BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bojken Lako: “Dashuria nuk njeh moshė, me Semin na bashkoi muzika”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Bojken Lako: “Dashuria nuk njeh moshė, me Semin na bashkoi muzika”

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/2/2012, 15:39

    Bojken Lako: “Dashuria nuk njeh moshė, me Semin na bashkoi muzika” 00105


    Faktin qė Bojken Lako ėshtė njė prej artistėve mė tė veēantė tė skenės shqiptare, tashmė s’e vė mė askush nė diskutim. Me njė karrierė tė gjatė nė muzikė, pavarėsisht shkėputjeve e rikthimeve tė herė pas hershme, ai vazhdon edhe sot tė mbetet njė nga mė tė pėlqyerit e ‘rrokerėve’. Prej vitesh i kushton mjaft kohė edhe regjizurės dhe ka tanimė dy sezone qė ėshtė shtylla drejtuese e njė emisioni pėr tė rinj nė Tv Klan, “Promozone”.

    Do tė jetė pikėrisht puna me tė rinjtė, e kujtimet e adoleshencės sė tij ato qė do tė jenė nė fokus tė kėtij rrėfimi sot. I sinqertė dhe i drejtpėrdrejtė, siē gjithmonė Bojkeni ėshtė. Gjithēka duke filluar nga puna aktuale, lidhja me adoleshenten Semi, e deri tek orėt e lėna nė Liceun Artistik. Duhani, alkooli dhe gjithė ēmenduritė e Bojkenit adoleshent do tė vijnė sot ekskluzivisht nė faqet e suplementit tė sė mėrkurės.
    Me ēfarė po merreni aktualisht?
    Aktualisht po punoj pėr njė album tė grupit “Grifshat”, pasi kemi pėrfunduar kėngėn, tė cilėn e kemi dorėzuar nė edicionin e radhės sė “Top Fest”. Gjithashtu kam shumė dėshirė qė tė bėj videoklipin e kėngės “Tė zakonshėm”, kėngė me te cilėn morėm pjesė nė “Festivalin e 50-tė tė Kėngės nė RTSH” me grupin “Breza”.
    Jeni duke krijuar kėngė pėr artistė tė tjerė?
    Jo, po krijoj kėngė vetėm pėr kėto dy grupe, “Grifshat” dhe “Breza”.
    Jeni ēdo ditė nė kontakt me tė rinjtė, gjithmonė keni bėrė emisione me tė rinjtė dhe pėr tė rinjtė. Si ėshtė marrėdhėnia juaj me ta?
    Ėshtė njė marrėdhėnie e mrekullueshme dhe njė kėnaqėsi pėr mua qė tė punoj nė kėtė drejtim, sepse gjithmonė e mė tepėr gjej vlera dhe talente tė mėdha qė sa vijnė e shtohen tek shqiptarėt.
    Jeni nė lidhje me njė vajzė tė re nė moshė, adoleshente. Si shkon lidhja juaj dhe si e gjetet gjuhėn e pėrbashkėt?
    Jam nė njė lidhje shumė tė bukur dashurie, nuk mund tė thuhet se tė pėrbashkėtat i gjetėm vetėm nėpėrmjet muzikės, sepse ajo ishte lidhja dhe ajo normalisht qė ka tė bėjė shumė, pasi ishte njohja dhe adhurimi, por duke u njohur pak nga pak gjithēka ishte nė harmoni perfekte. Siē duket jeta kėshtu i bashkon njerėzit dhe ndjenjat e tyre, nė mėnyrė tė natyrshme. Jemi tė lumtur me njėri- tjetrin nė ēdo drejtim. A tani e kuptova mbase mė mirė…Ju pyesni si e gjetėm gjuhėn e pėrbashkėt pėr shkak tė moshave tė ndryshme, unė besoj qė dashuria nuk njeh moshė nė asnjė drejtim.

    Jeni menaxher i grupit tė Semit, “Grifshat”. Sa tė talentuar janė adoleshentėt e sotėm?
    Pėr sa i pėrket punės se menaxhimit, ky nuk ėshtė njė menaxhim i mirėfilltė sepse akoma unė nuk kam ndonjė studio menaxhimi ose njė zinxhir tė saktė menaxhues, nuk ėshtė edhe koha pėr menaxhim, sepse ēdo lėvizje ėshtė pak e sforcuar dhe e pamundur pėr shkak tė shumė arsyeve, por me tė vėrtetė po mė shijon pasi kemi bėrė disa gjėra tė vogla tė mira dhe jemi seriozė pėr tė ardhmen, gjithashtu edhe pjesėtarėt e kėtij grupi kanė qejf qė tė bashkėpunojmė. Unė po mundohem qė tė krijoj muzikė pėr kėta tė rinj tė talentuar, qė besoj se mė vonė nuk do tė kenė nevojė pėr mbėshtetje, por do tė vazhdojnė vetė. E shoh shumė tė talentuar rininė e sotme sepse tė rinjtė e sotėm kanė edhe mė shumė mundėsi nė ēdo drejtim, shohin shumė, janė tė lirė, kontaktojnė shumė mė tepėr me botėn jashtė dhe normalisht qė kjo liri besoj se sjell njė numėr mė tė madh tė rinjsh qė provojnė t’i futen rrugės sė muzikės.

