BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Diellza Kolgeci largohet nga \"E Diell\"

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    10102011

    Buzqeshje Diellza Kolgeci largohet nga "E Diell"

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Ka mjaftuar njė puntatė pėr tė bindur Diellza Kolgecin tė largohet pėrfundimisht nga spektakli “E diell”. Diellza ia ka komunikuar vendimin e saj kėtė javė autorit tė programit Armend Rexhepagiq. Sipas thashethemeve qė qarkullojnė nė “Top Channel”, mėsohet se arsyet e largimit kanė tė bėjnė me pakėnaqėsitė e Diellzės pėr rolin e vogėl qė i kishin dhėnė nė kėtė spektakėl. Menjėherė pas pėrfundimit tė spektaklit, Diellza ka shprehur pakėnaqėsitė pėr pozicionin e saj tė ri nė spektakėl. “Nuk i pėrshtatet karakterit tim ndaj nuk mund tė vazhdoj mė tej”, mėsohet t’i ketė thėnė ajo miqve tė saj. Nė tė vėrtetė, formati i sivjetshėm i “E diell” ka pasur ndryshime tė rėndėsishme. I ndarė nė disa minirubrika, prezantueset e vjetshme janė ridimensionuar nė kėto minirubrika, ku Diellzės i ėshtė ngarkuar njė intervistė me njė personazh. Ndoshta zgjedhja e personazheve, minutazhi i reduktuar i kėsaj rubrike, ose ‘background’-i i zgjedhur pėr tė realizuar intervistėn, janė copėza arsyesh bindėse pėr tė hequr dorė njėherė e mirė nga njė projekt i madh televiziv. Shpresojmė qė Diellza tė ketė marrė vendimin e duhur, sepse me konkurrencėn e fortė mes prezantueseve televizive, vėshtirė tė zėsh njė pozicion tjetėr nė njė format tė tė tilla pėrmasave. (Bluetooth)
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 15:32