BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 kryeqytetet e arkitekturės mė tė famshme nė botė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 kryeqytetet e arkitekturės mė tė famshme nė botė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/2/2012, 01:39

    10 kryeqytetet e arkitekturės mė tė famshme nė botė! Images

    Nga stili i eklektik i Antoni Gaudit nė ndėrtesat e Barcelonės, deri tek vendet magjike prej ēeliku dhe xhami nė Dubai dhe Shangai, kryeqytetet e arkitekturės tė zgjedhura nė listė janė tė bėrė enkas pėr tė mahnitur vizitorėt. Qyteti i parė nė listė ėshtė Barcelona. Disa prej arkitektėve mė tė mėdhenj tė botės, nga e shkuara dhe e tashmja, i kanė bėrė tullat dhe llacin tė duken si asgjė tjetėr nė botė. Duke filluar me spitalin “Hospital de Sant Pau” dhe “Palau de la Musica Catalana”, ku do tė gjeni punė tradicionale nga arkitekti Lluis Domenech i Montaner. Kėto ndėrtesa janė cilėsuar si Trashėgimi Botėrore e UNESCO-s. Gjithashtu, nėse vizitoni Barcelonėn duhet tė shikoni dhe vepra tė tjera tė punuara nga arkitekti Antoni Gaudi. Veprat e tij mė tė famshme pėrfshijnė “Casa Mila”, “Park Guell” dhe “Temple Expiatori de la Sagrada Familia”. Mė pas vjen Parisi. Duke ecur nė rrugėt e kėtij qyteti, ēdo vizitor mund tė ndihet si nė mes tė njė muzeu tė madh arti. Kjo, pėr arsye se pavarėsisht ndėrtesave mesjetare, tė rilindjes, neoklasike, moderne, Parisi ėshtė gjithashtu i njohur pėr pjesėt moderne qė ndėrthuren me ato klasike, si pėr t’ju kujtuar njerėzve se bėhet fjalė pėr mė shumė se njė muze. Nė fakt, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand ishte shumė i dhėnė pas kėsaj ideje, saqė sanksionoi njė projekt tė arkitekturės moderne tė quajtur “Grands Travaux”, nė vitet ’80, pėr tė freskuar stilin klasik tė qytetit. Rezultatet pėrfshijnė piramidėn e qelqtė nė hyrje tė Luvrit. Mė i vonė nė kohė ėshtė Ēikago. Mė shumė se njė vend fantastik pėr fansat e sportit, qyteti i erės konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturės moderne amerikane. Pas Zjarrit tė Madh nė vitin 1871, nė Ēikago u krijua mjaft vend i lirė. Arkitektėt u vendosėn atje dhe krijuan disa prej ndėrtesave mė tė paharrueshme nė botė. Pėr tė pasur idenė se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala “qiellgėrvishtės” u krijua pikėrisht nė kėtė qytet. Veprat mė tė famshme arkitekturale tė qytetit pėrfshijnė “Sears Towers”, ndėrtesa mė e lartė nė SHBA, “Wrigley Building” etj.

    Paris, Francė

    Duke ecur nė rrugėt e kėtij qyteti, ēdo vizitor mund tė ndihet si nė mes tė njė muzeu tė madh arti. Kjo, pėr arsye se pavarėsisht ndėrtesave mesjetare, tė rilindjes, neoklasike, moderne, Parisi ėshtė gjithashtu i njohur pėr pjesėt moderne qė ndėrthuren me ato klasike, si pėr t’ju kujtuar njerėzve se bėhet fjalė pėr mė shumė se njė muze. Nė fakt, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand ishte shumė i dhėnė pas kėsaj ideje, saqė sanksionoi njė projekt tė arkitekturės moderne tė quajtur “Grands Travaux”, nė vitet ’80, pėr tė freskuar stilin klasik tė qytetit. Rezultatet pėrfshijnė piramidėn e qelqtė nė hyrje tė Luvrit.

    Ēikago, SHBA

    Mė shumė se njė vend fantastik pėr fansat e sportit, qyteti i erės konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturės moderne amerikane. Pas Zjarrit tė Madh nė vitin 1871, nė Ēikago u krijua mjaft vend i lirė. Arkitektėt u vendosėn atje dhe krijuan disa prej ndėrtesave mė tė paharrueshme nė botė. Pėr tė pasur idenė se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala “qiellgėrvishtės” u krijua pikėrisht nė kėtė qytet. Veprat mė tė famshme arkitekturale tė qytetit pėrfshijnė “Sears Towers”, ndėrtesa mė e lartė nė SHBA, “Wrigley Building” etj.

    Berlin, Gjermani

    Qė prej rėnies sė Murit nė vitin 1989, Berlini ėshtė fokusuar nė transformimin e ndėrtesave. Disa prej atyre mė tė famshme pėrfshijnė: “Reichstag”, parlamentin e dikurshėm nazist, i cili ėshtė rikrijuar me njė kube xhami, “Potsdamer Platz”, i cili ėshtė rindėrtuar dh etani pėrfshin qendrėn “Sony”, si dhe lagjja “Daimler Chyrsler”, e cila ėshtė ndėrtuar nga fillimi nė pesė vite. Nė ndėrtesat e tjera bėjnė pjesė ambasada britanike dhe muzeu hebre i skicuar nga Daniel Libeskind. Nė qytet ekzistojnė gjithashtu shumė pjesė arkitekturale klasike, si muzeu “Altes” dhe “Das Rotes Rathaus”.

