BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arbanita Avdija, nje tjeter talente e kendimit ne spektaklin Zviceran…!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    17022012

    Buzqeshje Arbanita Avdija, nje tjeter talente e kendimit ne spektaklin Zviceran…!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Serish nje shqiptare nga Berna ne mesin e me te mireve ne nje spektakel te madh zviceran garash te kendimit. Pas Edita Abdieskit (Abdiu), Albana Azizit dhe Lira Gashit, ne dyert e sukseseve ne skenen muzikore po troket edhe nje kengetare me potencial te madh. Kesaj radhe eshte 15 vjecarja Arbanita (Arbi) Avdija, e cila me zerin e saj te mrekullueshem dhe me interpretimin bindes ka siguruar vend ne mesin e me te mireve, qe do te garojne ne gjysmefinalen e spektaklit “Die grösste Scheeizer Supertalente”. Ajo, me 25 shkurt ne Kreuzlingen do te kendoje se bashku me moshatarin e saj zviceran Nico Minnig, me shpresen se do te zgjidhen ne finale. Por, kush eshte Arbanita, cfare e dallon ate nga mijera moshataret e saj qe deshirojne te kendojne?

    Arbanita Avdija eshte vajza e Nexhmedin dhe Hamide Avdiut nga Mikushnica-Komuna e Skenderajt. Ajo eshte lindur ne Grantschen-Weinsberg te Repubilkes se Baden-Eürttenbergut te Gjermanise, ne vitin 1996. Kater vite me vone, familja e saj u shperngul ne Belp, nje qyteze e vogel e Kantonit te Bernes, ne Zvicer. Ndodhi keshtu sepse babai i saj gjeti pune ne Kliniken e Ortopedise te Fakultetit te Mjekesise –Inselspital, ne Berne.

    Ai punon sot si instruktor i Kirurgjise ne Inselspital Bern dhe docent i Kirurgjise Maxillofaciale dhe Otorinolaringologjise ne Medizentrum ne Wankdorf. Nena e Arbanites punon ne Spitalin e Münsingenit, si asistente medicinale ndersa vellai, Ariani 18 vjecar, eshte nxenes i vitit te dyte te shkolles se mesme te mjekesise.

    Arbanita ka kryer shkollen fillore ne Belp. Gjate gjithe kohes ajo, krahas mesimit e kishte gjithhere pasion muziken. Ne shkollen e Muzikes Gürbetal per tre vjet me radhe mori mesimet per piano, te mesuesja Annemarie Schürch. Deri me tash, Arbi, sic e quajne shkurt, ka pasur shume here rastin te tregoje talentin e saj ne manifestime te ndryshme.

    Jane shume aktivitete te komunitetit shqiptar qe organizohen ketu ne Zvicer me rastin e kremtes se Vitit te Ri pastaj Dites se Pavaresise se Shqiperise dhe te Kosoves ku ajo ka kenduar dhe ka rene ne sy me talentin e saj te vecante. Por, Arbanita, me gjithe moshen shume te re, tashme ka nje bagazh te pasur suksesesh edhe ne gara te ndryshme per kengetare, ne regjionin ku jeton dhe me gjere.

    Keshtu ajo me “Tanzgruppe Breakthrough” ne garen e quajtur Kampionati i Zvicres Veriore, te mbajtur ne Aarau, ka zene vendin e dyte; po me kete grup eshte shpallur e para ne Berne. Po keshtu ne garen e talenteve ne Kehrsatz, Arbanita ne duet me Nico Minnig ka zene vendin e pare.

    Ne garen lokale “Belp sucht den Superstar” ajo po keshtu ka dale e para. Dhe, lista e sukseseve te Arbanites nuk perfundon me kaq. Ajo, duke luajtur rolin kryesor ne mjuziklin “The Pirates” ne Belp ka fituar tashme edhe pervojen e shfaqjeve me komplekse muzikore. /albinfo/

    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 12:46