BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rovena Dilo: Pėr dashurinė nuk mjafton njė ditė nė kalendar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rovena Dilo: Pėr dashurinė nuk mjafton njė ditė nė kalendar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/2/2012, 15:28

    Rovena Dilo: Pėr dashurinė nuk mjafton njė ditė nė kalendar! 000016

    Kėngėtarja e mirėnjohur flet pėr ndjenjat, nė njė intervistė kryekėput pėr dashurinė. Si e gjen ky Shėn Valentin Rovena Dilon, dhe projektet muzikore pėr dy kėngė tė reja.

    Shigjeta e Kupidit ka qėlluar nė shenjė edhe pėr tė! Ndonėse kundėr rrymės dhe me pėrqasje tėrėsisht jo konvencionale, pėr kėngėtaren e njohur tė skenės shqiptare duket se vetėm njė ditė nė kalendar nuk mjafton pėr tė shprehur dashurinė.

    Dhe nė kėtė pikė e ka fjalėn pėr festėn e Shėn Valentinit. Atmosfera e zhurmshme, me gjallėri njerėzish nėpėr rrugėt e kryeqytetit, mbushur me ngjyra e trėndafila tė kuq, “infekton” ēdokėnd, pėrfshi edhe vetė Rovena Dilon.

    Me gjithė dėshirėn pėr tė mos i kthyer ndjenjat nė kryefjalėn e ditės sė 14 shkurtit, e cila nuk do tė mjaftonte pėr t’u ndier e plotėsuar shpirtėrisht, kėngėtarja preferon tė tjera forma tė tė festuarit, jo shumė larg klisheve, por qė e plotėsojnė, sidomos kur pranė ka njerėzit e duhur. Me bashkėshortin e saj, Florin, kanė menduar njė alternativė mė praktike, tė festojnė me miqtė e afėrt, ndėrsa ndjenjat qė mėshirojnė plotėsimin shpirtėror dhe atė fizik ngjan se i rezervojnė vetėm pėr njėri-tjetrin.

    Kėtė herė, Rovena ka preferuar tė flasė mirėfilli pėr to, sipas mėnyrės sė saj, diku e rezervuar nė detaje tė jetės private, e herė tė tjera e mbushur me dėshirė pėr tė rrėfyer pėr dashurinė, qė prej vitesh po pėrjeton me ish-futbollistin e njohur, Florian Riza.

    Intervistoi: Ermira Isufaj

    Rovena, a ėshtė Shėn Valentini pėr ju njė festė e vėrtetė pėr dashurinė?

    Mendoj se dashuria ėshtė njė fjalė shumė e madhe, qė pėrfaqėson ndjenjėn mė tė madhe. Njė ditė nė kalendar ėshtė tepėr pak. Shpesh, Shėn Valentini mė ngjan si njė kambanė e vogėl qė bie vetėm njė herė nė kishėn e pamat tė dashurisė. Besoj se dashuria ėshtė vetė e vėrteta, dhe pėr kėtė i duhen tė gjitha ditėt.

    Ka ditė tė shėnuara nė jetėn tuaj?

    Ka data tė shėnuara, qė janė mjaft tė rėndėsishme nė jetėn time. Ditėlindjet, ditėt pėrkujtimore, festat kombėtare. Por, kam pėrshtypjen se Shėn Valentini nuk ėshtė njė prej tyre. Kjo festė mė tepėr mė ngjan me njė panair ngjyrash tė kuqe. Gjithsesi, duke qenė njė festė mė tepėr, njė ditė me motivin e fortė pėr t’u gėzuar, e respektoj.

    Pra, pėr ju dashuria nuk mund tė konturohet vetėm nė njė datė specifike?

    Do tė ishte absurde. Vetė fjala kontur ėshtė kaq e vogėl dhe e brishtė. Dashuria pėr mua ėshtė gjithēka, ėshtė vetė ekzistenca. Prandaj, me zemėrgjerėsi, i pranon tė gjitha, edhe festat e vogla.

    Megjithatė, njė festė e tillė, a ju motivon drejt njė organizmi mė special tė ditės suaj?

    Kjo po qė mė ndodh. E gjej veten bashkė me Florin, duke menduar se ku do tė shkojmė pėr njė drekė o njė darkė. Atmosfera e pėrgjithshme “tė infekton” nė njė mėnyrė apo njė tjetėr. Kėtė vit kemi menduar tė drekojmė me miqtė tanė, jemi tė ftuar, por mė shumė pėr t’u mbledhur sesa pėr tė festuar dashurinė (qesh).

    Ėshtė Shėn Valentini njė rast pėr tė “rivlerėsuar” raportin me partnerin?

    Dashuria pėr partnerin mund tė rivlerėsohet nė mijėra mėnyra, s’ka pse tė varet nga njė ditė e shėnuar nė kalendar. Tė shprehėsh dashurinė, ėshtė gjithmonė bukur, pse jo edhe nė njė ditė tė veēantė dhe speciale siē ėshtė Dita e tė dashuruarve.

    Gjithsesi, “Shėn Valentini” mbetet njė festė relativisht e vonė pėr shqiptarėt, apo jo?

    Besoj se shqiptarėt kanė pasur shumė mungesa mė jetike ndėr vite. Ndoshta u mungonte liria pėr tė dashuruar me gjithė shpirt. Por, festa kaherė ka pasur me bollėk.

    Po pėr ju si ka ardhur kjo festė pėr herė tė parė?

    Nė mėnyrė shumė romantike, nėpėrmjet vargjeve tė kėngės sė Ofelisė: “Shėn Valentinin nesėr do kremtoj, dhe ngrihem nė mėngjes…”. Asokohe, isha gati e marrosur pas Shekspirit, dhe gjithēka qė zbuloja prej tij mė dukej mrekulli.

    Megjithatė, ndoshta pėr dashurinė mė thjesht mund tė kėndohet…

    Nuk ėshtė komode tė flasėsh pėr dashurinė, ėshtė mė lehtė ndoshta t’i kėndosh asaj. Kėnga dhe meloditė janė mė universale. Ndėrsa, fjala dhe bisedat janė mė private. Sigurisht, nuk ke dėshirė t’i ndash me kėdo.

    Rovena, cili do tė ishte Shėn Valentini ideal pėr ju?

    Duket si klishe, por do doja tė endesha me Florin rrugėve tė Parisit dhe pastaj tė drekoja nė Costes, vendi magjik pėr kėtė ditė.

    Po flasim pėr dashurinė, Shėn Valentinin, po Flori ēfarė ėshtė pėr ju?

    Flori pėr mua ėshtė mbėshtetje, por kryesorja ėshtė frymėzimi pėr tė qenė e lumtur dhe e dashuruar.

    Dashuria tjetėr pėr ju, muzika. Ē’ndodh me tė kėto kohė?

    Ėshtė njė periudhė qetėsie… Por, kjo do tė mė shėrbejė pėr tė reflektuar dhe pėr t’u bėrė gati. Kam dy projekte pėr kėngė tė reja, sė shpejti do tė finalizohen dhe ato.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:14