BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arma rozė e Selisė Blu!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    23022012

    Buzqeshje Arma rozė e Selisė Blu!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Tė bukura, seksi dhe protagoniste nė politikė. Pasi e provoi nė fushatat zgjedhore kryeministri e ka hapur lojėn edhe nė parti e qeveri. Nga Ēiljeta Xhilaga, tek Greta Koēi, Juela Meēani, Erla Mėhilli dhe Grida Duma. Formula thotė se imazhet femėrore vlejnė. Edhe pse fushata e zgjedhjeve tė pėrgjithshme elektorale ėshtė ende larg, kryeministri Sali Berisha prej javės sė kaluar e kėtej i ka siguruar edhe disa kėngėtare tė tjera nė listėn e adhurueseve tė tij. Nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė, ndėrsa diskutonte pėr ndryshimet nė Kodin Penal, Berisha, pėr ēudinė e tė gjithėve, ndėr tė tjera ndali tek shtypi rozė. Ai paralajmėroi ndryshime nė ligjin “Pėr tė dhėnat personale”, pėr t’u dhėnė mbrojtje mė tė mirė personave nėn hetim, por nė mėnyrė tė veēantė artisteve dhe kėngėtareve. “Pėt fat tė keq nė kėtė vend dalin nė pazar dhe dosjet me sekrete tė atyre qė janė nėn hetim dhe gjykim, tė cilat pėrbėjnė dėmtim tė rėndė tė procesit, dalin dhe dokumente tė tjera”, tha kryeministri. “Konstatoj me keqardhje se abuzohet. Edhe jeta e artisteve dhe kėngėtareve ėshtė objekt i njė agresioni mediatik dhe e tėra nė masėn 80 pėr qind bazohet nė skup dhe jo ndodhi reale”. Kryeministri hodhi idenė e ndryshimeve nė Kodin Penal, sidomos nė rastet kur gazetarėt cėnojnė privacinė e artistėve. “Po tė vini re, fundjava ėshtė e mbushur me shpifje, trillime dhe imagjinatė vulgare pėr kėngėtaret dhe artistet si nė asnjė vend tjetėr”.

    E thėnė nė njė kohė kur gjysma e vendit rrezikonte tė paralizohej nga dimri jo i zakontė (siē edhe ndodhi), pra kur temat e nxehta dhe emergjencat e ditės ishin gjetiu, deklarata bėri bujė. Ēfarė kishte ndodhur qė kryeministri, i cili deri pak kohė mė parė mbronte gazetarėt si askush tjetėr aq sa bėri thirrje tė ndalonte paditė apo dėnimin e tyre, tė shprehej kaq me mllef pėr llojin e shtypit aq nė modė kėto vitet e fundit nė mbarė botėn e qytetėruar? Shumėkush, tė nesermen, kėtė e lidhi me njė thashethem tė ditėve tė fundit pėr kėngėtaren Jonida Maliqi. Fjalėt dashakeqe pėr Jonidėn dhe beben e saj, tė sapoardhur nė jetė, u sqaruan shpejt (falė shtypit rozė!): Jonida dhe i vogli gėzojnė shėndet tė plotė.

    Por ky nuk figuronte tė ishte njė lajm i publikuar gjėkundi tek e fundit. Bėhej fjalė pėr thashetheme tė trilluara lart e poshtė, nė njė qytet tė vogėl si Tirana, kush e di nga kush dhe kush e di se pse. Pastaj Berisha dihet qė nė ēdo kohė ėshtė i informuar pėr ēdo gjė – fjala vjen Bionse apo Lady Gaga nuk janė aspak e panjohura pėr tė – dhe si i tillė duhet tė ketė dėgjuar edhe se pjesėn mė tė madhe tė atyre thashethemeve, shumica e kėngėtareve i hapin dhe njoftojnė vetė ndėr gazetarė e pastaj bėjnė viktimėn pėr tė qėndruar sa mė gjatė tė munden nė faqen e atij shtypit rozė qė ai pėrmendi. Prandaj mundet, qė kjo nuk ėshtė as mė pak e as mė shumė, sesa njė shenjė tjetėr e pasionit dhe sidomos strategjisė sė kryeministrit, nė veēanti pėr kėngėtaret dhe femrat sharmante nė pėrgjithėsi qė pėrgjatė kėtyre tetė viteve nuk kanė munguar tė jenė pjesė e fushatave por edhe kabinetit tė tij.

    Shfrytėzimit i artistėve nga politika u pa si trend qė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 kur pėrfshirja e kėngėtarėve dhe artistėve nė fushatė u vu re si asnjėherė tjetėr.

