BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ne 100-vjetorin e Pavaresise, Turqia na ripushton...nga ekranet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    08022012

    Buzqeshje Ne 100-vjetorin e Pavaresise, Turqia na ripushton...nga ekranet!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    “Pushtuesit” e vitit 2012 mbajnė emrat “Gymysh” e Mehmet, “Xhanan”, “Ezel”, “Menekshe e Halil” e deri edhe Sulejman. E kush do ta kishte imagjinuar qė kur po mbushim nje shekull liri prej Perandorisė Osmane, turqit tė na ktheheshin sėrish! Populli shqiptar gjendet para njė pushtimi tjetėr nga Turqia, pikėrisht nė vitin, kur festojmė jubileun e 100-vjetorit tė Pavarėsisė... Njė kontradiktė, qė duket edhe si njė lloj ndėshkimi pėr tė vazhduar ende tė jetojmė me “hijen” otomane. Kėtė herė nuk bėhet mė fjalė pėr sundim tė territoreve pėrmes uhtrive, por si armė mjaftojnė thjesht ekranet e stacioneve televizive me telefilmat e telenovelat qė vijnė nga ish-Perandoria qė na mbajti nėn sundim. S’bėhet fjalė mė pėr pashallarė, ndonėse dy prej tyre tė kujtojnė Sulltan Mehmetin, apo Sulejman

    Pashėn.... “Pushtuesit” e vitit 2012 mbajnė emrat “Gymysh” e Mehmet, “Xhanan”, “Ezel”, “Menekshe e Halil” dhe Sulejman, i cili vjen nė sajė tė njė telefilmi, qė tė sjell nė mendje akoma periudhėn e luftės. Janė tė paktėn pesė prodhime turke, qė kanė nisur tė bėjnė pėr vete shqiptarėt, tė cilėt duken tė dorėzuar pėrpara “valės” sė dhunshme, me tė cilėn ka hyrė papritmas sėrish Turqia me historitė e saj, nėpėr shtėpitė e tyre.

    Praktikisht nė vendin tonė ka hyrė njė modė e re turke. Disa madje kanė filluar t’u vendosin emrat fėmijėve, pikėrisht si ata tė personazheve tė telenovelave. Kurse disa tė tjerė kanė nisur tė gjejnė edhe ngjashmėri me aktorėt, apo tė frymėzohen prej roleve tė tyre pėr jetėn reale, meqė ka shumė ngjashmėri me problematikat shqiptare. Jo tė paktė janė edhe ata, tė cilėt kanė pėrfituar qė pas italishtes, apo spanjishtes tė mėsuar nga ndjekja e ethshme e telenovelave, tani tė fillojnė tė pėrvetėsojnė turqishten. Me siguri qė gjithēka do ta kenė mė tė lehtė, duke parė se disa fjalė janė tė ngjashme me gjuhėn tonė. Janė pikėrisht ato, qė na kanė kanė lėnė turqit si “kujtim”, gjatė pushtimit.

    Dikur ishte moda e prodhimeve amerikano-latine, por pasi u velėn me telenovela nga Meksika, Brazili e Venezuela, televizionet private shqiptare kanė menduar tė hedhin vėshtrimin mė afėr. Me atė qė ofron Italia, ndoshta s’kanė pasur shumė sukses, pėrderisa teleshikuesit kanė mundur t’i shikojnė serialėt e atjeshėm mė nė avancė, direkt nėpėr televizionet italiane. Kėshtu qė duket se ka realizuar mė e goditur dhe e suksesshme zgjedhja pėr t’iu drejtuar tregut filmik turk, qė sė fundi ka mundur tė ēajė e tė bėjė kėrdinė nė tė gjithė Ballkanin. Mirėpo ja qė ky fenomen, nė vendin tonė tingėllon si njė pushtim tjetėr, natyrisht mė i butė se ai i pėrpara 100 viteve. Por kėsaj radhe nuk ka Skėnderbe qė t’i ndalė...
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 9/5/2024, 19:44