BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si ndikon ajri ne organizem!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si ndikon ajri ne organizem!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/11/2011, 18:32

    Si ndikon ajri ne organizem! Images

    Studimet kanė zbuluar qė ajri i thatė ka katėr ndikime kryesore nė organizmin e njeriut:

    1. Thithja e ajrit tė thatė ėshtė rrezik i mundshėm pėr shėndetin, qė mund tė shkaktojė sėmundje tė frymėmarrjes siē janė astma, bronkiti, sinusi, gjakderdhja nga hunda ose dehidrimi i pėrgjithshėm, sepse zvogėlohet sasia e lėngjeve trupore gjatė frymėmarrjes.
    2. Avullimi i lagėshtisė nga lėkura mund tė shkaktojė acarim tė lėkurės dhe kruajtje tė syve.

    3. Nėse ėshtė e ulur lagėshtia e ajrit, arrihet deri te elektricitet statik – tronditja e lehtė me rastin e prekjes sė metalit.

    4. Temperatura “subjektive” e ajrit ėshtė mė e ulėt se ajo tė cilėn e tregon termometri, trupi ka mė shumė tė ftohtė.

    Pėr tė kompensuar mungesėn e lagėshtisė nė ajėr, mushkėritė prodhojnė mė shumė mukozė. Dhe mu kjo mukozė e dendur shtesė mund tė krijojė probleme pėr tė sėmurit nga astma. Mėnyra mė e thjeshtė qė tė parandalohet njė gjė e tillė ėshtė pirja e sasive tė mėdha tė ujit.

    Natyrisht, kjo nuk do tė thotė qė tė pini shumė ujė gjatė vetė sulmit tė astmės. Gjithmonė pėrdorni ilaēet tė pėrshkruara nga mjeku nė mėnyrėn tė cilėn ai ua ka sqaruar. Problemi i ajrit tė thatė mund tė zvogėlohet me rritjen e lagėshtisė relative tė hapėsirės sė mbyllur me ndihmėn e lagėshtuesve tė ajrit, pėrmes avullimit tė lėngjeve nga enė tė ndryshme.

    Mund tė ndihmojnė edhe peshqirėt e lagur tė vendosur nė radiatorė. Pėrveē kėsaj, sa mė e ulėt tė jetė temperatura e dhomės, aq mė lehtė arrihet lagėshtia e dėshiruar e ajrit. Blini njė hidrometėr i cili do t’ju ndihmojė nė vėrtetimin e lagėshtisė sė ajrit.

    Ndjenja subjektive e ngrohtėsisė dhe lagėshtia

    Sa i pėrket ndjenjės subjektive tė ngrohtėsisė, ajo varet nga lagėshtia e njė hapėsire dhe mund tė ndryshojė edhe nga pesė ose gjashtė gradė nė temperaturė tė njėjtė, nė rast se lagėshtia brushon prej 10 deri nė 80 pėr qind. Nė fakt pėr shkak tė avullimit, trupi i njeriut ftohet kur ėshtė i ekspozuar ndaj ajrit tė thatė. Ndjenja e tė ftohtit zvogėlohet me zvogėlimin e lagėshtisė.

    Pėr shembull, nė temperaturė prej 21 gradėsh Celsius personi do tė ndjejė tė ftohtė mė tė madh nėse hyn nė njė dhomė me ajėr tė thatė pas daljes nga banja plot lagėshti. Pėr shembull, temperatura e ajrit prej 24 °C me lagėshti relative prej 0 pėr qind njerėzit e ndiejnė sikur tė ishte 21 °C. Te lagėshtia relative prej 100 pėr qind temperatura e njėjtė ndihet sikur tė ishte 27 °C.

    Temperatura e pėrshtatshme arrihet nė 23 gradė me lagėshti relative tė ajrit prej 20 pėr qind ose nė 21 gradė me lagėshti tė ajrit prej 80 pėr qind. Lagėshtia relative e ajrit prej 20 pėr qind ėshtė e zakonshme gjatė muajve tė dimrit nėpėr shtėpi pa lagėshtues ajri nė tė cilat ėshtė e aktivizuar ngrohja. ikub

      Ora ėshtė 11/5/2024, 06:36