BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 Kuriozitete!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 Kuriozitete!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/2/2012, 14:46

    10 Kuriozitete! Images

    Mund tė pėrkufizohet ndryshe si ‘artistja nėnujore’ dhe nė fakt asnjė term unik nuk mund t’i shkonte mė mirė pėr shtat aktiviteteve tė saj tė preferuara.

    Artistja nėnujore
    Mund tė pėrkufizohet ndryshe si ‘artistja nėnujore’ dhe nė fakt asnjė term unik nuk mund t’i shkonte mė mirė pėr shtat aktiviteteve tė saj tė preferuara. Bėn pa u lodhur zhytje deri nė 25 metėr thellėsi duke pikturur ēfarė e rrethon, pėrfshirė peshq, faunė, delfinė ēdo gjė qė ka pėrreth. Teknika e veēantė e kėsaj piktoreje tė ēuditshme parisiane, qė quhet Malvina, ka tė bėjė me praktikimin e njė vaji tė veēantė mbi telajo. Si njė ilustruese dhe specialiste e arteve monumentale, Malvina, ėshtė mė se e pasionuar pėr artet ujore falė pasiont tė vjetėr qė ka pėr detin dhe harmonisė qė zbulon. Ėshtė gjithēka qė kėrkon tė sjellė pėrmes veprave tė saj…

    Tradita e ēuditshme indoneziane
    Jemi nė Indonezi dhe kėta majmunė tė ēuditshėm, janė nė fakt studentė qė kanė filluar tė kėrcejnė me maska nė fytyrė. Nuk bėhet fjalė pėr recitime por pėr njė dancė indoneziane nė nder tė majmunėve, duke e konsideruar si tė shenjtė, sepse sipas lengjendės ndihmon nė largimin e shpirtrave tė kėqinj. Pėr hir tė traditės djemtė duhet tė kapen me njėri tjetrin, tė kėrcejnė edhe krah pėr krahu duke imituar kėshtu paraardhės tė tjerė me njė zile qė bėn pak a shumė: “ciak ciak ciak”. Dikur tradita zhvillohej natėn, fshehurazi. Sot bėhet ditėn, aty ku fotografėt dhe turistėt argėtohen pa masė.

    Pakujdesia qė shkatėrroi
    Ėshtė koha e rregullimeve dhe restaurimeve pėr “The Dreamer”. Ėshtė pikėrisht vepra dhe puna mė e bukur e skulptorit argjentinas Pepe Ozan. Artisti e ka realizuar kėtė kryevepėr nė 2005-ėn, nė bashkėpunim me skulptorė tė tjerė. E konceptuar mbi ide psikologjike tė gjumit dhe ėndrrės, vepra ka provokuar reagime dhe polemika pak tė ekzagjeruara. Gjatė kohės sė ekspozimit tė saj, njė kalimtar qė me sa duket ishte tepėr entuziast u rrotullua duke u ulur me shumė rehat, sikur tė ishte njė stol.

    Ēuditė e rrugėve tė Parisit
    Dikush mund tė jetė ‘futur’ nė ēimentot e rrugėve tė Parisit. Nė tė vėrtetė kėto kėmbė nuk janė veēse skulptura druri tė mbushura me rėrė dhe me xhinse e kėpucė tė vėrteta. Veprat e artit, ato origjinale, janė shfaqur prillin e kaluar nė kryeqytetin francez me rastin e njė manifestimi nė nder tė Tubin Taxin. Taksat pėr tranzicionin financiar, tė propozuara nga lėvizjet qė i bashkėngjiten ‘World social forum’, shoqėrisė vjetore sipas sė cilės kėrkohen zgjidhje pėr njė globalizim me alternative,- duhet tė shėrbejė pėr tė zvogėluar spekullimet financiare tė individėve nėpėr botė.

    Sfera gjigante
    Pėr tė mbėshtetur ēėshtjet e tyre, aktivistėt shpikin nga tė githa mėnyrat, duke shfrytėzuar shpesh herė aftėsite e tyre profesionale si Arnd Drossel, artist e piktor gjerman, qė ka ndėrtuar njė sferė prej 120 kg duke ndėrthurur 250 tela ēeliku. Dhe sikur e gjithė kjo s’do tė mjaftonte, ai hyn vetė nė sferėn metalike duke ecur e lėvizur si njė ketėr, e duke i bėrė tė gjithė kurioz. Mė 11 prill ndėrmori njė ecje mbi 300 km nė Gjermani. Drossel ideoi kėtė demonstrim pėr tė tėrhequr vėmendjen e medias dhe tė publikut, si njė mbėshtetje pėr ata qė vuajnė nga problemet mendore.

