BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqimet qe luftojne gripin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqimet qe luftojne gripin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/12/2012, 18:42

     Ushqimet qe luftojne gripin! Images

    Sot shkenca dhe mjekesia ka bere te mundur qe te evitohen ose te sherohen shume semundje te perhapura, te trupit dhe te mendjes, duke bere nje jete te shendetshme. Nje rol te rendesishem luan ndjekja e disa rregullave te thjeshta te dietes dhe shendetit. Nje diete vegjetariane ndihmon shume jo vetem per te pasur nje trup te shendetshem, por edhe per te pasur nje mendje te qete dhe te kthjellet. Ndersa ushqimi i mire eshte vital per shendetin edhe agjerimi, dieta eshte po aq e rendesishme. Trupi yne ka nevoje per pushime periodike dhe kjo perfshin edhe organet tone te tretjes.

    10 ushqimet kunder gripit dhe te ftohtit

    1. Hudhra
    Mbase aroma e saj mund te mos jete e mire per frymemarrjen tuaj, por hudhra eshte shume e shendetshme per organizmin tuaj. Eshte e shendetshme per vete faktin sepse ajo permban fitokimikate te cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojne kancerin. Kete kane treguar edhe perfundimet e studimeve te nje shkencetari David Grotto, nga Chikago, i cili i bazuar ne studimet dietologjike ka botuar nje liber me 101 ushqime qe mund te shpetojne jeten tuaj. Ne kete liste ben pjese edhe hudhra, e cila eshte e keshillueshme qe te hiqet levozhga, te pritet ne copa te vogla, te shtypet, dhe pastaj te perdoret.

    2. Kerpudhat
    Kerpudhat, duke filluar nga bishti, e deri te koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyre te bardhe e “cadres”, permbajne beta-glukane, te cilat mund te perforcojne aftesine tuaj per te luftuar gripin dhe te ftohurin. Sipas studimeve te bera ka rezultuar se kerpudhat forcojne sistemin mbrojtes dhe shkaterrojne qelizat semundje shkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kerpudhat jane vertet te shijshme nese gatuhen sic duhen. Ato jane nje pjate e pelqyer sidomos gjate periudhave kur jeni te ftohur apo me grip. Ato perdoren si nje pjate e dyte kur skuqen.

    3. Caji
    Ne te vertete caji eshte i njohur nga te gjithe, per efektet e tij kunder gripit dhe te ftohurit, ai eshte i pasur ne kalori, nuk eshte i kushtueshem dhe pergatitet lehte. Caji permban polifenole, te cilat antioksidante mbrojtes. Polifenolet jane antibakteriale, antivirale dhe veprojne si anti-inflamatore, thote Wendi Bazilian, nje mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetesore, jane tashme te ditura efektet pozitive qe jep caji ne shendetin e njeriut. E rendesishme eshte te njihet menyra dhe masa e duhur per pergatitjen e tij, per te marre rezultatin e deshiruar.

    4. Tershera
    Tershera eshte e pasur ne fibra, ajo permban vitaminat E dhe B, si dhe nje numer mineralesh dhe beta-glukanesh, te cilat forcojne sistemin imunitar te njeriut. Frytet e tersheres ndryshe nga ato te dritherave te tjera (me perjashtim te misrit) jane relativisht me te pasura ne lipide (5%) dhe permbajne proteina (rreth 14%) glucide te ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori eshte amidoni (55%). Tershera permban edhe pak avenine, nje substance fuqizuese te sistemit imunitar, me strukture ende te panjohur dhe nje substance estrogjene. Tershera perdoret kryesisht ne perberjen e ushqimeve te femijeve.

    5. Manaferra
    Eshte nje frut i embel ne shije, shpesh mund te ngaterrohet edhe me qershine. Por per ekspertet e Mjekise Popullore ky frut eshte super i pasur me vitamina dhe mineralet baze per organizmin e njeriut. Pikerisht per kete arsye rekomandohet qe ky frut te konsumohet nga te gjitha grupmoshat, vecanerisht femijet dhe te moshuarit. Duket e pabesueshme por eshte e vertet. Manaferrat bejne te mundur uljen e kolesterolit ne trup. Njeriu mund te haje sasi te medha manaferrash dhe te mos shendoshet, perkundrazi ky fryt ben te mundur renien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave ne gjak. Ky fryt lufton gripin dhe te ftohurit.

