BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė ditė kur do tė vish Ti, unė nuk do tė jem mė nė kėtė botė !

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Njė ditė kur do tė vish Ti, unė nuk do tė jem mė nė kėtė botė !

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/2/2012, 10:23

    Njė ditė kur do tė vish Ti, unė nuk do tė jem mė nė kėtė botė !  Balada-diaspora

    Baladė nga diaspora

    Nė mėrgim do tė jeni tė trishtuar, tė pėrbuzuar, tė nėnēmuar dhe tė shkelur e tė ofenduar, tė pėrplasur nė heshtje e tė harruar, duke bredhur metropoleve tė Europės. Pa e njoftė kend dhe pa ju njohur askush, nė lokomativėn zėmadhe tė Europės. As malli e as loti s’do t’ju lėrė tė vdisni! As shtėpia e huaj s’do tė ju shprehė ngushllime dhe nuk do te ju ngrohė kurrė.

    Nė pasditėn e mesit tė qershorit te vitit 1999, pas njė pėrgaditje tė vogėl, u nisėm me voglushin tim (Valonin), nga Gjermania pėr nė Kosovė. Duhej tė kalonim disa shtete (Zvicrėn, Italinė, Shqipėrinė), pėr tė arritur deri nė vendlindjen e Atdheut tonė tė shenjtė, nė Shipashticėn e Epėrme, Komuna e Dardanės-Kosovė.

    Rrugėtimi ishte i gjatė por edhe shumė i bukur sepse e kishte njė qėllim tė pėrmallshėm e tė shenjtė. Zogjtė me cicėrrimat e tyre tė bukura ia shtonin gjallėrinė fshatit tim tė lindjes dhe tėrė Kosovės sonė. Gjelbėrimi dhe cicėrrimat e zogjėve e thenin monotoninė e heshtjes sė pėrmallshme. Desha t’iu thėrrisja tė mė varrosnin nė varret e fshatit, tek lulet e pranverės, jo largė lumit tė fshatit, sepse isha i sigurtė se nė agim sėrish do tė ringjallesha qė tė mbes nė greminen e gėzimeve tė pėrmallura.

    Mbėrritėm nė mbrėmje dhe kur hymė nė oborr me djalin tim, shkelnim sė bashku fijet e barit si margaritarė qė ishin rritur nė oborr. Isha i lodhur dhe i rraskapitur nga rruga dhe ndarja e gjatė malli e mėrgimi nė diasporė. Dhe kur hyra nė oborr, ecja po si tė isha ndonjė i huaj, apo si ndonjė mysafir i paftuar. Pra, thėnė shkurt e shqip, ata qė ma kishin robėruar, plaēkitur, gllabėruar dhe vrarė vendlindjen, ma kishin ndaluar shumė vjet edhe kthimin tim nė Atdheun e bekuar nga Zoti, atje ku shndrit dielli mė i bukur nė botė. Derisa malli dhe dhembja pėrsėri mė shtynė qė tė kthehem sėrish nė Kosovė. Po, pėrsėri e ndjeja veten tė pasur, pas njė lodhjeje tė ėndshme e tė kėndshme dhe i rraskapitur rreth barit tė njomė qė ishte rritur nė oborr dhe para pragut tė shtėpisė.

    Njėqind metra larg shtėpisė sime, ndodhej pėrroi freskues i cili dikur kishte gurgulluar ēdo pranverė. Pasuritė e fshatit, lajdhitė dhe shkozat ishin rritur e kishin filluar tė lulėzonin. Mė dukej sikur nė atė heshtje tė madhe e tė dhembshme tė muzgut, tė gjitha gjėrat qė na rrethonin, orvateshin tė na preknin, tė na pėqafonin dhe tė na uronin mirėseardhje nė vatrėn tonė. Shtėpia qė dikur shėndriste dhe gumėzhonte nga zėrat e ėmbėl tė fėmijėve, tani ishte mbėshtjellur me pluhurin e boshatisjes, tė ndjekjeve serbe e ikjes shqiptare, por jo edhe tė dorėzimit para qėndresės sonė e tė fatit tė hidhur.