    Meqė kjo rezultoi tė ishte njė formulė e suksesshme, doza e pranisė sė tyre nė krah tė kandidatėve, po aq edhe vetė pėrfshirja e tyre nė zgjedhje, u shtua dy vite mė vonė: pėrveē atyre qė kėndonin nėpėr skenat gjigante nė mes tė qyteteve, kundrejt shumash fantastike parash, Partia Demokratike luajti me kartėn e Yllka Mujos nė listėn e anėtarėve tė kėshillit bashkiak tė Tiranės, PS-ja me Luiza Xhuvanin dhe Petrit Malajn ndėrsa LSI me Eneda Tarifėn, Besmir Metanin e Klajdi Musabelliun.

    Mė vonė, nė zgjedhjet e vitit 2009 u duk sikur partitė ishin vėnė nė garė me njėra tjetrėn pėr tė marrė secila nga ngjyra e vet emra tė suksesshėm nė art, por edhe spektakėl. Partia Demokristiane e Nard Ndokės njoftoi me krenari nė zgjedhjet e 2009-ės se njė nga emrat e listės me 12 deputetėt qė kjo parti do tė kandidonte nė zonėn e Vlorės ishte edhe Qetėsor Ferunaj, personazhi i njohur i shtėpisė dhe fitues i “Big Brother Albania 2”.

    Mjaftonte njė sy i shpejtė ndėr figurat e nxjerra nga PS, PD, LSI e tė tjera pėr tė kuptuar qė formula politike kishte ndryshuar kah: figura rinore, vajza tė kuruara qė dinin tė flisnin bukur pushtuan ekranet. Gerti Bogdani, Juela Meēani, Erla Mėhilli (asokohe zėdhėnėsja e re e PD-sė), Ajola Xoxe, Erisa Xhixho u shndėrruan nė tė rinjtė tipikė qė synonin politikėn dhe partitė qė u kishin besuar teserat nuk dolėn aspak kundėr ndėrsa nė publik besohej se secili prej tyre mund tė ishte kandidat i mundshėm pėr nė Kuvend. Sidomos fushata e katėr viteve mė parė ishte e tillė: e mbushur me rioshė 30-vjeēarė, ambiciozė qė ėndėrronin – edhe pse tė rinj dhe pa pėrvojė politike – njė karrige nė parlament.

    Tė bėhej fjalė vallė pėr ripėrtėritje politike tė tipit “emra tė rinj, fytyra rinore”? Diēka e ngjashme po ndodhte nė atė kohė nė Italinė e Berluskonit dhe buja e pėrzgjedhjes nga Kavalieri, i emrave pėr Europarlament i kapėrceu kufijtė e fqinjit tė pėrtej Adriatikut. Sepse kandidatet italiane nuk pėrfaqėsonin asgjė mė shumė se kategori tė ndryshme punonjėsesh tė Canale 5: yje tė emisioneve relity, velina, prezantuese etj. Gjithēka pėrveēse pėrfaqėsuese partiake, pa pėrmendur gafat qė tė pėrzgjedhurat e Berluskonit nuk i kursenin nė intervistat mediatike.

    Por nė Shqipėri loja nuk shkoi kaq larg. Pėr imazhet e kururara tė vajzave tė dhe djemve tė rinj tė promovuar nga politika koha tregoi se shumė prej atyre qė pushtuan ekranet asokohe e nisėn dhe e mbyllėn nė fushatė, por politika sėrish luan. Ndėrkohė qė Edi Rama ka ricikluar tė vjetrit (por hequr dorė prej tė rinjėve) Sali Berisha, edhe pse jo aq dendur sa nė fushatė, herė pas here nuk e harron formulėn. Jo mė larg se para shumė pak muajsh, nė zyrėn e zėvendės ministres sė integrimit hyri njė figurė krejtėsisht e re sa i takon politikės: Grida Duma.

    Shefe e katedrės nė fakultetin e sociologjisė nė Universitetin e Tiranės, Duma, duhet thėnė se, ra nė sy qė prej shfaqjes sė parė si e ftuar nė emsione, kryesisht nė “Top show”-n e Alban Dudushit. Femėr e bukur, fliste rrjedhshėm, e talentuar sa i takon pjesės sė shfaqjes nė ekran: di tė sillet para kamerave pa e humbur fillin e mendimit dhe feminilitetin e vet. Duma tėrhoqi vėmendjen paēka se shumė tė ngjashme me tė ishin tė ftuara tė pėrhershme nė mediume televizive. Ftesat pėr tė shtoheshin bashkė me emisionet ku merrte pjesė dhe me aq sa u tha pas emėrimit tė saj nė postin qė mban sot, edhe Berisha e ka pikasur pedagogen simpatike nė njė studio televizive ku ai fliste pėr qeverinė dhe ēėshtjet e ditės, ndėrsa ajo ishte nė publik, nė panelin e pedagogėve qė nė fund tė emisionit kishin tė drejtėn e pyetjeve.