    Veprat dimensionale
    Tė gjithė ne, qė fėmijė, kemi blerė njė kaush me akullore, qė mė pas e linim tė rrėzohej ose e hidhnim nė trotuar pa e vrarė shumė mendjen. Pronari i veprės ‘Kaushi i hedhur mbi ēati’ i Neumarkt Galerie tė Koeln duhet tė ishte rritur ca……
    Skulptori hollandes Coosje Van Bruggen ka bashkėpunuar me kolegen Claes Oldenburgt e veprės ‘Gjilpėr, pe dhe fill’ tė Piazzale Cadorna, nė Milano. Dy artistėt janė pėrfaqėsuesit mė tė famshėm tė tė ashtuquajturės “Skulptura me rrugė tė gjera”, e quajtur kėshtu pėr shkak tė dimensioneve tė veprės. Inspiruar nga objektet e jetės sė pėrditshme, tė paraqitura nė dimensione gjigante, qė shpesh duket sikur duan tė sfidojnė forcėn e gravitetit.

    Martesat dimėrore
    Nė qytetin e Ribnovės, nė Bullgari, martohen vetėm nė dimėr. Tė martuarit e racės ‘Pomak’ celebrohen ekskluzivisht mes nėntorit dhe shkurtit, nė vazhdėn e njė rituali qė zgjat ēdo ditė. Nė vigjilje tė ceremonisė, tė sapomartuarit pėrshėndeten, nė formėn e njė rituali, nga fėmijė tė vegjėl qė shkėlqejnė vijėn e qytetit me pishtarėt e tyre. Ditėn tjetėr, burri dhe gruaja bėjnė kėrcimin tradicional, nė tė cilin marrin pjesė tė gjitha familjet e qytetit. Para ceremonisė sė vėrtetė, nusja ėshte e lyer me njė krem tė bardhė sipėr tė cilit vihen shumė ngjyra. Jashtė tė ftuait presin nusen, dhe mė pas e pėrcjellin atė pėr nė shtėpinė e re duke i uruar lumturi nė jetė.

    Lodrat e reja tė detit
    Dimri, pėr ata qė dashurojnė detin (dhe s’mund t’ia lejojnė vetes pushime jashtė stinės) ėshtė njė vuajtje e vėrtetė pa zhytje nė ujė, edhe pse ka nga ata qė nuk tremben nga i ftohti). Por ēfarė kanė shpikur nė Kinė pėr tė luajtur nė ujė e pėr tė mos ngrirė nga i ftohti? Topa tė mėdhenj transparent me tė cilėt mund tė luash e tė rrotullohesh nė ujė ….pa u lagur fare. Shpikja e re ėshtė menduar, mbi tė gjitha, pėr turistėt qė rriten pa masė nė Kinė, sė bashku me Indinė dhe Malin e Zi. Janė kėto vendet ku sektori turistik ėshtė nė rritje tė shpejtė.

    Skena e ardhshme e James Bond
    E vėshtirė qė mos tė hapėsh sytė pėrpara njė skene tė tillė: Irisi i njė syri notues super tė madh hapet pėrpara njė skene tė tillė dhe tregon njė grup artistėsh tė cilėt luajnė ‘Tosken’ e Giacomo Puēini. Nė sfond ėshtė liqeni i Kostancės nė perėndim tė Bregenz tė Austrisė. Ėshtė ajo qė kanė mundur tė admirojnė spektatorėt e festivalit tė Bregenz, me rastin e tė cilės paraqitet ēdo vit njė shfaqje e ndryshme. ‘Lokejshen’ ėshtė njė skenė e zhytur nėn ujė. Thuhet se kjo skenė ėshtė zgjedhur pėr tė luajtur filmin e ardhshėm tė James Bond.

    Udhėtimi molekular
    Artisti Nike Savvas po bėn rregullimet e fundit tė veprės sė tij ‘Atomc, Full of Love, Full of Wonder’ e ekspozuar nė galerinė e arteve tė Sidneit nė Australi. Instalimi pėrbėhet nga toptha tė ngjyrosur me shumė fije neiloni qė fillojnė tė dridhen nėse ndizen dymbėdhjetė ventilatorė tė fuqishėm. Resultati i kėsaj ėshtė njė ‘det’ me atome tė ngjyrosura qė i dhurojnė spektatorit njė udhėtim jo shkencor, magjepsės, tė strukturės molekulare. Pėr realizimin e kėsaj vepre artisti australian ėshtė impenjuar mė shumė se dhjetė ditė. Udhėtimi i veprės mė kurioze tė artit kontemporan ndodhet pikėrisht kėtu. /shqip/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 02:41