BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mikroqendrat e reja te Tiranes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mikroqendrat e reja te Tiranes

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/10/2011, 19:09

    Mikroqendrat e reja te Tiranes Images

    C’ndodh ne miniqendrat e reja te Tiranes, te rikonstruktuara dhe me sherbime te reja, qe po i bejne qytetaret te dalin gjithmone e me pak drejt qendres. Te Fusha e Aviacionit, Fusha e Ali Demit, ‘ke Xhamlliku’, ne Laprake, ne Kombinat, se shpejti nje projekt edhe ne Kinostudio.

    Rinisin te gjallerohen diku aty nga ora tetembedhjete e mbremjes, duke arritur kulmin diku nga ora nentembedhjete dhe meqe po hyn vjeshta pak nga pak levizjet shuhen me heret, rreth ores njezet e nje. Te gjitha oazet e reja te Tiranes, ose ‘mikroqendrat e reja te lagjeve kryesore apo qendrat e ardhshme te Tiranes’, sic i perkufizon arkitekti Artan Shkreli gjithe lagjet e rikonstruktuara keto vitet e fundit. Te shnderruara ne berthama, te cilat po joshin dhe terheqin banoret e tyre rreth vetes, aq sa ata nuk po duan te marrin me rrugen drejt qendres, por e kalojne kohen e lire aty ne lagje.

    ‘Po perterihet sidomos xhiroja e dikurshme e Tiranes, shetitja e harruar dhe aq e shendetshme, qe benim dikur bulevardeve, qe u zevendesua me uljet neper bar-kafe”, thone Muco e Teuta Lame, banore te vjeter te Tiranes, duke shetitur me mbesat perdore ne Fushen e Aviacionit. “Ketu kafeja kushton dy here me lire, nuk paguaj urban, pasi nuk kam makine timen. Tani kemi plot minisheshe, stola, bordura te drunjta, ku mund te rri komode edhe pa qene e detyruar te ulem e paguaj neper bar-kafe. Kemi kende lojerash per femije. Makinat nuk lejohen me dhe s’kemi merak t’i leme ata te lire si dikur kur na mungonin. E pse te shkojme kot deri ne qender? Ndonje fundjave edhe hajde de!”, shprehet mese e kenaqur pensionistja 71-vjecare, Rozeta Stamia, banore e pallateve te Fusha e Aviacionit. Pasi vuajti bashke me te tjeret mbi dhjete vjet nga rruga e keqe dhe pluhuri i saj, aq sa nuk i rrihej me, tani nxit edhe te tjere te aferm te vijne te banojne aty.

    Vera e ketij viti ishte e para qe e gjeti kete lagje te rigjalleruar, e menjehere shetitorja teper e gjere do te thithte perdite mijera banore. Jo vetem nga ajo lagje, por edhe nga fqinjet afer si Unaza e Re, Lapraka, 21 Dhjetori. Vec sherbimeve tregtare te dyqaneve, ambulanteve, bar-kafeve, pjesa clodhese dhe argetuese permban rreth e perqark gjelberim me bollek te kompozuar me risi konceptuale, hapesira edhe per xhiro me bicikleta, patina, nje fushe futbolli, e te tjera sherbime te nevojes se pare. Por jo te gjitha miniqendrat e reja jane te barabarta ne larmine e sherbimeve, edhe pse kane afri njera me tjetren. Pas rikonstruksionit, ne Kombinat gjithe-gjithe ia vlen te vecosh nje lulishte, ku ka vec gjelberim dhe stola, mbushur sidomos me pensioniste burra, dhe diku afer saj vetem dy lisharese, perposhte keto dite me gropa me uje dhe balte, e per te cilat femijet mbajne edhe radhe.