    Pas emėrimit si numri 2 i Ministrisė sė Integrimit u mor vesh se Grida Duma kishte qenė pjesė edhe e Iniciativės pėr Tiranėn gjatė fushatės sė fundit pėr zgjedhjet vendore. Por nė kėtė tė fundit u pėrfshinė shumė emra tė rinj, artistė dhe jo vetėm, dhe Grida nuk ėshtė se pati ndonjė performancė pėr tu mbajtur mend. Ajo fitoi sepse i ra nė sy Kryeministrit dhe ky i fundit e kishte gati vendin pėr tė: Largimi i Jorida Tabakut nė Bashkinė e Tiranės i hapi vendin Gridės: njė zėvendės ministre e bukur i shtohej stafit tė Majlinda Bregut, gjithashtu e dalė nga njė studio televizive kohė mė herėt.

    Figura tė tilla tėrheqin dhe kanė efekt nė publik dhe kryeministri e di mė mirė se askush kėtė. Sa i takon Gridės? Nė njė intervistė dhėnė pėr tė pėrmuajshmen “Madamme”, anėtarja mė e re nė stafin qeveritar nuk tregoi as shenjėn mė tė vogėl tė mungesės sė besimit tek vetja pėrballė habisė pėr kėtė katapultim nė qeveri. Pėrkundrazi. Me fjali tė vėshtira pėr t’u pėrkthyer nga njė lexues i thjeshtė, Duma tha se ia kishte bėrė hyzmetin karrierės pėr t’iu gėzuar kėsaj e dite dhe, pse jo, mund tė synonte akoma mė shumė se kaq.

    Ēka nuk mund tė thuhet deri tani pėr njė tjetėr femėr sharmante qė deri vitin e kaluar ishte pjesė e stafit tė ngushtė tė kryeministrit: ish zėdhėnėsja Juela Meēani. Ndėr shiptarė, Juela mbahet mend sot e gjithė ditėn si “Miss Fotozhenia” nė spektaklin e Vera Grabockės “Miss Albania 2004”. Ajo jetonte bashkė me familjen, bashkėshortin dhe njė vajzė, nė Itali kur kryeministri e ftoi tė ishte imazh i qeverisė sė tij. Edhe kėsaj here formula ishte po ajo: njė femėr e bukur qė dinte tė sillej para kamerave, falė eksperiencave tė hershme nė TVSH, sigurisht qė kishte tjetėr efekt nė leximin para gazetarėve tė deklaratave qeveritare krahasuar, fjala vjen, me njė burrė.

    Detyrė relativisht e vėshtirė pėr Juelėn po tė kihet parasysh intensiteti i axhendės sė pėrditshme tė Berishės, por qė Juela e pranoi. Pas zėdhėnėses mund tė hapeshin dyer pėr tė synuar mė shumė, siē mund tė ishte njė vend nė parlament. Juela e pati kėtė ambicie dhe nuk e fshehu edhe nėpėr intervistat e dhėna nga zyra e zėdhėnėses, por deri nė fushatėn e kaluar ambicja e saj nuk u pėrmbush.

    Pas tre vjetėsh Berisha vendosi ta largonte pėr ta transferuar nė Ministrinė e Punės ku Juela mban postin e kėshilltares politike. Pa humbur kohė Berisha, nė kohėn dhe momentin e duhur, vendin e saj e mbushi me njė tjetėr femėr sharmante, e diplomuar jashtė: Erla Mėhilli. Kjo e fundit nuk dihet se si u bė zėdhėnėse e Partisė Demokratike, por e sigurta ėshtė qė pėr aq sa punoi si e tillė tėrhiqte si me magnet. Nė deklaratat e tipit “flakė pėr flakė” qė dilnin nga selia e PD-sė, Erla jo vetėm qė fliste bukur dhe pa gabime, por edhe interpretonte me mimikė pėrgjigjet qė mė sė shumti i adresoheshin me shpoti kreut tė opozitės, Edi Rama. Thėnė ndryshe ishte e duhura pėr nė selinė qeveritare. U transferua aty bujshėm dhe madje u pėrfol, si edhe tė ngjashmit e saj, se shumė shpejt emri i saj do tė dėgjohej tė flitej edhe shumė mė lart se zėdhėnėse, por duket se edhe Erla, nė vendimet e minutės sė fundit u la pėr mė vonė. Si ajo edhe Juela ndėrkaq nė dhjetor tė 2009-ės u zgjodhėn anėtare tė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike.

