BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dielli parandalon gripin

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje Dielli parandalon gripin

    Mesazh nga Moza 7/5/2009, 23:00

    Dielli parandalon gripin
    Mund tė jetė koha e shkurtėr ndaj ekspozimit tė rrezeve tė diellit, shkaku kryesori i gripit nė stinėn e dimrit. Tė paktėn kjo ėshtė ajo qė tregohet nė publikimin "Natyra e epidemive dhe infeksioneve" tė dhjetorit. Nė fakt, se pėrse nė periudhėn e dimrit gripi prek njė numėr tė madh njerėzish nuk ėshtė zbuluar asnjėherė nga epidemiologėt. Nė fakt, nėse do tė zbulohej shkaku, kjo do tė arrinte tė shpėtonte plot 1 milion e gjysmė njerėz nė vit, qė vdesin nga gripi nė tėrė botėn. Qė nė vitin 1981, njė epidemiolog hodhi hipotezėn se gripi mund tė jetė i lidhur me rrezatimin diellor, por shumė pak e besuan. Por, nė vitet e fundit u zbulua se sa e rėndėsishme ishte vitamina D pėr sistemin imunitar, qė prodhohet kur rrezatimi diellor "godet" lėkurėn. Tani, pas plot 25 vjetėsh, hipoteza e Hope Simpson u transformua nė njė teori, pas testeve tė shumta tė analizuara nė kėto vitet e fundit.

    "Stinėt e ftohta sjellin edhe disa faktorė, tė cilėt ndihmojnė qė gripi tė pėrhapet shumė. Njė nivel i ultė lagėshtie favorizon shpėrhapjen e virusit tė gripit, duke nisur qė nga vjeshta", shpjegon Edwin Kilbourne i "New York Mediaci College". Kėrkimet e Kilbourne treguan se duke limituar ose duke hequr tė gjithė elementet, qė mund tė ndikojnė nė pėrhapjen e virusit, ngelet njė faktor sezonal qė e favorizon. Duke u nisur nga kėto eksperimente, Canell i spitalit nė Kaliforni, zbuloi se vitamina D ishte elementi pėr tė kuptuar se pėrse gripi pėrhapej kryesisht nė vjeshtė dhe nė dimėr. Gjithashtu, nė njė studim me mijėra fėmijė indianė zbuloi se ata qė kishin njė nivel vitamine D mė tė ultė se 10 nanogramė pėr mililitėr kishin 11 herė mė shumė mundėsi pėr t‘u sėmurur nga infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes nė krahasim me ata qė e kishin mė tė lartė nivelin e vitaminės D. Po kėshtu, njė studim disavjeēar tregoi se njė porcion i vogėl mėlēie merluci, shumė e pasur me vitaminė D, e marrė pėr rreth 4 muaj, redukton me 50 pėr qind mundėsinė pėr t‘u sėmurur nga gripi gjatė dimrit. "Mjaftojnė pak minuta pėr t‘u ekspozuar nė diell, qė trupi ynė tė prodhojė rreth 500 mikrogramė vitaminė D. Ėshtė vėne re qė vitamina D sintetizon kalciumin nė kocka, megjithatė roli i saj nė sistemin imunitar ėshtė shumė i rėndėsishėm", shpjegon Cannell. Atėherė, pėrse tė mos marrim doza tė mėdha vitamine D gjatė muajve tė ftohtė? Sepse jo tė gjithė shkencėtarėt janė tė bindur 100 pėr qind pėr rezultatin e Canell.

    "Ėshtė vendim i pamatur t‘i rekomandosh doktorėt qė t‘u japin pacientėve tė tyre doza tė mėdha vitamine D pėr ta luftuar gripin, sepse nė fillim duhet tė kemi prova dhe tė shohim se sa vitaminė D mund tė jetė e nevojshme. Tepria e saj mund tė sjellė mė shumė efekte negative se pozitive", shpjegon James Cherry, specialist nė infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes nė "David Geffen School of Medicine", Kaliforni.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 07:47