    Shangai, Kinė

    Kina po punon me vrull dhe Shangai ėshtė njė prej projekteve tė saj. Shkalla aktuale e zhvillimit ėshtė aq ekstreme saqė aprovimet e ndėrtimeve dhe vendimet po merren nė ēėshtje orėsh, krahasuar me muajt qė nevojiten nė vendet perėndimore. Kjo shpjegon dhe qendrėn e qytetit, Pudong, ku ndodhet ndėrtesa mė e lartė nė qytet, “Jin Mao Tower”, si dhe “Oriental Pearl Tower”, i cili ėshtė njė hotel dhe qendėr tregtare. Mė shumė nga e shkuara e qytetit mund tė gjendet nė zonėn e skelės, me vepra tė stilit arkitekturor kolon.

    Romė, Itali

    Ashtu si Athina, Roma ėshtė njė ndėr pjesėt mė interesante arkitekturale tė civilizimit tė hershėm perėndimor. Veprat klasike dihen pak a shumė, Koloseu, Panteoni, Forumi Romak etj. kėto konkurrojnė me vepra pak mė tė reja, si sheshi i Shėn Pjetrit nė Vaktin, Faltoren Sistine dhe monumentin kombėtar tė Viktor Emanuelit tė dytė. Ndėrkohė qė nuk njihet pėr ndėrtesa moderne, begatia e arkitekturės sė lashtė, klasike dhe asaj rilindėse, i japin Romės njė vend tė merituar nė qytetet me arkitekturėn mė tė famshme.

    Firence, Itali

    Shumė vetė e konsiderojnė kėtė qytet tė mrekullueshėm si “ground zero” tė Rilindjes Italiane. Veprat mė tė famshme pėrfshijnė: “Pallazzo Vecchio”, “Accademy of Fine Arts”, ku gjendet dhe Davidi i Mikelanxhelos, si dhe “Uffizi”, njė galeri arti me vepra tė mėdha tė Rilindjes. Mė pas vijnė kishat, “Santa Maria del Fiore” ėshtė njė katedrale e famshme dhe kisha e katėrt mė e madhe nė Evropė, pastaj “Basilika di Santa Croce” ėshtė njė tjetėr kishė e madhe. Njė prej vendeve mė tėrheqėse tė Firences ėshtė “Ponte Vecchio”, ura mesjetare, ku janė ndėrtuar shumė dyqane.

    Athinė, Greqi

    Akropoli, vendndodhja e civilizimit tė hershėm grek, si dhe vendi qė pėrfshin frymėzimin pėr civilizimin tonė modern, i jep kėtij qyteti fuqinė e tij arkitekturore. Ju mund tė shihni aty kolonat greko-romake, si dhe zbukurimet me ornamente tė vizatuara nė krye tė tyre. Gjithashtu, nėse mendoni se Akropoli ėshtė madhėshtor, atėherė duhet tė vizitoni Akademinė e Athinės, njė version mė modern i stilit greko-romak, si dhe stadiumin e Lojėrave Olimpike tė Athinės. Nuk ėshtė sekret se pjesa mė tėrheqėse e kėtij qyteti ėshtė arkitektura moderne.

    Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

    Mendohet se ky kryeqytet i arkitekturės ka 25 pėrqind tė vinēave tė botės qė po punojnė aty. Aktualisht “i ndotur” nga ndėrtesat e larta, Dubai gjithashtu ka dhe atė qė ėshtė konsideruar si hotel me shtatė yje, “Burj Al Arab”. I krijuar nė formėn e anijes me vela, hoteli ėshtė gjithashtu dhe mė i larti nė botė. Kjo ndėrtesė zbehet nė krahasim me ndėrtesa tė tjera nė horizont, si “Hydropolis”, hoteli i parė nėnujor nė botė, “Burj Dubai”, ndėrtesa mė e lartė e botės, si dhe “Dubailand”, njė lloj parku zbavitės i stilit “Walt Disney”.

    Brazilia, Brazil

    Nė mė pak se katėr vite, ky vend ėshtė kthyer nga njė ide nė njė prej qyteteve mė me jetė tė Brazilit. I skicuar nga njė planifikues urban, Lucio Costa, nė vitin 1957, ndėrkohė qė ndėrtesat u projektuan nga Oscar Niemeye, qyteti u planifikua nė formėn e njė kryqi, por tashmė i ngjan mė shumė njė fluture apo njė aeroplani, kur shihet nga lart. Ndėrkohė qė ka nga ata qė e kanė kritikuar formėn e qytetit, ai konsiderohet si Trashėgimi Botėrore e UNESCO-s. Disa prej ndėrtesave mė tė famshme tė kėtij qyteti pėrfshijnė “Palacio da Alvarado”, rezidencėn zyrtare tė presidentit tė Brazilit etj.

    Barcelona, Spanjė

    Disa prej arkitektėve mė tė mėdhenj tė botės, nga e shkuara dhe e tashmja, i kanė bėrė tullat dhe llacin tė duken si asgjė tjetėr nė botė. Duke filluar me spitalin “Hospital de Sant Pau” dhe “Palau de la Musica Catalana”, ku do tė gjeni punė tradicionale nga arkitekti Lluis Domenech i Montaner. Kėto ndėrtesa janė cilėsuar si Trashėgimi Botėrore e UNESCO-s. Gjithashtu, nėse vizitoni Barcelonėn duhet tė shikoni dhe vepra tė tjera tė punuara nga arkitekti Antoni Gaudi. Veprat e tij mė tė famshme pėrfshijnė “Casa Mila”, “Park Guell” dhe “Temple Expiatori de la Sagrada Familia”. /tiranaobserver/

      Ora ėshtė 10/5/2024, 17:35