    ‘Ne gjithe lagjen, kemi edhe vetem nje fushe futbolli dhe disa lojera elektronike per femije. Ku nuk gjen lehte radhe te futesh edhe aty, se ka shume kerkesa dhe s’ka vend per te gjithe”, tregojne dy te rinj, Bek Bala dhe Jetmir Lena nga Kombinati, teksa kryejne zbavitjen kryesore te shqiptareve; pirjen e kafes, me nje tavell plot me bishta cigaresh perpara. ‘C’te bejme tjeter! Ne qender do para te shkosh! Jemi edhe pa pune”, thone. “E c’e duam qendren?! Me prish pare kot?! 10.000 leke e kam pensionin une…?!”, te pergjigjet 76-vjecari kombinatas Sefer Xhepa, duke luajtur domino me shoket. Edhe motrat Leonarda dhe Xhoana Lato, 13 vjec dhe 9 vjec nuk dalin dot nga lagjja e tyre. Nuk kane makine dhe babai i tyre punon shume. S’kane qene ndonjehere as ne kinema, as ne teater. Te tjere pergjigjen se dalin e shumta nje here ne jave.

    Jeta ne Kombinat mbyllet heret, me ecejake, ndonje dore domino me shoket, nje kafe. Asnje diskoteke, pub, kinema apo larmi sportesh per t’u ushtruar. Deri vone mbeten hapur vetem furrat e bukes dhe lojerat e basteve. Por banoret jane te kenaqur qe jane me mire se me pare kur s’kishte as lulishte. Kombinati eshte edhe nje lagje e qete dhe nuk ka probleme. ‘Te ardhur e vendalinj shkojme mire me njeri-tjetrin. Shqiptare jena!”, shton Seferi.

    Mes makinave dhe zhurmave te tyre gjendet tjeter mikoqender e rikonstruktuar vitet e fundit, Xhamlliku. Nje shesh jo fort i madh, i mbushur vetem me stola, bordura dhe peme, pa asnje sherbim tjeter argetues, ku cdo pasdite grumbullohen qindra njerez. ‘Por mire qe kemi dhe kete shesh, se nuk kishim asgje’, tregojne ‘cunat e Xhamllikut’, grupi i perbere prej dhjete djemsh, te rritur me njeri-tjetrin ne ate lagje. “Rrime ketu cdo pasdite, shohim mos kalon ndonje goc e bukur, se cuna te rinj jena. Unike jena! Darkave behemi nja tre makina dhe dalim nga ish-Blloku pastaj vime ne lagje, rrime edhe ca verdalle”, thote Xhino Mata Legjenda, sic e quajne nje nga lideret e grupit. “Per te siguruar qetesine te ‘Xhamlliku’ apo ne zona te tjera te ngjashme, disa rruge mund te mos lihen per makina dhe gjithe zona te izolohet me mure transparente kunder zhurmes”, propozon arkitekti Artan Shkreli per kete rast.

    Me e mbrojtur nga zhurma duket Fusha e Ali Demit, disi larg nga rruga e makinave, me ovale te thella ku femijet luajne me patina, bicikleta etj apo te mbyllur ne fushen e madhe te futbollit ngjitur. ‘Kemi shpetuar. Mblidhemi ketu cdo pasdite dhe i leme femijet pa merak’, thone banoret. Urojne edhe banoret rrotull qendres tregtare Kristal, edhe thjesht per kendet e lojerave te femijeve brenda qendres tregtare, te cilat ne lagje iu mungojne. Edhe shetitorja e re tek kalaja e Toptanasve ne qender, imitim i kalldremeve autentike te zones, nga e erret tani plot me drita shkelqyese e bordura te reja, i mbledh cdo mbremje ‘te dashuruarit’ e rinj. “Por edhe pse kryeqytetasit po

    “Tani i kujdesojme edhe vete”
    Vertet i ka mbjelle bashkia, por pemet, sidomos ato me te voglat, bari, duhen ujitur, prashitur. Dhe kete e bejne edhe vete qytetare tanime. ‘Ka probleme sidomos me femijet. Ata jane me te veshtire. Por me sa mundemi, perpiqemi t’i ruajme. Lagjja jone u be nje mrekulli. Gjynah mos te dish ta mbash!”, thote lulishtari Novruz Ahmeti, duke prashitur pemet e mbjella nga bashkia perpara bar-kafese ku punon.

