BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Etike gentleman-i

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Etike gentleman-i

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/9/2011, 22:43

    Etike gentleman-i Images

    Nje zoteri ne tryeze duket vetem kur ai di sesi sillet ne restorant me mikeshen, ushqimin, klientet dhe kamarierin.

    Nje grua nuk eshte nje trofe qe duhet fituar me cdo kusht, por ama mbetet nje beteje te cilen duhet ta fitosh vetem me miresjellje. Menyra sesi ju trajtoni nje grua ne restorant, eshte celesi i suksesit per ti fituar asaj zemren, por edhe besimin. Si marredhenie qe bazohet ne nje dinamike me te meta dhe arritje, te gjithe jemi te destinuar qe ta nisim ose jo mbare takimin, prej nga varet dhe e ardhmja e miqesise.

    Ado ti besh pershtypje nje grua, trego sa i sjellshem je ne tryeze, teksa drekoni se bashku. Se pari nese keni rene dakord qe te hani jashte, sigurohuni fillimisht qe te keni bere rezervimin e pershtatshem te tavolines. Ju duhet te njihni shijet e saj ne kuzhine, te mendoni deri ne detaje nese asaj i pelqen te qendroje ne nje tavoline ku ka shume levizje apo nese preferon te pozicionohet ne nje vend me qetesi. Ka ardhur momenti te takoheni, shkoni dhe merreni ne shtepi , hapini deren e makines apo taksise. Perpiquni qe ti beni komplimentet e rastit per veshjen apo detaje te tjera qe ju bejne realisht pershtypje. Kujdes! Mos e teproni me komplimentet qe jane te panevojshme .

    Kur zbrisni nga makina dhe hyni ne lokal, sigurohuni qe detyrat e miresjelljes qe i takojne kamarierit ti merrni ju persiper, hapni deren, ftojeni te ulet ne karrige si nje xhentilmen i vertet dhe uluni gjithmone , pasi mikesha juaj te jete pozicionuar ne menyre komode ne vendin e saj. Tani ka ardhur momenti te vendosni se cfare do te zgjidhni nga menyja e dites. Pasi te uleni, sigurohuni te keni hapur peceten dhe beni kujdes te mos vendosni kurresesi berrylat tuaj ne tryezen ku do te hani, ky eshte nje gabim i pafalshem. Rrini drejt, mbajeni bustin te pozicionuar ne menyre korrekte dhe kerkojini kamarierit menyne. Pyesni parteneren tuaj se cfare pelqen te pije pa harruar te degjoni rekomandimet e kamarierit, te cilat doemos duhet ti degjoni.

    Nese keni shije te holle ne zgjedhje mund ti beni asaj pershtypje duke porositur nje gote vere e cila do ti pelqeje. Pasi te keni porositur ushqimi dhe pjatat te jene servirur, sigurohuni qe AJO ka perpare gjithcka qe i nevojitet, ne te kundert jeni te detyruar te prisni, edhe nese do te rezikoni qe pjata juaj do te ftohet. Nese doni te beni nje bisede, zgjidhni nje moment te pershtatshem. Flisni ngadale duke e ndjekur me sy, por pa e bere ate te ndjehet ne siklet. Nese dikush ju telefonon per biseda te gjata, ngrihuni nga tavolina, shko ne nje vend ku s'bezdisni njeri dhe flisni me ze te ulet, ne menyre qe te mos shqetesoni klientet qe ndodhen ne restorant.

    Pasi te kete mbaruar darka, duhet te paguani. Mos i vendos asnjehere parate ne tryeze, as mos ju drejtoni kamarierit me para ne dore. Vendosini ne nje zarf ose ne pjesen e brendeshme te fatures ose mund te paguash me karte krediti. Ka ardhur koha te ngriheni, ndihmojeni mikeshen tuaj te ngrihet nga tavolina, afrojini pallton dhe ndihmojeni te vishet dhe me pas mund te dilni jashte pasi i keni hapur deren. ikub

      Ora ėshtė 20/5/2024, 14:56