BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Per nje kujtese te forte!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Per nje kujtese te forte!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/2/2012, 12:51

    Per nje kujtese te forte! Images

    Mė poshtė mund tė lexoni shtatė mėnyra tė thjeshta pėr tė forcuar kujtesėn tuaj me pak sforco. Gjithēka ėshtė vėrtetuar shkencėrisht. Ushtrimet janė shumė tė lehta, mjafton tė keni dėshirė dhe kohė.

    Shkruani
    Njė prej mekanizmave kryesorė tė kujtesės ėshtė e ashtuquajtura kujtesa e punės. Kjo gjė konsiston nė aftėsinė e tė imagjinuarit dhe tė ndryshuarit pėrkohėsisht tė informacioneve, si dhe lidhjes mes perceptimit dhe veprimit tė kontrolluar. Njė kujtesė pune efikase ndihmon pėr tė mėsuar, pėr tė bėrė plane dhe pėr tė logjikuar mė mirė. Njė mėnyrė tjetėr pėr rritur aftėsinė e kujtesės sė punės ėshtė edhe tė shkruarit.’

    Kėshtu, dy ose tri herė nė javė mund tė uleni nė tavolinė dhe tė shkruani pėr 20 minuta ngjarjet e bukura ose tė hidhura qė ju kanė ndodhur. Shumė eksperimente kanė vėrtetuar se ky ushtrim ėshtė nė gjendje tė forcojė edhe mė shumė kujtesėn pas pesė javėsh.

    Shihni njė peizazh nė natyrė
    Natyra mund tė ketė efekte magjike mbi ne. Tė gjithė e dimė, por shkencėtarėt i kanė hyrė mė nė detaj kėtij fenomeni dhe kanė zbuluar se njė prej kėtyre fakteve ėshtė forcimi i kujtesės. Nga njė eksperiment qė u bėnė disa subjekteve, studiuesit vunė re se duke bėrė shėtitje nė njė kopsht botanik, kujtesa e tyre ishte forcuar 20% mė shumė se personave qė nuk kishin marrė pjesė nė eksperiment. Nėse nuk keni mundėsi tė shėtisni nė njė park botanik, mund tė hapni dritaren e shtėpisė dhe tė shihni larg nė horizont. Nga eksperimentet e ndryshme ėshtė zbuluar se edhe tė shohėsh natyrėn ka efekt pėr kujtesėn.

    Tė folurit me zė tė lartė
    Kjo ėshtė metoda mė e lehtė: nėse doni tė kujtoheni pėr diēka tė veēantė, kur keni shumė informacione nė kokė, thojeni disa herė me zė tė lartė. Duke u bazuar te pėrfundimi i njė studimi, kujtesa forcohet me 10% duke i pėrsėritur gjėrat e rėndėsishme me zė tė lartė, ose duke i pėshpėritur me tė ulėt.

    Meditimi (edhe pak fare)
    Meditimi pėrmirėson funksionet njohėse, pėrfshi kėtu edhe kujtesėn. Cila ėshtė koha e mjaftueshme pėr tė medituar? Mos vallė duhet shumė sforco dhe praktikė? Jo domosdoshmėrish. Nė njė studim tė kohėve tė fundit, disa subjekte qė kanė medituar 4 herė pėr 20 minuta, njė herė nė ditė, u ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm kujtesa dhe humori. Ju do tė pyesni se ē’lloj meditimi duhet tė pėrdorni? Sot nė modė ėshtė i ashtuquajturi “mindfulness”, por edhe format e tjera tė meditimit janė po aq efikase.

    Imagjinoni se si do tė jetė performanca juaj
    Thjesht duke e pyetur veten nėse do tė kujtohemi ose jo pėr diēka, forcojmė kujtesėn. Kjo gjė funksionon si pėr tė kujtuar gjėrat qė kemi mėsuar, ashtu edhe pėr tė kujtuar ato qė do tė bėjmė nė tė ardhmen.

    Pėrdorni trupin tuaj pėr tė kodifikuar kujtimet…
    Nuk mendojmė vetėm me mendje, por edhe me trup. Pėr shembull disa shkencėtarė amerikanė kanė vėrtetuar se e kuptojmė mė mirė gjuhėn e folur kur shoqėrohet me gjeste. Po ashtu, gjestet mund t’i pėrdorim edhe pėr tė kodifikuar kujtimet. Nė njė eksperiment ku kėrkohej pėr tė mėsuar fjalė japonisht, u vu re se duke bėrė gjeste me duar gjatė mėsimit i ndihmonte subjekte tė fiksonin sa mė shumė gjėra. Njė javė pas eksperimentit, subjektet qė pėrdornin gjeste me duar pėr tė folur, ishin tė aftė tė kujtonin dyfishin e fjalėve.

    …dhe pėr tė kujtuar
    Qė nga momenti qė trupi ėshtė i rėndėsishėm pėr tė kodifikuar kujtimet, mund tė na ndihmojė edhe pėr tė kujtuar, dhe pėr t’i grupuar. Psikologėt kanė vėnė re se mund t’i kujtojmė mė mirė ngjarjet e kaluara kur jemi nė tė njėjtin humor dhe pozicion fizik.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:07