    Bar-kafe mania

    Argetimi kryesor duket se eshte te ulesh ne bar-kafe ose sic shprehet shkurtimisht: ‘ne kafe’. Vetem, ne cift apo familjarisht, kjo dukuri vertetohet lehtesisht nga mbushja perplot qe ato kane anembane Tiranes. Por ka edhe nga ata qe nuk kane para as per t’u ulur cdo dite ne kafe, qofte edhe kur kushton vetem 50 leke, sa kushtojne neper lagje. ‘C’te bejme! Luajme domino ne lulishte, se nuk na del me u ulur perdite ne kafe”, thone pensionistet. ‘Vijne kater vete, dy porosisin kafe, dy te tjeret asgje. Diten tjeter ndodh e anasjellta”, tregon nje pronar-bar-kafeje ne lagjen ‘Ali Demi’. “Dhe ne mengjes dhe ne darke ne kafe. Ku te shkosh tjeter?! Por 15.000 leke ne muaj qe marr une si kamarier apo banakier s’dalin as per cigare dhe kafe.”, thote i riu Jetmir Lena nga Kombinati, qe si shume te tjere, nuk frekuenton as palestrat, as kinemate, as bibliotekat.

    Cunat & gocat e bordurave

    Si dikur, cunat edhe sot jane ata qe ulen me shume neper bordura. Si kur jane femije me te vegjel, ashtu edhe kur rriten ca nga ca.

    Me pak gjen te rrine vetem vajza, por gjithmone e me shume liri ‘cunash’ se sa dje edhe ato. Por mbi bordura edhe familjare apo pensioniste. E bordurat e sotshme kane ndryshuar nga te djeshmet. Ne krahasim me format kollone, paralelopipedeve te gjate te tradites, e sotmja i ka pasuruar me gjithfare trapezash me fantazi formash, trendy.

    Shtimi i ambulanteve

    Sidomos tek Fusha e Aviacionit jane shtuar shume shpejt, me te larmishem dhe te dendur. Duke shitur qe nga kokoshkat, misrat e pjekur, paketat e cigareve, camcakizat e te tjera si keto, deri te moria e dengjeve me rroba dhe kepuce te perdorura, por edhe revista dhe gazeta. Mbi karrova, pertoke, ne ane te rruges se shetitoreve apo edhe duke shkelur barin e mbjelle te lendines. Aq shume dhe aq keq jane shperndare, sa po humbin format dhe ngjyrat e projektit te parkut.

    ‘Nuk paguajme asnjelloj takse. Por me mire paguajme taksa se sa te na heqin fare. Mbaj pese vete ne shtepi me keto misra te pjekur. E sheh tim bir! Ne vend te bej mesimet, me ndihmon mua ketu”. “Jam e pa pune. Po me gjeti bashkia pune, e le tregtine e rrobave te perdorura”, thone dy tregtare ambulante.

    Krijimi i qendersive,

    perparesi absolute

    Artan Shkreli

    arkitekt

    Lagjet e Tiranes nga fjetore, meqe sherbenin thjesht per te fjetur, pa sherbime komplekse, kane ndryshuar stil. Kthimi ne identitet i lagjeve te Tiranes, krijimi i qendersive, mikroqendrave, politika e qendersise eshte e domosdoshme per qytetin. Dikur qytetaret identifikoheshin nga lagjja ku ata rriteshin. Ne Tirane per fat te mire nuk eshte krijuar ende getoizimi, kur njerezit nuk dalin kurre nga lagjja. Por rrezikon te ndodhe, nese nuk do te kihet kujdes. Keto mikroqendra ne te ardhmen do te behen pa frike qendrat e Tiranes.

