BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shtyhet pėr njė javė pėrzgjedhja e pėrfituesve tė qirasė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    09062009

    Buzqeshje Shtyhet pėr njė javė pėrzgjedhja e pėrfituesve tė qirasė

    Mesazh nga Vizitor

    Shtyhet pėr njė javė pėrzgjedhja e pėrfituesve tė qirasė F.0609142158567_m

    Drejtuesit e Komunės sė Mitrovicės e kanė shtyrė edhe njė javė afatin e pėrzgjedhjes pėrfundimtare tė pėrfituesve tė qirasė nė vlerė prej 100 euro pėr banorėt e veriut tė Mitrovicės, tė cilėt qė dhjetė vjet janė duke jetuar me qira nė jug tė Mitrovicės si dhe nė qytetet tjera tė Kosovės.

    Nėnkryetari i komunės sė Mitrovicės, Ismajl Smakiqi, tha se kjo ėshtė bėrė me qėllimin e vetėm qė lista pėrfundimtare e pėrfituesve tė jetė sa mė reale, duke pasur parasysh vėshtirėsitė nė verifikimin e tė gjitha rasteve njė nga njė sa i pėrket pėrmbushjes sė kritereve.

    Nė kėtė kontekst, drejtuesit komunalė kanė formuar njė komision tė pėrbashkėt me pėrfaqėsuesit e lagjeve tė veriut, tė cilėt gjatė javės nė vazhdim do t’i shqyrtojnė tė gjitha aplikacionet.

    “Ne sė bashku me pėrfaqėsuesit e lagjeve tė veriut, tė cilėt mė se miri kanė njohuri pėr fqinjėt e tyre, do t’i shqyrtojmė tė gjitha rastet, nė mėnyrė qė tė mos mbes jashtė liste ndonjė rast qė i plotėson kriteret”, tha Smakqi.

    Pėrveē pėrfaqėsuesve tė lagjeve, ai fton edhe tė gjithė banorėt qė kanė njohuri pėr kėto raste qė tė kontribuojnė nė mėnyrė qė tė arrihet njė pėrzgjedhje sa mė korrekte.

    Ndryshe, drejtori i Drejtorisė sė Administratės nė Komunėn e Mitrovicės, Abdullah Bejtullahu, njė nga anėtarėt e komisionit pėr pėrzgjedhjen e pėrfituesve tė qirasė, sqaroi se nė konkursin e rregullt kanė aplikuar 432 banorė, ndėrsa lista e pėrfituesve tė mundshėm ka dalur me 280 pėrfitues.

    Ai sqaroi se me 360 mijė euro tė ndara nga Qeveria e Kosovės do t’u paguhet qiraja 300 familjeve tė veriut pėr njė vit, ndėrsa pėr pėrzgjedhjen e pėrfituesve ėshtė duke u punuar bashkėrisht me qytetarėt e veriut, me tė cilėt do tė shqyrtohen rastet dhe do tė shkėmbehen informatat pėr rastet e mundshme qė janė nė listė dhe qė i kanė shitur pronat nė veri, mirėpo qė komisioni nuk ka mundur t’i verifikoj.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:16