BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blero i dashuruar me Teuta Krasniqin?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    02062009

    Buzqeshje Blero i dashuruar me Teuta Krasniqin?

    Mesazh nga LePuRuShJa


    Ka disa ditė qė nėpėr qarqe dhe media tė ndryshme flitet pėr njė lidhje tė mundshme mes kėngėtarit Blero dhe aktores sė mirėnjohur kosovare Teuta Krasniqit. Tė gjithė fjalėt "plasėn", pas mbarimit tė "VideoFestit", ku nė ahengun e organizuar pas kėtij spektakli, Blero ishte i shoqėruar nga Teuta. Lidhja e Teutės me Valonin, ish-pjesėtar i grupit "Kthjellu" si duket ishte ftohur kohėve tė fundit dhe sipas disa informatave ata nuk kalonin mirė me njėri-tjetrin. Blero, njė mik i vjetėr i familjes Krasniqi, shok i ngushtė i Memlit, i cili edhe e bėri tė njohur nė publik tashmė si duket mund tė bėhet edhe "pjesėtar" i kėsaj familje.

    Mediat kosovare kėto ditė kanė shkruar edhe rreth njė fejese tė mundshme mes Bleros dhe Teutės, por njė gjė e tillė ėshtė hedhur poshtė nga ata tė dy. Ndoshta, njė lidhje e bukur do funksiononte si duhet, tė dy tė njohur dhe tė dy tė dashur pėr publikun kosovar. Fotot tė cilat u publikuan nga pronari i lokalit ku ėshtė mbajtur ahengu, menjėherė ishin larguar ndoshta me intervenim tė dikujt por, "Panorama plus" i siguroi ato pėr tė qenė sa mė trasparentė para lexuesve. Nga kėto foto shihet qartė se mes tyre diēka po "zien".

    KUSH ĖSHTĖ TEUTA KRASNIQI

    Nė kėrkim tė njė roli tė madh, por plot me oferta, si aktore dhe prezantuese. Vajza duket se e ka gjithēka tė lehtė pasi tė jesh njė vajzė e bukur ka sigurisht pluset e veta. Por nėse kėsaj i shton njė vullnet tė ēeliktė, atėherė po, qė ke nė dorė ēelėsat e duhur pėr tė arritur suksesin e dėshiruar. Ajo ka lindur nė Prishtinė nė njė familje tė emancipuar, ku ėshtė ushqyer me ndjenjėn dhe dashurinė pėr artin. Prandaj edhe vetė nuk kishte sesi tė mos lidhej pikėrisht me artin. Ka mbaruar nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė, degėn e artit dramatik, ndėrkohė qė tani po vazhdon studimet e pasdiplomės.

    Ajo ėshtė vajza e Milzaim Krasniqit, njė figurė tepėr e shquar nė Kosovė dhe motra e Memli Krasniqit ish-kėngėtar kurse tashmė zėdhėnės i qeverisė sė Kosovės. Nuk e ka prekur ende kulmin, por vazhdon tė punojė me shumė vullnet e pėrkushtim nė profesionin e saj tė aktrimit pėr tė arritur nė caqet e dėshiruara. Dhe duket se ia ka parė hairin aktrimit, sepse nga djersa e saj nė kėtė profesion arrin tė jetojė si pakkush nė Kosovė qė merret me kėtė punė.

    Ėshtė njėra ndėr aktoret mė tė angazhuara pėr momentin dhe mė tė pėlqyera. Mjaft e zėnė rreth provave dhe xhirimeve nė serialin "Kafeneja jonė", por si duket pėr tė boll nuk ka. Sepse, sikur tė mos i mjaftojė kjo, Teuta ka bėrė njė hap mė tej duke u angazhuar nė njė serial tė ri me titull "Spitali KS", i cili sė shpejti do tė fillojė tė transmetohet nė KTV. Po tashmė jo si aktore, por si bashkėproducente.

    Aktualisht ėshtė e angazhuar edhe nė njė projekt tjetėr, frytet e tė cilit publiku do tė mund t’i shijojė kur ai sė shpejti tė shfaqet nė RTK. Ėshtė fjala pėr njė emision tė ri nė televizionin publik, i cili do tė ketė karakter humanitar. “Ēdo ditė e re ėshtė njė dhuratė dhe ne duhet ta shfrytėzojmė maksimalisht nė mėnyrė qė tė ndjehemi tė gjallė dhe tė dobishėm pėr vete dhe njerėzit e dashur”, thekson aktorja.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 11:50