BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuvendi, hiqen vizat me Serbine!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    28102011

    Buzqeshje Kuvendi, hiqen vizat me Serbine!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Kuvendi, hiqen vizat me Serbine! 1319807310-tahiri

    Tahiri akuzon Vokshin e Berishėn, Topalli ndėrpret seancėn

    Opozita bashkoi dje votat sėrish me maxhorancėn pėr dy marrėveshje me Italinė e Serbinė, si dhe disa ndryshime nė ligjin “Pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare”. Pavarėsisht konsensusit nė momentin e votimit, gjatė seancės palėt debatuan ashpėr, veēanėrisht pėr paktin me Beogradin, qė pėrcakton heqjen e vizave mes qytetarėve tė dy vendeve.

    Debati

    Fillimisht ishte deputeti i PS-sė, Pandeli Majko, qė u pozicionua kundėr marrėveshjes pėr shkak se me kėtė marrėveshje po njihet njė minoritet serb nė Shqipėri. “Ministria e Jashtme tha se kėto marrėveshje janė standarde dhe janė lidhur edhe me Malin e Zi, Maqedoninė dhe Bosnjėn. Me kėto shtete Shqipėria ka njohur minoritetet e kėtyre vendeve. Tė pėrdorėsh njė standard tė tillė marrėveshjeje me njė shtet jofqinj, do tė thotė se i ke njohur nga pikėpamja e standardit ekzistencėn njė minoriteti tė kėtij shteti nė Shqipėri. Sot nė Shqipėri po legalizohen edhe minoritetet, dhe ky ėshtė njė problem qė s’mund tė anashkalohet sikur nuk ka ndodhur asnjė gjė. Ne do tė kemi nė tė ardhmen njė marrėdhėnie mė se normale me serbėt dhe Serbinė, por dua qė kjo tė bėhet nė publik, jo nė kanalet e ujėrave tė zeza, as duke u garantuar lėvizje tė lirė njerėzve tė mafies serbe”, u shpreh Majko. Lidhur me kėto deklarata tė ish-kryeministrit socialist, reagoi deputeti i PD-sė, Tritan Shehu, duke thėnė se “tė krahasosh Parlamentin me kanalet e ujėrave tė zeza ėshtė njė gabim fatal, njė denigrim i Parlamentit dhe mė vjen ēudi qė e bėn njė koleg qė ka njė jetė tė gjatė dhe me kontribut nė Parlamentin shqiptar. Pra kėrkojnė tė arrijnė nė kėtė mėnyrė rezultatin e njė politike antieuropiane, antiintegruese, kundėr lėvizjes sė lirė. Celulė apo jo, gjejeni ju atė punė”.

    Replikat

    Gjatė diskutimit tė marrėveshjes, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ndėrpreu seancėn nė njė rast pėr shkak se deputeti i PS-sė, Sajmir Tahiri, nė fjalėn e tij u ndal te vendimi i gjykatės pėr ta dėnuar atė me 3.3 milionė lekė pėr shpifje ndaj Albana Vokshit. “Tė premtoj se jam pėr marrėveshjen kėtu. Qė kėtu vdesin 26 veta nė Gėrdec dhe nuk dėnohet asnjėri, ndėrkohė qė i prishet humori njė deputeteje tė maxhorancės dhe dėnohemi, kjo ėshtė e vėrtetė. Qė kėtu badigardi i djalit tė Kryeministrit plagos si sherif njė kamerier nė lokal dhe nuk dėnohet, ndėrkohė qė i prishet humori njė deputeteje tė maxhorancės dhe ne dėnohemi, kjo ėshtė e vėrtetė”, u shpreh Tahiri dhe menjėherė pas kėtyre fjalėve, kryeparlamentarja ndėrpreu punimet e Kuvendit. Nė tė njėjtėn kohė, edhe deputeti Taulant Balla u shpreh se Tirana zyrtare nuk ėshtė rakorduar me Prishtinėn pėr miratimin e kėsaj marrėveshjeje dhe kėtė, sipas tij, e tregon fakti qė nė tė njėjtėn orė, nė Parlamentin kosovar po diskutohej pėr pikat kufitare nė Veri tė Kosovės. I ashpėr nė qėndrimin e tij ishte edhe deputeti Ilir Gjoni, i cili deklaroi se “aktualisht ne diskutojmė pėr njė marrėveshje tė lėvizjes sė lirė dhe na ėshtė prurė Kodi Detar pėr tė kaluar disa amendamente, ndėrkohė qė sot qė flasim, Republika e Shqipėrisė, nė prag tė 100-vjetorit tė saj ėshtė pa kufi tė pėrcaktuar detarė nė Jug tė saj.

