BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eni Koēi: Ja pėrse kam zgjedhur Noizy-n!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eni Koēi: Ja pėrse kam zgjedhur Noizy-n!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/2/2012, 18:46

    Eni Koēi: Ja pėrse kam zgjedhur Noizy-n! Noizyenikoci

    Eni Koēi, kėngėtarja e re dhe e suksesshme vjen nė kėtė rrėfim duke na treguar sekretet e klipit tė saj mė tė ri, i cili qė pa dalė ka shtuar shumė kuriozitetin e fansave tė saj. Njė kėngė, e cila vetėm pas pak kohėsh do tė transmetohet me klip, ėshtė njė duet mes Enit dhe reperit Noizy.

    Eni tregon se pėrse ka vendosur tė ketė bashkėpunime me Noizy-n, dhe ēfarė e bėn kaq tė veēantė bashkėpunimin e tė dyve. Gjithashtu, vajza simpatike tregon edhe pėr jetėn e saj tė pėrditshme, ku dihet se tė jesh e famshme nuk ėshtė dhe aq e lehtė. ”Unė kam vetėm njė mike tė ngushtė dhe ajo ėshtė kudo me mua, nė studio e kudo. Ndaj si tė thuash, shoqėrinė e mbaj me vete, sepse kohė tė lirė fatkeqėsisht nuk kam”, – shprehet Eni pėr kohėn e saj jashtė skenės apo studiove tė incizimit.

    Eni, keni nisur karrierėn tuaj muzikore qysh nė moshė tė vogėl. Na thuaj pak si ka qenė pėr ju deri tani kjo rrugė?

    Ka qenė njė rrugė e bukur, e vėshtirė, por ende ėshtė fillimi pėr mua.

    Cila ėshtė kėnaqėsia juaj mė e madhe kur dilni nė skenė?

    Emocionet qė tė dhuron dashamirėsia e publikut nė skenė janė tė pazėvendėsueshme. Pėrpiqem tė jap gjithmonė maksimumin tim dhe asnjėherė nuk zhgėnjehem.

    Keni provuar pėrherė stile tė reja kėngėsh. Ju ku ndiheni mė mirė?

    Mė pėlqejnė shumė baladat R&B, sepse dhe mund tė tregosh vlera vokale, por unė deri tani vetėm dy balada kam gjithsej nė repertorin tim. Jam energjike, kėshtu qė jam pėrshtatur goxha me kėngėt ritmike.

    Sė fundi keni bashkėpunuar sėrish me Noizy-n. Na thuaj diēka mbi bashkėpunimet tuaja?

    Nė fakt nuk mbarojnė kėtu bashkėpunimet tona. Noizy pėrveēse ėshtė njė djalė shumė i mirė, e dimė tė gjithė qė ėshtė tepėr i talentuar, ndaj dhe bashkėpunimet na ‘shkojnė vaj’ si i thonė. Do sjellim vazhdimisht diēka ndryshe pėr publikun.

    Pėrse sėrish Noizy? Nuk ka reper tjetėr me tė cilin mund tė bėni duet?

    Noizy-n tashmė e konsideroj njė nga kolegėt dhe miqtė mė tė mirė, ndaj vijojnė bashkėpunimet. Sigurisht qė ka, por unė pėrshtatem mjaft mirė artistikisht me Noizy-n.

    Ēfarė e bėn tė veēantė dhe tė suksesshėm njėkohėsisht bashkėpunimin tuaj me Noizy-n?

    Kėngėt e bukura dhe gjetjet, qė besoj nuk na mungojnė nė kėngėt tona.

    Eni, pritet tė dalė kėnga juaj mė e re. Na zbulo diēka mė shumė rreth fabulės sė saj…

    Ėshtė nė pėrfundim e sipėr videoklipi “Je gjithēka”, qė tashmė e dimė tė gjithė qė ėshtė njė kėngė dashurie, por dashuri nga ato tė bukurat, jo me dhimbje. Gjithashtu kam pėrfunduar videoklipin e njė tjetėr kėnge qė e kam solo, tepėr ritmike “Love me”…Nė kėtė video po qė do tė mė shihni ndryshe…

    “Je gjithēka”, kujt i dedikohet?

    Tek kjo kėngė mund tė gjejė gjithsecili vetveten. Ėshtė realizuar pėr tė gjithė tė dashuruarit.

    Si do tė vijė Eni Koēi nė kėtė klip?

    Pėrpiqem qė nė ēdo daljen time tė jem ndryshe, gjithashtu dhe nė kėtė video. Jam mė aktore se kurrė (qesh). Pėr mė shumė do flasė vetė klipi.

    Eni, nė klipet tuaja preferoni tė eksperimentoni me look-un tuaj. Ju pėlqejnė ndryshimet?

    Mė pėlqejnė shumė. Dua qė gjithmonė tė sjell risi dhe ta shoh veten ndryshe.

    Mbėshtetja juaj mė e madhe nė muzikė cila ėshtė?

    Familja ime dhe publiku…

    Ēfarė ju qėllon tė diskutoni mė shpesh me Gretėn? Kush jep mė shumė kėshilla nga ju tė dyja sa i pėrket muzikės gjithmonė?

    Ne diskutojmė ēdo gjė bashkė. Greta ėshtė mė e madhe dhe mė profesioniste, ndaj ajo jep mė shumė kėshilla.

    Eni, sa kohė tė lė fama qė tė shijosh edhe pėrditshmėrinė, tė themi me miqtė e tu?

    Nuk mė lė kohė fare. Unė kam vetėm njė mike tė ngushtė, dhe ajo ėshtė kudo me mua nė studio dhe kudo. Ndaj si tė thuash shoqėrinė e mbaj me vete, sepse kohė tė lirė fatkeqėsisht nuk kam.

    A ndihesh shpesh mė e rritur sesa je realisht?

    Ndihem me mė shumė pėrgjegjėsi se moshatarėt e mi, mė e veēuar. Gjithsesi, kjo ėshtė rruga qė mua mė pėlqen, kėshtu qė nuk ndihem aspak keq qė kam zgjedhur tė jem kjo qė jam.

    Me djemtė si silleni? A keni shumė fansa qė ju bezdisin?

    Nuk ėshtė se kam shumė kontakte me njerėz tė rinj, si tė thuash pėr mua. Sillem shumė normale. Absolutisht nuk mė bezdisin, pėrkundrazi jam shumė e lumtur qė mė pėrkrahin.

    Momenti mė i bukur nė muzikė pėr ju, cili ka qenė?

    Nuk e di. S’mund tė veēoj….ka shumė.

    Ku do ta shohim Eni Koēin sė shpejti veē klipit?

    Tani pėr tani nuk kam ndonjė plan tjetėr. Vetėm do sjellė klipe dhe kėngė tė reja.

    A keni nė projekt ndonjė album apo marrje pjesė nė festivale?

    Sigurisht albumi im “Love me” do tė publikohet shumė shpejt sė bashku me videon me tė njėjtin emėr “Love me”. Shumė surpriza do tė ketė nė kėngėt dhe klipet qė unė do realizoj, vetėm duhet pak durim…

    Jonida Hitoveizi MAPO

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:31