BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kush fal behet me i forte!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kush fal behet me i forte!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/10/2012, 12:55

    Kush fal behet me i forte! Images

    Dėshira pėr t’i kthyer kusurin apo pėr t’u hakmarrė ndaj dikujt nuk paguhet kurrė dhe sado autentike tė jetė, falja ēliron trurin dhe mban nėn tutelė shėndetin tonė.

    Nuk ėshtė detyrim, por njė mundėsi

    Tė gjithė, herėt ose vonė jemi vėnė pėrballė situatave qė na ėshtė dashur tė falim dikė pėr njė tė keqe qė na ka bėrė, ose qė na ka hyrė nė hak. Por duke pėrjashtuar njė pjesė prej nesh, qė me pak pėrpjekje arrijnė ta bėjnė kėtė gjė nė mėnyrė tė thjeshtė, shumė tė tjerė e kanė tepėr tė vėshtirė t’i dalin nė krye problemit: ka nga ata qė thonė me gojė se kanė falur, por nė fakt po bėjnė shumė punė me veten pėr t’ia arritur vėrtet, duke qenė se me kalimin e kohės ėshtė grumbulluar inat dhe mėri; ka tė tjerė qė thonė me siguri se nuk do ta falin kurrė personin qė i ka lėnduar, ndėrkohė qė brenda vetes luten tė vijė edhe njė herė momenti pėr t’u pėrballur me personin tjetėr; ka tė tjerė akoma qė duan tė hedhin gjithēka pas krahėve, por nuk munden. Megjithatė, diēka ėshtė e qartė: tė falėsh nuk ėshtė detyrė. Vetė kuptimi i fjalės tė jep idenė e dhuratės dhe njė dhuratė ėshtė spontane dhe falas.

    Dilemat

    Hapi i parė pėr tė dalė nga kjo situatė e sikletshme ėshtė gjetja e njė zgjidhjeje qė ju bėn tė ndiheni mirė. Duke pėrjashtuar disa raste, kush ėshtė nė dilemė tė falė apo jo, sidomos nėse e ka shumė pėr zemėr personin qė e ka lėnduar, me kalimin e kohės fillon tė shprehė njė dashakeqėsi qė rrezikon t’i helmojė ekzistencėn, a thua se mendja i ėshtė mbushur me “helm” dhe e ndalon tė ketė njė vizion tė qartė pėr personin tjetėr dhe veten. Kėshtu si pa e kuptuar, i lėnduari zhytet nė njė gjendje tė pakėndshme ku energjitė psikike punojnė keq dhe krijohen mendime negative qė pushtojnė edhe fusha tė tjera tė tė arsyetuarit. Kjo ėshtė arsyeja qė ndonjėherė personi vihet me shpatulla pas murit, sepse nuk di ēfarė tė bėjė: ta falė ose jo atė qė e ka lėnduar, t’i japi fund njėherė e pėrgjithmonė marrėdhėnies, tė shfryjė tė gjithė dufin e inatin pėr gjėra qė s’kanė lidhje me tjetrin apo ta ndėshkojė edhe pėrtej kufirit. Prandaj, pėrtej aspekteve emocionale dhe morale, qė janė ato mė intimet dhe unike, tė arrish tė falėsh dikė do tė thotė tė mbrosh dhe tė kujdesesh pėr shėndetin tėnd. Ky ėshtė njė akt dashurie pėr cilėsinė e jetės, qė nuk liron vetėm tjetrin nga “dėnimi”, apo nga embargoja emocionale, por edhe veten nga njė mėrzitje e brendshme qė rrezikon ekzistencėn tonė.

    Si bėhet dhimbja e vazhdueshme

    Kur mendoni vazhdimisht pėr atė qė ju kanė bėrė dhe krahas kėsaj lidhni dhimbjen dhe vuajtjen; kur bėni njė falje tė rreme pėr tė dhėnė njė imazh pozitiv apo pėrsosmėrie.

    Cilat janė rreziqet e faljes sė rreme?

    Kur bllokohet spontaniteti nė marrėdhėnie, gjė qė mė me kalimin e kohės sjell grumbullim tė inatit dhe mėrisė; kur nuk ka pastėrti dhe mungon kthjelltėsia e mendjes atėherė gjėrat shihen nė mėnyrėn e gabuar, e si pasojė mund tė gabohet dyfish. Nė vazhdim dhimbja bėhet fizike dhe mendore.

    Ē’duhet bėrė pėr tė kapėrcyer krizėn?

    Mos e detyroni veten tė bėni gjėra tė sforcuara. Arsyetimi mund t’ju ndihmojė ta analizoni me kujdes situatėn, por jo tė vendosni nėse duhet apo jo tė falni. Asgjė nuk bėhet me detyrim. Mos kėrkoni zgjidhje tė menjėhershme, sepse nė tė kundėrt, tė do tė jetė njė falje e rreme. Duhet tė prisni momentin e duhur. Pavarėsisht se gjesti ėshtė “falas” dhe jo racional, falja vjen atėherė kur nuk e pret. Nė qoftė se pas njė farė kohe, ndieni ndonjė impuls emocional, mos e ndaloni, por lėreni tė veprojė.

    Shfrytėzoni situatėn

    Nėse dhimbja e ndjerė nuk ėshtė e madhe, atėherė duhet ta falni tjetrin pėr tė qetėsuar atė dhe veten. Falja do t’ju ndihmojė tė rigjeni gėzimin e humbur. Bėni mirė ta ndani dhimbjen nga inati qė ndjeni, sepse situata mund tė jetė e ngatėrruar pėr shkak tė asaj qė ju ka ndodhur. Duke e parė dhimbjen nė sy e duke e ndarė nga ajo qė ju ka ndodhur, do tė mund tė zgjidhni lėmshin e ngatėrruar dhe tė ndjeni paqen e munguar prej shumė kohėsh. /ikub/

      Ora ėshtė 12/5/2024, 03:44