BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Si ta pervetesosh ate???

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje Si ta pervetesosh ate???

    Mesazh nga Moza 2/6/2009, 21:58

    Si ta pėrvetėsosh atė?

    Si ta pervetesosh ate??? Dashuriax-150x150

    Tė dashurosh ėshtė proces i ndėrlikuar qė nuk
    kontrollohet dot. Secili mundohet tė dijė se cili ėshtė njeriu i pėrsosur, pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė e pamundur. Nuk ekziston njeriu i pėrsosur , por ne mundohemi ta gjejmė atė qė ėshtė mė afėr tė qenit “i pėrsosur”. Femrat janė tejet kureshtare, ato mundohen tė dinė ēdo gjė nė lidhje me ata qė u interesojnė. Ēfarė e nxit njė mashkull tė mendojė se ajo ėshtė e duhura? Ēfarė procesi zhvillohet nė trurin e tij? Dhe pyetja tė cilės jemi munduar ti japim njė pėrgjigje, ēfarė mund tė bėjmė ne pėr tė ndikuar nė kėtė proces. Janė disa kėrkesa tė tyre pėr tė cilat duhet reagimi i duhur.
    Kėrkesa: Tė mbrojė
    Meshkujve u pėlqen ta mbrojnė atė qė u takon atyre. Lejojeni atė tė shohė anėn tuaj tė dobėt, atė do ta bėjė tė ndjejė afėrsi, pėr shkak tė instinktit pėr tu kujdesur.

    Jepi njė detyrė
    Kėrkoni nga ai qė tė riparojė diēka qė ju ėshtė prishur. Ti japėsh njė detyrė konkrete do tė thotė tė lejosh atė ta zhvillojė ndjenjėn e suksesit.

    Kėrko opinionin e tij Tė kėrkosh opinionin e tij pėr tė do tė thotė shumė. Ai do tė kuptojė se ju e vlerėsoni mendimin e tij.

    Materialet e buta
    Materialet e buta si mėndafshi dhe gėzofėt e kafshėve, meshkujve iu japin njė ndjesi butėsie, qė shkakton dukja juaj e bute dhe femėrore.

    Kėrkesa :Liri Edhe meshkujt e shėndoshė emocionalisht , duan tė sigurohen se identiteti i tyre do tė jetė i njėjtė edhe pasi kanė hyrė nė njė marrėdhėnie mė serioze. Duke ia bėrė atij tė qartė se nuk prisni tė ndryshojė, se ju e pranoni ashtu si ėshtė, zgjon njė ndjenjė vetėbesimi tek ai.

    Mos u mundo ta lidhėsh
    Meshkujt e urrejnė ndjenjėn e tė qenit “i lidhur”. Shumė femra mendojnė se kėshtu e ruajnė atė pėr vete, ėshtė gabim i rėndė tė mundohesh ta bėsh “pėr vete” duke mos i lėnė hapėsirė. Do ta ngulfatni duke ia cenuar lirinė e shoqėrimit, lejoje tė argėtohet me shokė, tė shkojė nė ndeshje futbolli apo basketbolli, kjo nuk i jep atij tė drejtėn tė ju lė anash.

    Ndajeni frikėn me tė
    Meshkujt mendojnė se tė gjitha femrat kanė njė qėllim “tė vėnė unazat” duke harruar se as ato nuk duan tė nguten kur fjala ėshtė te marrėdhėnia serioze. Nėse ajo ka kėrkuar tė njoftohet me prindėrit e saj, nuk do tė thotė se do tė martoheni, thjeshtė tregon se ajo nuk dėshiron “tė luajė”, por ai e keqkupton. Tregoji friken tėnde lidhur me dėshtimin tuaj, ai do ta vėrejė se nuk e ke pėr qėllim tė martohesh me tė pėr ndonjė arsye.

    Zbulo vetveten
    Ndryshimet e vogla tė pamjes e bėjnė atė tė mendojė qė ju keni edhe tipare tjera tė personalitetit, se nuk jeni gjithmonė e njėjtė. Ndryshimet e mira e bėjnė atė t’ju ēmojė mė tepėr, si nė aspektin fizik ashtu edhe nė atė tė karakterit.

    Respekto fshehtėsinė e tij
    Secili njeri nė botė ka tė drejtėn e sekretit, nėse kėtė e lejon ligji, pse nuk e lejoni ju. Askush nuk ka tė drejtė tė kontrolloje letrat e askujt, tė kontrolloje celularin e askujt, madje as tė pyes dikė pėr diēka qė do ta ruajė tė fshehtė. Kėto janė vese qė mė vonė shndėrrohen nė shprehi.

    Kėrkesa : Tė jetė i vlerėsuar
    Ndoshta ai ėshtė kryelartė , por akoma ėshtė i pasigurt. Atij i pėlqen tė jetė i respektuar dhe i vlerėsuar. Kur ndodhet pranė jush ai dėshiron tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, si brenda ashtu edhe nė prani tė tjerėve. Ja disa fshehtėsi qė ju ndihmojnė pėr ta arritur kėtė.

    Bėjeni tė lumtur
    Qesh edhe atėherė kur ai tregon njė barsoletė jo edhe aq interesante, nxirreni nga situatat e palakmueshme duke e arsyetuar edhe pėr ato qė mė vonė ndoshta do ta qortosh, bėje tė ndihet i relaksuar edhe kur ėshtė i stresuar.

    Bėhu e mirė mė shoqėrinė e tij
    Meshkujt janė tė mirė kur kanė tė bėjnė me shitjet, ndeshjet e sportit dhe veturat e shpejta, mirėpo dobėsia e tyre ėshtė shoqėrimi me njerėz tė panjohur. Kur ai ju njofton me dikė, mundohu qė tė lėsh pėrshtypje tė mirė, ai do tė ndihet krenar dhe ti do tė pėrfitosh nga rasti tė shoqėrohesh me rrethin e tij.