    Fusha e Aviacionit, te cilen le ta quajme 'kuartieri apo lagjja Rama', meqe ai e ideoi, filloi dhe mbaroi, pervec hapesires publike, duhet te garantonte krijimin e nje qendre, e cila rrit cilesine e qendres se Tiranes. Mikroqendrat e deritanishme krijojne brezin e pare te qendrave. Sipas vizionit tim dhe ideve qe ne kishim, brezi i dyte do te jene komunat me qendrat e Farkes, Dajtit, Kasharit, Petreles. Tirana do te shnderrohet nje meme e impianteve urbane, te cilat te gjitha bashke formojne ate qe quajme ne menyre abstrakte metropol, qe nga greqishtja (matera-polis) do te thote mema e poliseve, qyteteve te vogla. Eshte nje proces qe per fat te mire u nismua nga Edi Rama, mire do te ishte te kishte nisur me perpara, por me mire vone se kurre. Por qe nuk mbaron as me Ramen, as me Bashen, as me te tjeret qe do te vijne me pas.

    Do te ishin bere me pak deme ne kete qytet, nese do te ishin nisur me pare, pasi secila prej ketyre mikroqendrave strukturohet sipas karakteristikave te veta, qe nuk jane identike me zonat e tjera. Ne kete proces, godinat duhet te kene memorien e vet, kombinuar me memorien e ndertesave te reja. Nese do te kishte ndodhur kjo, rezultati do te ishte jo vetem me i shpejte, por edhe me i garantuar ne kohe. Nga cfare eshte realizuar deri me sot cdo gje mund te realizohet me e arrire. Sidomos sherbimet baze, te cilat pervec aktiviteteve me natyre tregtare jane policia, ambulanca, post-telegrafi, njesite e nderhyrjes se shpejte, te cilat duhet te jene afer dhe te arritshme. Nese realizohen, atehere eshte krijuar ai nukel qe e ben lagjen me te mevetesishme. Faza e dyte eshte persosja e elementeve rekreative me natyre pushuese; parqet, stolat, fushat e volejbollit, tenisit, mundesisht pishinat, pistat e patinazhit, te cilat mund te behen ne bashkepunim me investitore private, duke degjuar komunitetin, edhe me anketime.

    Per sa i perket a ka apo jo hapesira publike ne Tirane, them se ka zgjidhje per krijime urgjente hapesirash te reja publike. Ka akoma objekte shteterore, te cilat ne menyre absolute nuk duhen privatizuar. Kompensimi i pronave te behet jo ne zona me interes publik. Bashkia e Tiranes te beje nje inventar te pronave shteterore, e nese nuk ka te beje shpronesime. Kjo do te vijonte nga administrata Rama, prej memories se te ciles shpresoj qe administrata Basha te ruaje.

    Kostoja

    Ne lagje:

    Kafe, makiato – 50 leke x 4 vete = ~ 200 leke

    Uji – 50 leke x 4 vete = 200 leke

    Leng frutash - 100 leke

    Kend lojerash - 50-100 leke/cdo loder

    Ne qender:

    Kafe, makiato - 90-100 leke x 4 vete = ~ 400 leke

    Uje - 80-100 leke x 4 vete = 320-400 leke

    Leng frutash -150-200 leke

    Kend lojerash -Falas (pervec makinave elektronike 50 leke/nje here)

    Bileta urbani - 30leke x 4 vete = 120 leke

    Gjithsej:

    Ne lagje = ~ 200 - 500 leke/pasditja

    Ne qender = ~ 850 - 1000 leke/pasditja

    Fusha e Aviacionit:

    Shetitore

    Kend Sportiv

    Kend lojerash

    Gjelberim

    Xhamlliku
    Sheshqendrim
    Peme
    Bar-kafe


    Ali Demi
    Sheshqendrim
    Fushe futbolli
    Piste patinash, bicikletash

    Kombinat
    Lulishte
    Fushe futbolli
    Shilarese
    Bar-kafe

    Mungojne kinemate e lagjeve, pishinat, fusha tenisi, volejbolli, ping-pong etj…

    Ikub.al

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:18