    Kjo ėshtė e realizuar pėrmes ligjit tė vitit 2008, ku keni hedhur poshtė edhe Protokollin e Firences tė vitit 1925. Partia jonė dhe grupi jonė parlamentar ėshtė i vetėdijshėm pėr rėndėsinė qė ka lėvizja e lirė nė zonėn e Ballkanit. Pėrfaqėsuesit e PS kanė deklaruar se janė parimisht dakord pėr kėtė marrėveshje. Grupi i PS ėshtė pro marrėveshjes pėr lėvizjen e lirė”. Nė fund, pavarėsisht debateve, marrėveshja me Italinė pėr faljen e njė borxhi rreth 20 milionė euro u votua me 124 vota pro, marrėveshja me Serbinė pėr heqjen e vizave mori 110 vota pro, njė kundėr (Alfred Dalipi) dhe 11 abstenime nga grupi i opozitės, ndėrsa ligji pėr shoqėritė tregtare u votua me 120 vota pro dhe 3 abstenime.

    Betimi

    Mbledhja e djeshme e Kuvendit nisi me betimin e deputetes sė re tė Partisė Socialiste. Paulina Hoxha, deputete e PS-sė nė qarkun e Shkodrės, ndoqi formulėn qė u lexua nga kryeparlamentarja Topalli dhe mė pas tha “betohem”, ēka u shoqėrua edhe me duartrokitje nga tė dyja palėt nė sallė.
    Dy javė mė parė, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Ilir Beqja, pasi u konstatua se ai kishte pėrfituar tė ardhura nga buxheti i shtetit gjatė kohės qė kishte marrė mandatin.

    Demi

    Deputeti i Partisė Demokratike, Leonard Demi tha gjatė seancės sė djeshme tė Parlamentit, se marrėveshja me Serbinė nuk e dėmton Kosovėn. “Marrėveshja nuk e dėmton Kosovėn, nėse do ta dėmtonte do tė isha unė i pari qė do ta votoja kundėr. Ēdo deputet qė mendon se kjo marrėveshje mund tė ketė ndonjė dyshim, pėr mua ėshtė krejt i pavend dhe unė do tė ftoja tė gjithė deputetėt ta votonin si njė marrėveshje qė jep njė kontribut tė madh drejt politikave tė pėrbashkėta”, tha Demi.

    Kodet

    Deputetėt e Partisė Socialiste nuk pranuan as nė seancėn e djeshme tė Parlamentit qė tė votojnė kodet qė kėrkojnė tre tė pestat e votave. Megjithėse nė rendin e ditės ishin futur Kodi Detar dhe Kodi Rrugor, kryeparlamentarja Topalli, duke parė qėndrimin refuzues tė opozitės, i kaloi kėto pika duke vijuar me votimin e dy marrėveshjeve, me Serbinė dhe Italinė. Nė njė moment tė seancės, kur deputetėt e PS-sė kundėrshtuan marrėveshjen me Serbinė, Topalli u kėrkoi atyre qė tė votojnė ligjet me tre tė pestat. “Dakord, kėtė mund tė mos e votoni, por mund tė votoni Gjykatėn Administrative, mund tė votoni shumė ligje tė tjera qė i kemi nė rendin e ditės”, iu drejtua Topalli opozitės.

    Pa viza edhe me Brazilin

    Shqipėria do tė nėnshkruajė njė marrėveshje edhe me Brazilin pėr heqjen e regjimit tė vizave. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto, ndodhet nė vendin e Amerikės Jugore, ku ka zhvilluar takime me zv.presidentin e vendit, Michel Miguel Elias Temer Lulia dhe kreun e komisionit tė politikės sė jashtme dhe tė mbrojtjes. “Zv.kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, z. Haxhinasto, vazhdon vizitėn zyrtare nė Brazil. Sot ai takohet me ministrin e Jashtėm tė Brazilit, z. Antonio Patriota, me tė cilin do nėnshkruajė marrėveshjen pėr heqjen e vizave dhe dy memorandume tė rėndėsishme”, thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė Jashtme.

