BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 kuriozitete mbi Titanikun!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 kuriozitete mbi Titanikun!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/4/2012, 17:13

    10 kuriozitete mbi Titanikun! Images

    Ne 15 prill 2012, do te mbushet fiks nje shekull qe nga mbytja e Titanikut, qe me fatin e tij tragjik qe ne udhetimin e pare ne det eshte shnderruar ne anijen me te njohur te historise.

    Tragjedia qe i mori jeten me shume se 1 500 personave ka terhequr vazhdimisht vemendjen njerezore, e cila e ka nxjerre transoqeanikun nga varri i tij ne fundin e Atlantikut, per ta perjetesuar ne filma, libra apo dokumentare te shumte.

    Megjithate, disa aspekte e detaje te anijes dhe 15 prillit te 100 viteve me pare i kane shpetuar pothuajse gjithmone vemendjes. Keto jane dhjete gjera qe njihen shume pak rreth Titanikut.

    - Ne mbremjen e 14 prillit, kur anija goditi nje akullnaje, udhetareve te klasit te pare iu sherbye nje darke qe perfshinte stridhe (nje lloj kermilli deti), salmon i zjere, fileto viēi, qengj me salce dhe nenexhik, ēokollate e shkrire dhe buding. Secila pjate shoqerohet me nje lloj te ndryshme vere, pijesh alkoolike dhe puro apo cigare te shtrenjta.

    - Titaniku kishte te perditshmen e tij ne bord, “The Atlantic Daily Bulletin”, i cili perfshinte lajmet me te fundit nga bursa, rezultatet e garave te kuajve apo thashethemet e shoqerise se larte. Te gjitha informacionet transferoheshin per t’u shtypur me pas ne anije nepermjet telegrafit.

    - Anija me e madhe ndertuar ndonjehere ne kohen e mbytjes ishte e pajisur me shume lukse, perfshi banjo turke, librari, nje dhome skuoshi apo pishine me uje te ngrohte. Titaniku kishte edhe nje salle kirurgjie, i pajisur me mjete per operacione te nderlikuara.

    - Ndersa ne bordin e anijes ndodheshin disa prej personave me te pasur e te njohur ne bote, ne te kishte edhe dy mungesa te rendesishme. Financieri J.P. Morgan dhe ēokollatberesi i famshem, Milton S. Hershey, gjithashtu kishin prere bileta, por anuluan ne momentin e fundit.

    - Me pak se nje muaj nga mbytja, aktorja Dorothy Gibson, nje e mbijetuar e Titanikut, ishte protagoniste ne filmin pa ze “E shpetuar nga Titaniku”, ne te cilin pershkronte historine e saj personale. Ky ishte filmi i pare, nga dhjetera qe do te pasonin rreth anijes.

    - Shume gjera nga Titaniku vazhdojne te mbijetojne. Muzeu i Titanikut ne Boston, me i madhi i dedikuar tragjedise, ka nje koleksion te rralle, qe perfshin varkat e shpetimit, komardaret, flamurin britanik te vendosur mbi anije, menu nga darka, nje qilim te shtruar ne klasin e pare, letra dhe kartolina te marra me vete ne bord dhe nje kembane te vendosur ne uren e anijes.

    - Sipas britanikes “Mirror”, violina qe i perkiste kryemuzikantit te bere te famshem se udhehoqi grupin e tij ne kuverte me ritme gazmore deri ne minutat e fundit perpara mbytjes, eshte gjetur rishtas. Testimet e nevojshme po realizohen per te verifikuar kete pretendim dhe nese do te rezultoje i vertete, violina e marre nga fundi i detit mund te kete nje vlere prej dhjetera miliona dollaresh.

    - Ish-shtepia e nje prej te mbijetuarve me te njohur te Titanikut, ne Denver, eshte shnderruar ne nje muze. Behet fjale per shtepine e Margaret Braun, e bere e famshme pas tragjedise si “e pambytshmja Moli Braun”. Ne filmin e interpretuar nga Di Caprio dhe Winslet, ajo eshte gruaja e vetme qe lufton me nje marinar dhe ne fund ia del mbane te ktheje nje varke, per te marre te mbijetuarit ne det, duke shpetuar edhe heroinen e filmit, Rose. Pak e dine, por kjo eshte nje histori e vertete.

    - E mbijetuara e fundit e Titanikut nderroi jete ne vitin 2009. Millvana Dean ishte vetem nente vjeē ne momentin e tragjedise. Ajo nderroi jete ne moshen 106-vjeēare ne nje azil, disa muaj pasi Di Caprio dhe Winslet rane dakord te paguanin shpenzimet per trajtimin e saj.

    - Shume burime pretendojne se banda e muzikanteve te famshem luajti si kenge te fundit ne ēastet e fundit te anijes mbi uje kengen “Afrohu o Zot tek une”. Megjithate, Harold Bride, i vetmi i mbijetuar nga banda muzikore, ne nje interviste per “New York Times” ne vitin 1912, zbuloi se kenga e fundit kishte gjene marshi “i Vjeshtes”.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 21:18