    Po, pėrsėri u bėra fėmijė, fėmijė i vogėl, si ai fėmija qė dikur luaja me lodra nė oborr. Tani e kuptova se tėrė jetėn isha i pėrbuzuar dhe i nėnēmuar, jo vetėm unė, por tė gjithė shqipėtarėt qė mendonin ndryshe. Tani orvatesha ta gjej atė ngushllimin e vjetėr. Po nuk di ēka gjeta, dhe ēka pashė. Shtėpitė ishin tė shkatėrruara, ndėrsa populli mendonte tė ikte nga Kosova, tė emigronte qė kafshatėn e bukės familjes t’ia siguronte. Njerėzit nė Kosovė e ndjenin veten tė lodhur e tė rraskapitur nga jeta e vėshtirė, nga dhuna e presioni qė kishte ushtruar regjimi barbar serb. Populli i Kosovės, jetėn e pėrfytyronte si njė dardhė, qė vetėm duhet zgjatur dorėn pėr ta kapur. Kėshtu kishte ndodhur me bashkėfshatarėt e mij, ndėrsa mue dhe shumė tė tjerėve, nė mėnyrė shumė mizore n e kishin mbyllur kėtė udhė.
    Kėshtu po mendoja atė mbrėmje pėrrallore pėrpara gėrmadhave tė shtėpisė shekullore e prindėrore, kur dikurė nė oborr dėgjoja zėrin e njeriut, e sot, e sot, heshtje mordi. Prita njė kohė tė gjatė tė mė ofrohej dikush, ndonjė shpirt i pikėlluar, por pėrveē ndienjave tė zjarrta e tė rrahurave tė zemrės sime, nuk dėgjoja asgjė. Mendja mė thonte se dikush po mė therret: Ej ti, eja e afrohu, kushdo qė tė jesh! Dėgjova zėrin tim, psherėtimė e njė shpirti tė trazuar. Kam shumė mallė e dhembje dhe do ta pranoja bisedėn kushdo qė t mė paraqitet, dhe kushdo qė tė mė tregojė se ēka ka ndodhur nė atė vend tė bekuar, fshatin tim, tė strukur nė njė cep tė Kosovės Dardane. Nga shtėpia tingėllonte zėri i ėmbėl i njė balade: A pronon ti tė flasėsh me njerėz tė vdekur?

    Eheeej! Pakė ēaste mbeta i stepur, i shtangur, i mpirė, i shastisur, i harlisur, i hutuar, dhe ca dridhje ma kapluan trupin e nga balli mė pikonin djersėt. Mendoja se kush po mė fliste tani, me kend po bisedoja! Ndoshta ishte zėri i babait tim, apo i nėnės sime, e cila kishte vdekur vite mė pare. Ndjesė paste! Dhe pas ca minutave unė thirra: Nėna ime e dashur, a jeni ju!

    Ajo mu pėrgjegj: -Pėrse s’beson kur mė njeh, duke shtuar: Ende nuk e di qė jam e vdekur? Por kufijtė nė mes tė vdekurve dhe tė gjallėve nuk janė gjithėnjė tė pa kalueshėm. A e mban mend verėn time tė fundit, kur unė isha e sėmurė, e paaftė tė lėvizja, e ti mė merrje pėr dore dhe mė shetitje? E mabn mend kur nė oborr uleshim sė bashku nen hijėn e Arrės, kur dilnin edhe nė fushė, ku unė kisha derdhur shumė energji, shumė djersė dhe shumė mundė e shumė dhe shumė e shumė…?

    A tė kujtohet kur ti vije prej shkolle e unė punoja punėt e pėrditshme tė shtėpisė, dhe kur unė kaloja pragun e shtėpisė ti mė thoje: Ti po mė sheh, por ju ikėt pa e kuptuar se bota e huaj nuk do t’ju pranojė, nuk do tė bėher kurrė e juaja! Nėnė, edhe ti mendon pėr mua kėshtu? S’do tė tė flisja fare nė kėto ēaste pėrmallimi e mallėngjimi sikur tė pandehja vet-vehten mėkatar. Nėnė, oj nėnė! Unė po jetoj, por mua ma rrėmbyen dashurinė ndaj vajzės, dhe dashurinė ndaj atdheut e varreve tė tė parėve dhe vendlindjes sime tė shtrenjtė. Njė ditė do tė vijė, por s’dihet se kurė? Se dij, biro, ma ktheu nėna ime e bukur si zanė mali dhe e shtrenjtė si njė dritė Parajse: Nuk mund tė tė them asgjė, por njė ditė kur do tė vish Ti, unė nuk do tė jem!

    /Marrė nga BotaSot/

      Ora ėshtė 26/4/2024, 23:54