panoramė idilike e tė bėn tė mos duash tė ikėsh mė prej andej. Nuk ka asnjė infrastrukturė, mos prisni as dushe, as tualete, as bare dhe as restorante. Nė kėtė xhep tė bekuar nga Poseidoni, ka vetėm njė kioskė qė shet panine.

    Si tė shkoni: Mirtiotissa ndodhet mes fshatit Pelekas dhe Vatos. Plazhi ndodhet poshtė malit Agios-Georgios dhe plazhi mė i afėrt qė ka nė krah ėshtė ai i Glyfada-s.

    Sidari – ėshtė zgjedhja e gati e ēdo turisti qė pushon nė Korfuz. Plazhi i cili ndodhet 32 km larg qytetit tė Korfuzit, ka fituar famė botėrore falė “Canal D’Amour” (kanali i dashurisė). Ky ėshtė njė fenomen i rrallė natyror pasi mes 2 shkėmbinjėve ėshtė formuar njė tunel nėntokėsor ku mund tė kalohet lehtėsisht. Vizita nė “Canal D’Amour” ėshtė pėr tė mos u humbur, pasi pamja qė ju dhuron ėshtė thjesht pėrrallore.

    Po ashtu edhe pika tė tjera pushimi si Kalami, Barbati, Nissaki dhe Kassiopi, pėrveē qetėsisė dhe popullaritetit tė vogėl, ofrojnė dhe ēmime pak mė tė pėrballueshme se pjesa tjetėr e ishullit.

    Pėr tė mos u humbur nė Korfuz:

    Vizita nė pallatin Achilleion, ndėrtuar nga princesha austriake Elisabeth, apo e famshmja Princesha Sisi, mes viteve 1890–1892. Pallati ndodhet vetėm 20 larg qendrės sė Korfuzit. Ka autobusė tė posaēėm qė tė lėnė nė hyrje tė pallatit mbretėror. Nė tarracėn e tij do tė mund tė shihni edhe muzeun e mitologjisė greke. Orari: 08:00 -19:00

    Vizita njė ditore nė fshatin e Benitses, njė lokalitet peshkatarėsh i cili do t’u dhurojė pėrjetime reale tė jetės sė thjeshtė detare. Ndodhet 12 km nė jug tė qytetit tė Korfuzit, nė drejtim tė asaj ē’ka vendasit e quajnė „Lugina e smeraldit“.

    Aktivitete nė Korfuz:

    Njė nga mėnyrat me tė mira (e mė tė lira) pėr tė eksploruar ishullin janė biēikletat me qera. Mund tė merrni njė tė tillė nė Corfu Mountain Bike shop nė Dassia (www.mountainbikecorfu.gr). Aty do t’ju pajisin edhe me harta e ide pėr xhiron tuaj nė biēikletė. Qeraja kushton nga 10 – 14 euro dita (nė varėsi tė biēikletės)

    Pėr mė pak sportivėt, shumė tė zakonshme janė edhe makinat me qera. Pėr familjarė ėshtė varianti mė i mirė pėr tė bėrė njė shėtitje tė gjatė panoramike pėrgjatė gjithė ishullit. Qeraja kushton nga 15 – 30 euro dita (nė varėsi tė makinės.)

    Pėr t’u ditur:

    Jeta e natės – zonat mė tė populluara janė nė Mandouki (e quajtur edhe Disco Strip) si dhe qendra e qytetit tė Korfuzit. Njė nga filmat e James Bond For Your Eyes Only ėshtė xhiruar pikėrisht kėtu.

    Shopping – Produkti tipik lokal ėshtė qeramika. Punimet e qeramikės por edhe ato artizanale prej druri do t’i gjeni gati nė ēdo pikė tė qytetit. Si kujtim nga Korfuzi mund tė merrni edhe njė shishe verė ose, pse jo, edhe njė shishe kumquat, i cili ėshtė njė liker special bėrė nga portokajt japonezė qė rriten nė ishull.

    Lėvizja – Rrugėt nė Korfuz janė tė mira e tė rehatshme pėr t’u pėrshkuar me makinė apo biēikletė. Po ashtu Korfuzi ka dhe njė linjė urbane autobusi i cili ėshtė transporti mė i lirė brenda ishullit.

    Si shkohet nė Korfuz:

    Mėnyra mė e shpejtė pėr tė shkuar nė ishull ėshtė trageti. Nisja bėhet nga Saranda dhe udhėtimi zgjat rreth 1 orė. Lundrim ka 1 herė nė ditė nga Saranda. Nisja bėhet nė ora 10:00 , ndėrsa nga Korfuzi nė ora 09:00.
    Bileta (vajtje-ardhje) kushton 38 Euro personi.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 20:56