BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kafja dhe ndikimi i saj ne Organizem

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Kafja dhe ndikimi i saj ne Organizem

    Mesazh nga Vizitor 24/6/2009, 08:17

    PĖRBĖRĖSIT E KAFES
    Pėrbėrėsit e ndryshėm qė ndodhen nė kafe janė mė shumė se dymijė! Mė tė rėndėsishmit nė sasi janė karbohidratet (34% e masės sė thatė tė kafes sė pjekur), yndyrnat (17%), proteinat (14%), acide tė ndryshme, kripra metalesh (4%), dhe kafeina (1%). Ekzistojnė gjithashtu dhe vitamina si B3 (ose ndryshe acidi nikotinik). Kofeina pėrmbahet edhe nė pije tė tjera, por nė sasi shumė mė tė vogla. Kėshtu pėr shembull nė qoftė se kafja pėrmban 90mg nė 150ml, ēaji pėrmban 40mg, koka kola 16mg dhe kakaoja 4mg. Kafja pa kafeinė pėrmban vetėm 3mg /150ml. Kafeina ėshtė substanca pėrgjegjėse pėr ndikimin e kafes nė sistemet e ndryshme tė trupit




    NDIKIMI I KAFES NĖ ORGANIZĖM
    Shumė janė thėnė pėr ndikimin e kafes nė shendetin e njeriut. Analiza e rezultateve tė studimeve tė shumta qė janė bėrė deri tani ka nevojė pėr shumė kujdes, sepse ka ndryshime nga njeriu nė njeri, si mosha, doza e pėrditshme e kafes, konsumi paralelisht i alkolit, si dhe zakone si duhanpirja. Personat e moshuar janė mė tė ndjeshėm ndaj ndikimit tė kafeinės, sidomos pėrsa i pėrket gjumit. Kurse fėmijėt nuk duken mė shumė tė ndjeshėm sesa tė rriturit nė doza tė lehta kafeje. Tė duhanpirėsit ndikimi i kafeinės ėshtė mė i vogėl , kurse konsumi i alkolit apo pėrdorimi i kontraceptivėve ulin largimin e kafeinės nga organizmi. Ndikimi i njohur i kafeinės i referohet sistemit nervor. Nė doza tė logjikshme pėrmirėson aftėsitė mendore sepse shkakton rritje tė “vigjilencės” si dhe forcon memorjen. Nė tru kafeina shkakton kontraktim tė enėve tė gjakut kurse nė enėt periferike shkakton relaksim tė tyre. Pra nuk ėshtė rastėsi qė pėrdoret nė ilaēet kundėr migrenės. Por, doza tė ekzagjeruara tė kafeinės shkaktojnė nervozizėm, ankth dhe pagjumėsi. Nė mė tė shumtėn e njerėzve simptomat e padėshiruara shfaqen pas njė konsumi prej mė shumė se 600mg/ ditė (=4filxhanė 150ml). Studime amerikane kanė treguar se doza shumė tė larta kafeine (mė shumė se 5gr kefeinė ose 75 filxhanė kafe provokojnė helmim, kafeinizmin qė mund tė shkaktojė koma vdekjeprurėse. Sė fundmi, duhet tė theksohet qė mund tė shfaqet vartėsi ndaj kafes dhe kjo jo pėr arsye tė kafeinės por tė njė pėrbėrėsi tjetėr tė kafes qė quhet methilksanthine. I shumė diskutuar ėshtė dhe ndikimi i kafes nė zemėr. Nė doza tė zakonshme nuk shkakton as hipertension, as takikardi (rrahje tė shpejta tė zemrės). Kėto simptoma mund tė shfaqen pas konsumit tė dozave mė shumė se 90mg (=1 filxhan 150ml) ose dhe nė doza mė tė vogla te njerėzit qė kanė ērregullime tė ritmit kardiak. Pėr sa i pėrket sistemit gastrointestinal (stomak -zorrė) ndalohet konsumi i kafes pėr personat qė kanė simptoma urthi, (djegie), gastrit, ulēėr. Megjithatė rezultatet e kėrkimeve janė kontradiktore. Duket se ka njė nivel ndjeshmėrie tė stomakut dhe zorrėve qė ndryshon nga personi nė person. Kafja nuk ndikon te mėlēia, pėrkundrazi mund tė pengojė krijimin e njė lloji guri nė tėmth. Edhe njė informacion i rėndėsishėm: konsumi i kafes pak para konsumit tė alkolit e rrit absorbimin e kėtij tė fundit, me rezultat dehje tė pėrshpejtuar! Nė aparatin e frymėmarrjes ėshtė provuar qė kafja ul krizat e azmės nė sajė tė kafeinės e cila ka veti relaksuese pėr bronket. Nga pikėpamja endokrinologjike (hormonale), ėshtė vėnė re se intensiteti i ērregullimeve qė kanė gratė para ciklit tė menstruacioneve ka lidhje me sasinė e kafes qė ato konsumojnė. Por duhet shumė kujdes nė interpretimin e kėtij fenomeni pasi mund tė ketė 2 shpjegime: ose kafja i forcon simptomat ose pėr hirė tė simptomave rritet konsumi i saj… Ashtu si pėr gjithēka, edhe pėr kafen rekomandojmė …me masė!
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Kafja dhe ndikimi i saj ne Organizem

    Mesazh nga Vizitor 24/6/2009, 08:17

    Cfar na keshillon Dr.Chiara Trombetti:


    Kafeja pėrmban tanin dhe antioksidantė - qė janė tė mirė pėr zemrėn dhe arteriet, thotė dietologia Chiara Trombetti, e institutit Humanitas Gavazzeni nė periferi tė Milanos.
    Kafeja mund tė tė lehtėsojė dhimbjet e kokės. Ajo ėshtė e mirė pėr mėlēinė dhe mund tė ndihmojė nė parandalimin e cerozės dhe gurėve nė veshka.

    Dhe kafeina nė kafe mund tė zvogėlojė rrezikun e krizave tė azmės - dhe ndihmon nė pėrmirėsimin e qarkullimit brenda zemrės.

    Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk ėshtė e mirė pėr tė gjithė. Nėse pi mė shumė se ē’duhet mund tė tė bėjė nervoz, tė tė shkaktojė shpejtim tė rrahjeve tė zemrės dhe dridhje tė duarve.

    Gratė shtatzėna, tė sėmurėt me zemėr, dhe ata qė vuajnė me ulēera nė stomak zakonisht kėshillohen ta shmangin kafenė.

    Edhe Dr Trombetti thotė se asnjė nuk duhet tė pijė mė shumė se 3-4 filxhanė nė ditė.

    Shumė prindėr mund tė tmerrohen nga ky mendim, por Dr Trombetti kėmbėngul me forcė se njė filxhan qumėsht me kafe mund tė jetė njė fillim ideal pėr fėmijėt gjumashė, duke i nxitur trurin atyre pėr ditėn qė i pret.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 13:53