BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Ezelo-mania” nė Shqipėri “konkurron” edhe “Champions League”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    20022012

    Buzqeshje “Ezelo-mania” nė Shqipėri “konkurron” edhe “Champions League”

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Ezel ėshtė njė dramė rreth dashurisė, miqėsisė, tradhtisė dhe hakmarrjes dhe tani…njė fenomen televiziv me miliona shikues nė mbarė globin. I shitur nė mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht nė “Klan” nga e hėna nė tė enjten, nė prime-time nė ora 20:05. Njė prodhim madhėshtor me aktorėt mė tė mirė turq dhe fitues i shumė ēmimeve ndėrkombėtare pėr aktorėt, regjinė, skenarin, fotografinė, montazhin, kolonėn zanore mė tė mirė dhe mbi tė gjitha si seriali dramatik turk mė i mirė i vitit 2011. Ezel ėshtė seriali mė mediatik i momentit nė tė gjithė botėn. Njė nga eksportet mė tė mira tė fundit nga Turqia qė po “ēmend” tashmė edhe shqiptarėt qė e ndjekin atė ekskluzivisht nė Tv Klan, madje edhe publikun mashkullor, tė cilėt rrallė mund t’i “gozhdojė” para ekranit njė serial, pėrveēse njė ndeshje futbolli. Suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty, sa tashmė publiku ėshtė ndarė nė mes: shumica duan vetėm “Ezel”, tė tjerėt duan “Champions League”. Teleshikuesit shqiptarė janė tė gatshėm qė tė sakrifikojnė emocionet e “Champions League” nė “Tv Klan”, sepse ato qė iu dhuron “Ezel” janė mė tė forta. Njė duel preferencash ka lindur tashmė tė martave dhe tė mėrkurave, qė njihen si netėt e “Champions League”, duke zėnė vendin e “Ezel”.

    Drejtori i Programacionit nė “Tv Klan”, Albert Dumani pohon se me dhjetėra telefonata dhe qindra komente nė “Facebook” kėrkojnė tė transmetohet vetėm “Ezel”. “Komentet kanė arritur deri aty sa tė mos e duan mė ‘Champions League’ nė ‘Tv Klan’ dhe kėrkojnė medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegė se pėrse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur ėshtė e martė dhe e mėrkurė, apo postimet e shumta nė “Facebook” qė shprehin shumė mėrzitje sepse u mungon ‘Ezel”, – pohon Dumani.

    “Sepse “Ezel” ėshtė vėrtet njė serial i papėrsėritshėm me njė kast aktorėsh tė jashtėzakonshėm, skena tė shpejta dhe emocionuese, regji dhe skenar tepėr tė vlerėsuar”.

    Fakte tė “Ezel”

    Hoteli ku janė xhiruar episodet e para ndodhet nė veri tė Qipros dhe ėshtė hoteli “Kaya Artemis”.

    Qendra e Artit tė Stambollit ėshtė pėrdorur si shtėpia luksoze e Ezelit.

    Poemat qė daja Ramiz thotė gjatė serialit iu pėrkasin filozofėve tė famshėm, si Omer Hayyam, Rumi dhe poetėve Oscar Wilde, Shakespeare, Nazım Hikmet, Edip Cansever dhe Birhan Keskin.

    Makina sportive e pėrdorur nė episodin e parė ėshtė “Shelby Cobra” e vitit 1965. Autoveturat e tjera tė pėrdorura nė serial janė: Maserati quattroporte, Bently Arnage T, BMW X5, BMW X6.

    Fred Perry ka rritur shitjet falė Ezel. Xhaketat dhe kėmishat e veshura nga Ezel u bėnė shumė tė kėrkuara nė Turqi. Si pasojė e suksesit tė Ezel, dega e Fred Perry nė Turqi renditet e 5-ta nė botė pėr nga shitjet.

    Palltoja kafe dhe syzet e Ezelit u bėnė shumė tė kėrkuara nga fansat nė mbarė botėn dhe gjatė gjithė kohės, nė kompaninė e prodhimit filluan tė vijnė telefonata ēdo ditė pėr tė ditur markėn e tyre.

    Numrat e telefonit tė Ezelit dhe Ejshanit qė shfaqen nė ekran, janė telefonuar nga miliona fansa tė serialit, edhe pse ata numra ishin fals, nuk ekzistonin. Fansat nė tė gjithė botėn kanė bėrė kėrkesė nė kompanitė celulare tė vendit pėrkatės, pėr tė ndryshuar numrin e tyre, sipas numrit tė Ezelit apo Ejshanit.

    Ezel ėshtė seriali mė mediatik i momentit. Editoriale tė shumta janė bėrė enkas pėr fenomenin ‘Ezel’. Ėshtė vendosur 70 herė nėpėr gazetat turke nga 39 editorialistė.

    Kıvanē Tatlıtug qė shfaqet nė seritė e mėvonshme, ka mahnitur audiencėn dhe ka qenė lajmi mė i klikuar nė “Twitter”, si aktori turk mė i ndjekur nė tė gjithė botėn.

    Kerem Deren ėshtė njėri nga skenaristėt e Ezel dhe ėshtė 38 vjeē. Ai ka studiuar nė Akademinė e Arteve nė Turqi, Angli dhe SHBA. Bashkė-skenariste ėshtė 29-vjeēarja Pınar Bulut, e cila ka pėrfunduar studimet pėr letėrsi turke. Ezel ėshtė produkt i njė pune 2-vjeēare nga dy skenaristė, tė cilėt krijuan njė fenomen televiziv botėror.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 11:01