BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fundi i botes, shfaqet pllaka e dyte misterioze e Majave

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Fundi i botes, shfaqet pllaka e dyte misterioze e Majave

    Mesazh nga Albatros 11/1/2012, 18:39

    Mban tė njėjtėn datė, ishte groposur nė dhomėn sekrete tė tempullit. Thellė, nė njė dhomė sekrete tė groposur pėr mijėra vjet brenda njė tempulli guri nė Meksikė, ėshtė zbuluar diēka e errėt dhe e tmerrshme. Kėshtu besojnė mbėshtetėsit e teorisė sė fundit tė botės. Vendosjet astrologjike dhe formulat numerike, sipas tyre nuk mund tė gabojnė: mė 21 dhjetor tė kėtij viti do tė ndodhė apokalipsi i parashikuar 5125 vjet mė parė nga fisi Maja dhe bota do tė marrė fund. Majat, njė civilizim i famshėm dhe i avancuar, kanė tėrhequr sėrish vėmendjen nė shtetin meksikan, Yucatan dhe nė Guatemala. Deri tani provat pėr teorinė e fundit tė botės vėrtiteshin rreth njė pllake tė vetme guri tė gjetur nė Amerikėn Qendrore nė njė tempull tė Majave, e cila e pėrshkruante kalendarin e Tokės deri mė 21 dhjetor 2012. Me gjithė skeptikėt e kėsaj teorie, mbetet fakt qė Majat kanė qenė vėzhgues e njohės astronomikė tė jashtėzakonshėm dhe tė pasur me njohuri tė pėrparuara matematike. Dhe nėse ata kanė menduar se kalendari nuk duhej tė shkruhej pėrtej vitit 2012, duhet tė ketė pasur ndonjė arsye. Kjo ēėshtje e ka tėrhequr kaq shumė vėmendjen e publikut, sa edhe NASA ka njė sektor qė i dedikohet teorisė sė fundit tė botės.

    Ndonėse referimet pėr kėtė ishin vendosur mbi pllakėn e gurit tė gjetur nė Tortuguero, Meksikėn jugore nė vitet ’60, pak ditė mė parė nė tempullin e Comalcalcos u gjet njė tjetėr pllakė, e groposur thellė nė dhomėn sekrete tė tij, e cila mbante tė njėjtat shifra qė parashikonin fundin e botės. Sipas njė pėrshkrimi nė pllakat e gurit, njė zot i tmerrshėm lufte i Majave do tė zbresė nga qielli nė kėtė ditė. Pllaka e dytė daton e gdhendur 1300 vjet mė parė dhe tani po mbahet nė Institutin Nacional tė Antropologjisė dhe Historisė nė Meksikė. Fakti se faqja e pllakės ishte mbuluar me njė lloj stukoje, gjė qė tregon se data ėshtė mbajtur sekrete dhe pėr vetė popullin Maja qė vizitonte tempullin, ka shtuar akoma mė shumė frikėn pėr fundin e botės. Mijėra amerikanė po telefonojnė NASA-n, duke e pyetur nėse duhet tė vrasin veten pėrpara kėsaj dite. Shkencėtarėt thonė se nuk ka njė kėrcėnim tė vėrtetė nė horizont, ndėrsa ekspertėt e majave nuk e mohojnė rėndėsinė e kalendarit tė kėtij fisi, por thonė se shifrat e tij mund tė jenė keqinterpretuar.

    Kalendari

    Kalendari Maja fillon nė vitin 3 114 para erės sonė. Civilizimi Maja besonte se ai pėrfaqėson “rendin aktual tė botės” dhe ai vazhdon nė 144 000 cikle ditore (pak mė shumė se 394 vjet), tė njohur secili prej tyre si baktunė. Baktuni 13 (njė numėr i shenjtė pėr Majat) pėrfundon me solsticin dimėror tė 2012-s, mė 21 dhjetor. Pas kėsaj date, ‘Cikli i madh’ pėrfundon dhe sekuenca e kalendarit ndėrpritet.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 01:40