BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bertan Asllani ne lidhje dashurie me kengetaren maqedonase Tamara Todevska!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    21022012

    Buzqeshje Bertan Asllani ne lidhje dashurie me kengetaren maqedonase Tamara Todevska!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Edhe pse per shume jane prezantuar vetem si miq dhe bashkepunetore, pop kengetari dhe producenti Bertan Asllani, me ne fund ka bere publike lidhjen e tij me kengetaren maqedonase, Tamara Todevska, ne disa imazhe te publikuara neper profilet e tyre ne facebook, Tamara dhe Bertani shihen te perqafuar prane njeri- tjetrit. Disa nga fotot jane realizuar ne Selanik te Greqise, pas festave te fundvitit. Sipas asaj qe shkruhet ne mediat maqedonase, Tamara koheve te fundit eshte duke publikuar vetem kenge per dashurine, ndersa nje nga me te rejat titullohet “Te falenderoj qe me dashuron”, me komente dhe “like”, ne mesin e te cileve edhe Bertani. Gjithmone duke u bazuar ne ate qe shkruhet ne shtypin roze ne Maqedoni, kengetarja Todevska nuk eshte pergjigjur ne celularin e saj per te konfirmuar apo pergenjeshtruar lidhjen, ndersa nga produksioni qe menaxhon karrieren e saj “Simply city”, kane thene se ne jeten private nuk i perzihen kengetares. “Shume jam e dashuruar”, ka thene Tamara gjate promovimit te klipit te saj ‘’Nuk deshiroj te jem vetem’’ gjate muajt nentor te vitit te kaluar, por nuk ka dashur te pranoje nese behet fjale per Bertanin. Miq te perbashket te tyre tregojne se dashuria mes saj dhe producentit Bertan Arsllani ka filluar ne studion e kengetarit ‘’BMA Production’’, ku Tamara se bashku me Bertanin dhe reperin Toni Zen si tekstshkrues, punojne kenget e reja te kengetares Todevska.

    Bertani se bashku me vellain e tij Mertin, ka kohe qe kane hapur studion e tyre muzikore se bashku me produksionin filmik qe realizojne kenge e klipe, duke bashkepunuar keshtu me shume kengetare te njohur nga skena muzikore ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Serbi. Ne mesin e kengetareve qe bashkepunojne me ta, jane edhe Anjeza Branka, Tamara Todevska, Big D, Toni Zen, Tijana Dapcevic e shume te tjere.

    KUSH ESHTE TAMARA TODEVSKA

    Tamara Todevska, e njohur ne Maqedoni nen emrin e artit vetem si Tamara, eshte pop kengetarja e lindur ne Shkup, nga nje baba maqedonas dhe nene serbe. Ajo eshte e motra e kengetares se njohur serbe, Tijana Dapcevic. E lindur ne vitin 1985, ajo eshte rritur ne nje familje muzikantesh. I ati i saj Velko Todevski, profesor ne shkolle te muzikes, ndersa e ema nje soprano e njohur, Branka Todevska. Tamara ka trasheguar talentin nga e ema, pasi ngjyrat e vokalit ngjasojne shume me ato te se emes. Kenga e saj e pare ka qene ne duet me te motren Tijanen, e titulluar ‘’Loje e cmendur’’, e publikuar ne vitin 1997. Karriera e Tamares ka filluar ne vitin 2003, ku ne nje festival te njohur ne Mal te Zi ka fituar vendin e dyte me kengen ‘’1003’’. Ne vitin 2008, Tamara se bashku me Vercak dhe Adrian Gaxhen kane prezantuar Maqedonine ne Eurosong, qe eshte mbajtur ne Beograd me kengen ‘’Ne emer te dashurise’’, kenge kjo qe me vone eshte kenduar ne disa gjuhe te ndryshme, perfshire ketu ate maqedone, shqip, angleze, turke dhe serbe.

    PanoramaPlus
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 14:19