    Sa tė ndryshme e shihni rininė e sotme nga rinia qė keni kaluar ju?
    Ka pak ndryshim mendoj, sepse ajo kohė ka qenė e artė pėr botėn nė pėrgjithėsi, u thyen disa mure tė rėndėsishėm, u krijuan dimensione tė reja midis komunikimit tė kombeve dhe tė brezave, tė rinjtė pėrfituan lirinė tė cilėn e donin aq shumė, kishte pak mė tepėr poezi, ėndėrrim e shpresė, ndėrsa nė kėtė kohė gjėrat janė mė racionale, shumė tė pėrcaktuara, mė shumė ekonomike se shpirtėrore, por gjithsesi kėshtu ėshtė e gjithė bota, ėshtė periudhė qė duhet ta kalojmė, ndėrsa talente dhe tė rinj tė talentuar ka pėrsėri dhe do tė ketė gjithmonė.
    Meqė jemi tek adoleshenca, rinia juaj, si ka qenė kjo kohė pėr ju?
    Ka qenė njė periudhė ėndrre mund tė them, sepse besoj e tillė ėshtė pėr ēdo adoleshent. Jeta ėshtė ēdo ditė si njė dhuratė e re, arrin tė ndjesh dhe aromėn e njė dite tė re, plot me shpresa, me energji dhe pa pėrgjegjėsi, gjė qė tė bėn tė ndihesh shumė i lumtur.

    Ku e keni ndjekur gjimnazin?
    Kam ndjekur Liceun Artistik “Jordan Misja” (1989-1993).
    Keni mėsuar shumė?
    Jo, pėrkundrazi shkova nė lice pas njė shkolle 8-vjeēare shumė rigoroze nė ēdo drejtim edhe nė kulturėn e pėrgjithshme edhe nė instrument, sepse kam bėrė shkollėn “Servete Maci”. Ndėrsa sapo shkova nė lice nė semestrin e parė mora paralajmėrim pėr pėrjashtim nga shkolla. Drejtor ishte Zhani Ciko. Liceu ishte shkolla e lirisė, e shthurjes, e qejfit. Ēdo adoleshent e dėshironte dhe kėshtu ndodhi. Erdhėn tė gjitha pėrnjėherė, qejfi alkooli, cigarja, lėniet e mėsimeve, mė shumė kam luajtur futboll me lekė sesa kam bėrė piano dhe mėsim.
    Cila ka qenė lėnda qė ‘urrenit’ mė shumė?
    Matematika e fizika.
    Po mė e preferuara?
    Piktura, megjithėse nuk isha pėr pikturė, ndonėse nė mėsimet e pėrgjithshme kam qenė nė klasė vetėm me piktorėt dhe violonēelistėt.
    A kanė qenė prindėrit kėrkues ndaj jush?
    Shumė!
    Ziheshit me to, dilnit natėn?
    Po, i kam pasur si shokė dhe mė kanė lėnė pėr gjėrat mė tė ēmendura, por kanė qenė edhe shumė kėrkues.
    Kur e keni filluar alkoolin dhe duhanin?
    Qėkur u futa nė lice.
    Pėr ēfarė ju tėrhiqnin vėmendjen mėsuesit zakonisht, se qė ju kanė bėrtitur s’e vė nė diskutim…
    Pėr lėnien e orėve tė mėsimit.
    Ēfarė notash merrnit zakonisht?
    Ishte pak periudhė…E kuptoni vetė…Kėnaqėsia dhe impenjimi mė i madh i kėtyre viteve ishte qė tė shkonim tė pėrkrahnim demonstratat e studentėve nė qytet “Studenti”, e gjithsecili tė jepte njė ndihmė nė atė ndryshim sistemi, plus edhe adoleshenca, plus edhe liceu si lice, kėshtu qė nuk e mbaj mend sė ēfarė notash kam marrė. E di qė nė atė kohė mendjen e kishim tek grupet muzikore qė donim tė krijonim, provat qė bėnim me to, muzika qė dilte. Kjo ishte dita e njė nxėnėsi tė liceut.
    Katėr keni marrė ndonjėherė?
    Kam ngelur edhe nė vit tė parė dhe nė vit tė dytė pėr vjeshtė nė matematikė e fizikė.
    Keni kopjuar ndonjėherė?
    Nuk kishte nevojė tė kopjoje.
    I keni lėnė orėt e mėsimit?
    Pothuajse gjysmat.
    Ku shkonit?
    Shikonim futboll tek oborri i liceut sepse luanin futbollistė tė ndryshėm e shoqėri tė ndryshme dhe bėnin ndeshje tė forta. Bėnim ‘party’ nėpėr shtėpi ose shkonim nga liqeni ku pinim nė atė kohė ponē, fėrrnet ose konjak.
    Keni bėrė ndonjėherė sherre me shokėt?
    Jo.
    Ndonjė ekskursion i veēantė?
    Kanė qenė dy ekskursione qė i mbaj mend mirė, njėri mė malin e Dajtit, kurse tjetri nė qytetin e Beratit.

    Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

      Ora ėshtė 19/5/2024, 21:25