BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mungesa e fondeve, shtyn ne kohe prishjen e Piramides

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    27072011

    Buzqeshje Mungesa e fondeve, shtyn ne kohe prishjen e Piramides

    Mesazh nga Albatros

    Ndėrtimi i kompleksit tė ri parlamentar vihet nė dyshim. Kjo sepse Kuvendi nė rolin e investitorit nuk ka mundur deri mė tani tė sigurojė lekėt qė do tė duhen pėr tė prishur nė fillim “Piramidėn” dhe pėr tė ngritur nė tė godinėn e tė kompleksit tė ri parlamentar, sipas projektit tė studios austriake. Pas pėrgjigjes negative qė erdhi nga Ministria e Financave, e cila nė vend qė tė shtonte fondet nė Buxhetin e Shtetit pėr Kuvendin i shkurtoi ato, ky institucion duket se nuk ka mundur tė sigurojė hė pėr hė as marrjen e njė kredie tė zbutur nga arabėt, me tė cilėt negocioi disa kohė mė parė. Nė kėtė mėnyrė vihet nė dyshim edhe ndėrtimi i kėtij kompleksi brenda 28 nėntorit 2012, me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė.

    Kostoja

    Para dy javėsh Kuvendi i Shqipėrisė miratoi, jo pa kundėrshtime, ligjin “Pėr rregullat dhe procedurat e ndėrtimit tė kompleksit tė ri parlamentar”, sipas projektit tė studios austriake. Megjithėse nė tė nuk flitej pėr njė kosto tė pėrafėrt financiare, burime nga mazhoranca kanė bėrė tė ditur se vetė projekti ka dhe njė kosto tė pėrafėrt qė arrin diku tek 100 milionė euro, shumė kjo qartazi e papėrballueshme nga Buxheti i Shtetit nė kėto momente. Nė kėto kushte Kuvendi i Shqipėrisė, pėr tė konkretizuar kėtė nismė, hyri nė bisedime me pėrfaqėsues tė Arabisė Saudite pėr tė siguruar njė kredi me terma tė butė.

    Pėr Kuvendin u fol se u ngarkua qė tė bisedonte me arabėt deputeti Sherefedin Shehu, i cili para pak kohėsh konfirmoi negociatat, por pa bėrė tė qartė nėse kredia ishte siguruar apo jo. Por duket se bisedimet deri mė tani nuk kanė dhėnė asnjė rezultat konkret dhe pėr rrjedhojė pėr nisjen e zbatimit tė kėsaj nisme nė terren nuk ka asnjė datė. Burime tė mirėinformuara nga mazhoranca kanė siguruar dje se nuk ka asgjė tė re nė kėtė drejtim dhe se sigurimi i fondit tė nevojshėm duket i pamundur pėr momentin. Megjithėse nuk bėhet e ditur arsyeja e mungesės sė njė rezultati konkret pėr kėto negociata, ajo qė duket e sigurt ėshtė mungesa e fondeve pėr nisjen e punimeve dhe mė pas ndėrtimin e kompleksit nė mėnyrė qė ai tė jetė gati nė nėntorin e vitit tė ardhshėm.

    Shtyrja

    Mungesa e parave ka sjellė si pasojė dhe shtyrjen e nisjes sė zbatimit tė projektit nė terren. Tė njėjtat burime kanė bėrė tė ditur se pėr shkak se nuk janė siguruar paratė e duhura nuk mund tė nisė asnjė veprim konkret pėr ndėrtimin e kompleksit tė ri parlamentar. Pra, nuk mund tė nisė sė pari prishja e piramidės, pasi nė rast se do tė kryhej ky veprim atėherė do tė ishte e domosdoshme vijimi i punimeve pėr ndėrtimin e godinės sė re tė Kuvendit. Kjo pėr tė vetmen arsye sepse, siē argumentohet, piramida nuk mund tė prishet dhe tė lihet mė pas njė gropė e madhe nė mes tė kryeqytetit.

    Ndaj ėshtė vlerėsuar se prishja e saj do tė nisė vetėm nė momentin e sigurimit tė parave pėr ndėrtimin, menjėherė pas kėtij procesi, edhe tė godinės sė re. Megjithatė, tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se kjo situatė nuk mund tė interpretohet si heqje dorė nga plani pėr tė prishur Piramidėn dhe ndėrtimin e godinės sė re, pasi pėr kėtė gjė mazhoranca ėshtė e vendosur. Kjo situatė sipas tyre mund tė sjellė vetėm shtyrjen e nisjes sė punimeve pėr pak kohė deri nė sigurimin e njė kredie. Por pavarėsisht kėsaj, kjo shtyrje mund tė ndikojė direkt nė afatin e ndėrtimit tė kėtij kompleksi brenda 28 nėntorit tė ardhshėm.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 03:05