BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Basha: Bashkia e Tiranes do jete e hapur per te gjithe qytetaret

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    25072011

    Buzqeshje Basha: Bashkia e Tiranes do jete e hapur per te gjithe qytetaret

    Mesazh nga Albatros


    Basha: Bashkia e Tiranes do jete e hapur per te gjithe qytetaret 1311595674-basha_tirana_do-jete_e_hapur_per-te_gjithe

    Kryetari i ri i bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha iu drejtua tė hėnėn anėtarėve tė Kėshillit Bashkiak dhe qytetarėve tė Tiranės, duke premtuar se do ta bėjė Tiranėn njė qytet mė tė mire. Zoti Basha premtoi bashkėpunim me tė gjithė pavarėsisht se cilės parti politike i pėrkasin dhe theksoi se e rėndėsishme ėshtė tė punohet sė bashku qė idetė e mira tė realizohen. Administrata jonė do jetė gjithėpėrfshirėse duke pėrfaqėsuar familjen tonė tė dashur Tiranėn, tha ai.

    Kryetari i ri i bashkisė nėnvizoi se sot nis njė udhėtim i ri pėr tė pėrmbushur njė mission. “Gjėrat nuk do ndryshojnė brenda ditės, por ndryshimi do vijė mė shpejt nėse punojmė sė bashku, ndryshimi nuk do tė jetė I lehtė”, tha zoti Basha, duke theksuar se kjo fushatė nuk ishte as pėr tė, as pėr kundėrshtarin e tij, por vetėm pėr qytetarėt.

    “Ju siguroj se me tė njėjtėn pėrkushtim do vazhdoj t’iu dėgjoj”, shtoi ai, duke siguruar qytetarėt se Bashkia e Tiranės i pėrket tė gjithė qytetarėve tė saj. Zoti Basha tha se do tė pėrcaktojė njė orar zyrtar nė tė cilin qytetarėt mund tė takojnė kryetarin e bashkisė pėr problemet apo mendimet e tyre pėr zhvillimin e qytetit.

    “Bashkia e Tiranės do jetė e hapur pėr tė gjithė qytetarėt”, tha ai, duke shtuar se bashkia do tė punojė njėsoj pėr tė gjithė. Ai vuri nė dukje se bashkia u shndėrrua nė njė arenė konflikti politik qė tejkaloi cdo masė. “Bashkisė sė Tiranės nuk i takon tė jetė pjesė e kėtij konflikti, interesat e qytetarėve tė Tiranės tė parat”, tha zoti Basha, duke theksuar se bashkia do punojė pėr ti dhėnė zgjidhje problemeve tė qytetarėve dhe se nuk ka vend pėr luftė politike.

    Partitė politike duhet tė punojnė sė bashku pėr tė arritur rezultate, ėshtė koha t’i pėrkushtohemi zhvillimit tė gjithanshėm tė qytetit, tha kryetari i ri i bashkisė, duke konfirmuar se do tė fillojė menjėherė punėn dhe ka pėrgatitur tashmė njė program ambicioz pėr 100 ditėt e para, nė tė cilin pėrfshihen masa pėr mbrojtjen e konsumatorit, pėr investimet, pėr zgjidhjen e trafikut nė qendėr, masat pėr hipoketimin e banesave, njė sistem tė ri tė financave nė bashki, taksa tė reduktura, eliminimin e 60 lloje taksa dhe tarifa dhe ngritjen e sistemit informatik pėr shpenzimet e bashkisė online.

    “Pėrpjekja jonė nuk ėshtė qė tė punojmė pėr zgjedhjet e ardhshme por pėr brezat e ardhshėm”, tha ai, duke shtuar se edhe kur nuk biem dakord me njėri-tjetrin, duhet tė ruajmė qytetarinė. “Nė fund jemi tė gjithė shqiptarė dhe qytetarė tė Tiranės”, tha zoti Basha, duke bėrė thirrje pėr bashkim sepse vetėm kėshtu objektivat mė ambicioze pėr qytetin dhe qytetarėt, nuk do tė jenė tė pamundura.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 9/5/2024, 02:34