    Debati nė Kuvend

    Pandeli Majko: Ministria e Jashtme tha se kėto marrėveshje janė standarde dhe janė lidhur edhe me Malin e Zi, Maqedoninė dhe Bosnjėn. Me kėto shtete Shqipėria ka njohur minoritetet e kėtyre vendeve. Tė pėrdorėsh njė standard tė tillė marrėveshjeje me njė shtet jofqinj, do tė thotė se i ke njohur nga pikėpamja e standardit ekzistencėn njė minoriteti tė kėtij shteti nė Shqipėri. Sot nė Shqipėri po legalizohen edhe minoritetet, dhe ky ėshtė njė problem qė s’mund tė anashkalohet sikur nuk ka ndodhur asnjė gjė. Ka mjaft kolegė qė me shqetėsim e kanė trajtuar kėtė marrėveshje si njė pikė tė rėndėsishme tė procesit tė integrimit europian, por sot nė Parlament ka shumė projekte tė rėndėsishme pėr integrimin, dhe unė nuk mund ta filloj duke votuar pėr projektligjet e procesit tė integrimit europian duke i dhėnė votėn time pro pėr njė marrėveshje qė ka tė bėjė nė marrėdhėniet me Beogradin. Falna Zot! Nuk besoj se integrimi i Shqipėrisė kalon nga Beogradi.

    Jozefina Topalli: Dakord, kėtė mund tė mos e votoni, por mund tė votoni Gjykatėn Administrative, mund tė votoni shumė ligje tė tjera qė i kemi nė rendin e ditės.

    Tritan Shehu: Tė krahasosh Parlamentin me kanalet e ujėrave tė zeza, ėshtė njė gabim fatal, njė denigrim i Parlamentit dhe mė vjen ēudi qė e bėn njė koleg qė ka njė jetė tė gjatė dhe me kontribut nė Parlamentin shqiptar. Pra kėrkojnė tė arrijnė nė kėtė mėnyrė rezultatin e njė politike antieuropiane, antiintegruese, kundėr lėvizjes sė lirė. Celulė apo jo, gjejeni ju atė punė.

    Sajmir Tahiri: Para dy ditėsh, pa u zbardhur ende vendimi i gjykatėsit, nė media u pėrhap lajmi se unė u dėnova me njė gjobė 33 milionė lekė tė vjetėr pėr deklaratat e mia ndaj njė deputeteje.

    Jozefina Topalli: Brenda temės. Ju tėrheq vėmendjen.

    Sajmir Tahiri: Mė lėr, pėr marrėveshjen do flas. Mos mė ndėrprit.

    Jozefina Topalli: Po ku tė iku marrėveshja…?

    Sajmir Tahiri: Ne njė kėpucar e kemi nė Parlament. Mos u bėj rrobaqepėse tė na qepėsh gojėn. Gjyqtari me emrin Asim Vokshi mė dėnoi pse fola pėr Albana Vokshin. Ky gjyqtar mė dėnoi pse thashė tė vėrtetėn pėr njė deputete tė Kuvendit. U dėnova me 33 milionė lekė pse thashė tė vėrtetėn pėr deputeten, kur nė tė njėjtėn ditė, pse vdiq njė minator dhe u plagosėn tetė tė tjerė nė Bulqizė, kompania u dėnua me 500 mijė lekė tė vjetėr. Kushton humori i Albana Vokshit mė shumė se jeta e njė minatori? Pėr gjyqtarin po. Fatkeqėsisht gjyqtari qė mė dėnoi, e shoqja i punon asistente e Argita Berishės, vetė ai punon asistent i Flutura Kolės. Kujt nuk i kujtohet, ėshtė ortakja e Argitės.

    Jozefina Topalli: Nė bazė tė rregullores, pėr kohėn qė ju ka mbetur, ose flisni pėr marrėveshjen, ose uluni, pėr ndryshe ėshtė hera e tretė qė tė tėrheq vėmendjen.

    Sajmir Tahiri: Tė premtoj se jam pėr marrėveshjen kėtu. Qė kėtu vdesin 26 veta nė Gėrdec dhe nuk dėnohet asnjėri, ndėrkohė qė i prishet humori njė deputeteje tė maxhorancės dhe dėnohemi, kjo ėshtė e vėrtetė. Qė kėtu badigardi i djalit tė Kryeministrit plagos si sherif njė kamerier nė lokal dhe nuk dėnohet, ndėrkohė qė i prishet humori njė deputeteje tė maxhorancės dhe ne dėnohemi, kjo ėshtė e vėrtetė.

    Jozefina Topalli: Ndėrpres seancėn plenare pesė minuta. Zotėria ėshtė jashtė rendit tė ditės.

    Pas 15 minutash rifillon seanca parlamentare.

    Sajmir Tahiri: E gjykoj tė paarsyeshme ndėrprerjen. Edhe pėr marrėveshjen, por edhe pėr tė vėrtetat e kėsaj qeverie, ne nuk do tė mbyllim gojėn. Pėr marrėveshjen unė jam dakord, mjafton qė tė vėmė disa standarde, qė tė mos dalin pastaj deputetė si Albana Vokshi, qė pse janė mėsuar me bonuse dhe preferenca nė koncesionet e qeverisė, duan edhe bonuse dhe korsi preferenciale nė kufi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 10/5/2024, 17:19