    Luani lojėra tė zgjuarsisė
    Luani lojėra qė kanė tė bėjnė me inteligjencė , zgjuarsi dhe gjindshmėri. Ai do ta vėrejė se ju dini tė gjendeni nėpėr situate tė vėshtira, kjo e bėn atė t’ju admirojė. Nuk do tė ndihet nė siklet kur ndonjė shok tregon barsoleta biondesh, dhe do tė ndihet krenar qė ka afėr njė femėr tė zgjuar.

    Luaj rolin e asaj qė tė gjithė e dėshirojnė
    Lejoni qė ai tė ju shohė me sytė e ndonjė mashkulli tjetėr qė do tė vdiste pėr tė tė pasur afėr. Por mos u mundoni ti afroheni “karremit” qė e pėrdorni. Nėse njė burrė ėshtė ulur shumė afėr teje, pėrdore situatėn, por mundohu qė tė dashurin tėnd ta vėsh nė mes teje dhe tė panjohurit. Ai do tė ndihet me superior, ndėrsa ju e keni rritur nivelin e vlerėsimit dhe tė qenit e vlerėsuar.

    Kėrkesa: Rehati
    Tė dashurosh ėshtė proces i ndėrlikuar qė pėrfshin nė vete zhvillimin e pėrshtatjes qė ndodh kur oksitoksina vėrshon trurin. Ju mund ti lironi kėto hormone duke e bėrė atė tė ndiejė se ju dy thjeshtė pėrshtateni. Ai ndihet mirė me ty kur ndalon sė menduari pėr lidhjen tuaj dhe thjesht e pėrjeton ēdo moment tė saj.

    Le tė ju shohė gjithmonė tė dukeni bukur
    Mos provo ti dalėsh pėrpara nė mėngjes nė gjendjen e zakonshme. Mundohu tė zgjohesh para tij, tė rregullosh pak flokėt, tė mbash pamjen hyjnore qė tė fal mėngjesi, dhe mos e befaso me ndonjė surprizė tė keqe, nė fakt mos e lejo veten tė tė pyes “kush je ti?”

    Gatuani bashkė
    Meshkujve u pėlqen tė hanė. Pse tė mos mundohen edhe ata pėr kėtė punė? Nėse gatuani bashkė ju do tė fitoni shprehinė e tė ndihmuarit, nė mėnyrė qė tė mos ekzistojė ndarja e punėve. Ndani me tė ēdo gjė. Do ta shihni sa tė paharrueshme janė ēastet qė keni kaluar nė kuzhinė.

    Bėje tė ndihet si nė shtėpinė e tij Nėse ai vendos qė tė kalojė disa ditė nė shtėpinė tėnde, mundohu qė atė ta bėsh tė ndihet si nė shtėpinė e tij, duke blerė gjerat ushqimore qė ai konsumon, shtriju afėr tij kur ai do tė shtrihet pėr tė pushuar, thjesht tregoji nė mėnyrė indirekte se ju do tė mund tė jetonit bashkė.

    Ēka e nxjerr atė jashtė binarėve
    Disa faktorė ndikojnė qė ai tė tėrhiqet.
    1) Mundėsitė e reja nė punė

    Ngritja nė detyrė do tė thotė mė tepėr orė tė shpenzuara nė zyrė. Nė vend qė ta kalojė kohėn me partnerin, ai zgjedh karrierėn. Kjo ėshtė diēkaka tė bėjė mė tė jo mė ty. Nėse ai ka zgjedhur karrierėn, respekto vendimin e tij, nėse prapė mendon se mund tė rrish pa e parė 12 orė nė ditė, tė shtunave, madje edhe tė dielave (gjė qė nuk ndodh) vrapo pas tij.

    2) Ju nuk grindeni asnjėherė

    Nuk ėshtė shenjė e mirė. Tė jesh dakord me tė edhe atėherė kur nuk ka asnjė shans, jo qė e bėn mė tė afėrt, por e largon krejtėsisht. Askujt nuk i pėlqen t’i bėhet qejfi ēdo herė.
    Nėse thua pėr ēdo gjė PO ai do tė mendojė :

    a) Se do ta lidhėsh pas njė kohe kur ai tė dashurohet.
    b) Se je mėsuar tė tė shkelin
    c) Ti nuk interesohesh
    Njėra nga kėto do ta bėjnė atė tė tėrhiqet, madje pėrgjithmonė.
    3) Paniku i humbjes

    Shumė meshkuj mendojnė se nė ēastin qė do tė lidhen me dikė, do tė humbasin shokėt, jetėn e natės madje edhe gjysmėn e pasurisė. Nėse ju reagoni si mos mė keq nė njėrėn nga kėto tri raste, konsiderojeni “tė humbur”.
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Si ta pervetesosh ate???

    Mesazh nga Burrelsja 8/7/2013, 11:58

    Mos u mundo ta lidhėsh
    Meshkujt e urrejnė ndjenjėn e tė qenit “i lidhur”. Shumė femra mendojnė se kėshtu e ruajnė atė pėr vete, ėshtė gabim i rėndė tė mundohesh ta bėsh “pėr vete” duke mos i lėnė hapėsirė. Do ta ngulfatni duke ia cenuar lirinė e shoqėrimit, lejoje tė argėtohet me shokė, tė shkojė nė ndeshje futbolli apo basketbolli, kjo nuk i jep atij tė drejtėn tė ju lė anash.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 21/9/2024, 00:16