    6. Lakra
    Jo pak por 22 kalori mund te perftoje gjithsecili nga ne nese konsumon qofte edhe 30 grame laker te gatuar. Mjekesia Popullore ne Evrope, Azi, kohet e fundit edhe ne Amerike, tregon se ky eshte nje nga bimet me cudiberese dhe me te domosdoshme, kjo edhe per numrin e kalorive qe permban. Lakra permban perberes te cilet stimulojne prodhimin e enzimave ne organizem, te cilat realizojne prodhimin e radikaleve te lira dhe reduktojne simptomat gripale. Lakra mund te hahet ashtu sic eshte e fresket, mund te gatuhet duke u ziere me kujdes. Nuk eshte i keshillueshem perdorimi i tepert i lakres turshi.

    7. Mjalti
    Mjalti ka aftesi kuruese per vete vitaminen B qe permban. Mjalti permban veti dizinfektuese per plage dhe gervishtje te lekures. Sipas studimit te Dr. Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje te ndryshme bakteresh. Keshtu qe jane identifikuar edhe aftesite e tij kunder gripit. Pervec sherimit te jashtem mjalti ka dhe veti kuruese te brendshme, si ne qetesimin e stomakut. Keshtu do ishte e rekomandueshme 2 luge caji mjalte ne dite. Nje rol te rendesishem mjalti luan kunder diarrese, sidomos per femijet e vegjel, pasi eshte nje metode, mjaft e mire kuruese brenda nje ushqimi. Mjalti ne kete rast, lufton bakteret dyfish me shpejt, se sa nje tretje sheqeri.

    8. Proteina e hirres
    Ajo nuk eshte vetem per trupin. Proteina e hirres eshte nje zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon ne perteritjen e muskujve dhe zhvillimin, qe quhet themelimi i Cikagos, bazuar ne dietologun David Grotto. Studimet kane treguar gjithashtu, qe ato mund te risin sistemin imunitar, neutralizojne efektet rrenjesore. Grotto rekomandon shtimin e proteines se hirres tek frutat. Eshte e rekomandueshme qe te konsumohet gjate periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon qe te largohet gjendja gripale apo gjendjet e te ftohurit.

    9. Elbi
    Nje tjeter burim i fibrave dhe beta-glukozeve, elbi ka treguar qe permireson imunitetin, aq mire sa kolesteroli i ulet. Antioksiduesit qe jane gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojne qelizat nga demtimi, thote David Grotto, autori i “101 ushqimeve qe mund te shpetojne jeten tuaj”. Elbi mund te shtohet lehtesisht tek superat, mishi i zier, dhe sallatat. Elbi permban Potasiumin, i cili eshte i perfshire ne shume procese jetesore te trupit, duke mbajtur nen kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemres dhe veshkave. Keshillohet perdorimi i 4-5 biskotave me elb cdo dite. Sidomos nese doni te luftoni gripin.

    10. Patatja e embel
    Patatet e embla jane plot me fibra dhe imunizojne sistemin, rrisin betakarotinen, thote dietologu, David Grotto. Mund te fusesh te gjithen ne furre sobe, ose thekese, dhe i pjek ato per nje tas te shendetshem me patate te skuqura. Shikoni per patate me lekure te erret, te cilat permbajne nje sasi te madhe betakarotine. Patatja eshte bime barishtore njevjecare, me gjethe me push nga poshte e me lule te bardha, zhardhoket e saj permbajne shume niseshte e perdoren gjeresisht si ushqim etj. Ne mjekesine popullore patatja perdoret kunder djegieve, plageve dhe syve te nxire. /Infoalbania/

      Ora ėshtė 6/5/2024, 18:44