BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si te perballosh semundjet e nderimit te stineve

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje Si te perballosh semundjet e nderimit te stineve

    Mesazh nga Moza 7/5/2009, 21:07

    Pėr mjekėt ndėrrimi i klimės dhe luhatjet e theksuara tė temperaturave ndikojnė nė shfaqjen e virozave apo siē njihen kataret stinore.Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku patolog, Arben Dobi, jep disa kėshilla si duhet tė veproni nėse jeni prekur nga virozat dhe ēfarė mund tė pėrdorni pėr t’i parandaluar ato:
    Doktor, ditėt e fundit na ndodh shpesh tė ankohemi pėr lodhje, dhimbje muskujsh, dhimbje koke...
    Po. Eshtė e vėrtetė qė ditėt e fundit janė shtuar rastet e pacientėve qė ankohen pėr dhimbje muskujsh dhe koke, mungesė oreksi, dhimbje fyti, kollė, etj., tė gjitha kėto simptoma tė katarave stinore. Ndryshimet e menjėhershme tė temperaturave qė kanė shoqėruar kėto ditėt e fundit, lagėshtia, ndotja e ambientit, tė cilat bėjnė qė organizmi tė mos pėrshtatet lehtė me kėto ndryshime dhe pėr pasojė dobėsohet dhe bie lehtė pre e viruseve tė ndryshme qė qarkullojnė nė ajėr. Karakteristikė e kėtyre katareve ėshtė se janė me natyrė virale dhe kanė natyrė arogene, qė do tė thotė se pėrhapen nėpėrmjet spėrkave, gjė qė shtohet mundėsinė e transmetimit lehtė nga njė person te tjetri.
    Kush janė mė tė predispozuar tė shfaqin tė tilla probleme?
    Luhatjet e theksuara tė temperaturave tė kėtyre ditėve, apo ndryshimet nė cilėsinė e ajrit na bėjnė qė tė gjithė tė jemi tė riskuar tė shfaqim tė tilla probleme. Sigurisht qė kontingjenti i parė qė mund tė preken janė tė moshuarit, fėmijėt, tė sėmurėt kronikė qė sigurisht pėr shkak tė sistemit imunitar tė dobėt mund tė preken lehtė nga viruset patogjene qė qarkullojnė nė ajėr.
    Trajtimi jo i duhur i virozėve mund tė shkaktojė komplikacione?
    Po. Virozat mund tė japin komplikacione tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes: otite (infeksione tė veshit), sinozite, rinofaringite, por mund tė japin dhe infeksione tė rrugėve tė poshtme tė frymėmarrjes si: bronkite, bronkopneumoni etj.
    Shpesh mjekėt tėrheqin vėmendjen se pėr parandalimin e virozave ndikon mėnyra e ushqyerjes. Konkretisht si duhet tė jetė ajo gjatė kėsaj periudhe?
    Mėnyra e ushqyerjes ėshtė shumė e rėndėsishme pėr furnizimin e organizmit me energji dhe pėr pasojė dhe pėrballimin pa problem tė periudhės sė ndėrrimit tė stinėve. Natyrisht qė rekomandohet njė regjim ushqimor i balancuar dhe i pasur me vitamina, kripėra minerale dhe proteina, mund tė arrihet qė ndėrrimi i stinėve tė pėrballohet pa problem. Duhet tė jenė ushqime me shumė kalori, sepse nė kėtė mėnyrė mund tė pėrballohen mė mirė ndryshimet klimaterike. Dua tė theksoj se ėshtė mjaft e rėndėsishme qė tė shtohen vitaminat dhe magnezi qė i falin energji organizmit. Ato ndihmojnė nė forcimin e sistemit imunitar dhe pėr pasojė nė parandalimin e mjaft sėmundjeve. Pėr sa i pėrket vitaminave, burimi mė i mirė i tyre janė perimet dhe frutat e freskėta tė stinės.

    Shenjat

    Si shfaqen virozat?


    Tashmė kanė ikur shenjat e virozave klasike, por ka forma atipike. Kėshtu pėrveē temperaturės, dhimbjes sė fytit dhe kokės, apo teshtimave, mund tė predominojnė diarreja, tė vjellat, dhimbjet e barkut, kolla, kėputje trupore dhe gjymtyrėsh.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:14