    Njė politikė tė ngjashme, sidomos sa i takon fytyrave femėrore qė shfaqen para kamerave duke lexuar komunikatat e partisė, ėshtė munduar tė ndjekė edhe Rama nė kahun e kundėrt politik, por deri tani as qė i afrohet suksesit tė kryeministrit pėr intuitėn e pėrzgjedhjes sė vajzave, tė shndėrruara tashmė nė imazh.

    Sepse Berisha nuk i lė bukuroshet e suksesshme vetėm brenda kornizės sė shfaqjes nė publik me flamurin e partisė sė tij nė sfond. Ju jep dorė shumė mė tepėr se kaq dhe koha ka treguar se ēdo vendim i tij bėn efekt tė bujshėm. Fjala vjen nė tė njėjtėn mbledhje ku u zgjodhėn anėtarėt e Kėshillit Kombėtar tė PD-sė, u pėrmend dhe zgjodh edhe emri i Ēiljeta Xhilagės.

    Kėngėtarja seksi e ka shprehur gjithmonė dhe gjithėkund se e adhuronte Berishėn dhe politikėn e tij dhe ky i fundit ia shpėrbleu besimin, jo vetėm duke e pasur pjesė qendrore tė ēdo koncerti fuashte, por edhe duke e ingranuar nė strukturat e PD-sė. Arsye e mjaftueshme qė Ēiljeta tė fillonte projektimin e njė tė ardhmeje nė politikė, pėr mė tepėr qė studion edhe pėr shkenca politike. Megjithatė emri i saj nuk u prit me aq shumė ēudi sa ai i Greta Koēit, fundvitin e shkuar, kur papritur e pakujtuar u shfaq si nėnkryetare e Forumit Rinor tė PD-sė. Ashtu si kolegia e saj, edhe Greta nė intervistėn e parė qė dha pas kėtij emėrimi, nuk harroi tė theksonte se sa shumė e adhuronte Berishėn. Nė festėn e organizuar nga kryebashkiaku Basha, me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri, sipas lajmeve tė botuara nė shtyp, Greta ishte nė qendėr tė vėmendjes sė kryetarit, po aq i pėrfolur nė kohėn kur i hyri politikės.

    Ai qėndroi gjatė nė tavolinėn e Gretės, hodhėn batuta dhe festuan, dhe kureshtja kolektive ngirti pyetjen: Mos vallė pjesėmarrja e Ēiljetės nė koncertin e Aleancės Kuq e Zi nė SHBA kishte ndikuar pėr keq? Me tė mbėrritur nė Shqipėri, Xhilaga sqaroi se nuk e dinte se kush e kishte organizuar atė koncert, se nuk do tė kishte kėnduar kurrė pėr “armiqtė e saj politikė”, por kjo nuk kishte edhe aq rėndėsi. Kreu i PD-sė kishte afruar njė tjetėr emėr tė njohur nė FRPD: Greta ka mjaft fansė dhe adhurues dhe synimi ėshtė qė ata ta ndjekin edhe aty. Me pak ditė diferencė edhe Aleanca Kuq e Zi, qė shumė shpejt pritet tė marrė formėn e njė partie prej vėrteti shpalli emrin e zėdhėnėses sė saj: Neda Karafili, njė personazh i dalė nga reality show, “Big Brother Albania”, e preferuar dhe atakuar me doza tė larta. Po cc’rėndėsi ka! Ajo ėshtė Neda, ėshtė e hijshme, flet bukur, ka fansė. Pra vlen.

    Si pėrfundim, efekti i fenomentit Greta, Neda dhe tė tjera u ndje shumė shpejt. Kėto kohė janė shtuar shumė kėngėtaret e reja qė nėpėr intervista thonė se sa shumė e adhurojnė, sidomos, Berishėn. Nga pėrtej Atlantikut Bleona Qereti nuk e kurseu adhurimin qė shprehte pėr kryeministrin. “Ai ėshtė njė njeri me vizion tė pakrahasueshėm me asnjė tjetėr”, tha ajo javėn e kaluar, pasi i kishte dhėnė tė drejtė pėr punėn e shpifjeve tė shtypit rozė. “Unė kam qenė e dashuruar me tė qė kur kam qenė fėmijė dhe kėndoja nė koncertet e ’96-ės.

    Kjo dashuri mes meje dhe kryeministrit sa vjen dhe bėhet mė e fortė e solidarizohet mė shumė nė ēdo fjalim apo mbledhje qeverie, takim ose koncert. I adore and I love Sali Berisha”, e mbylli ajo, dua i hapur dyert vetes pėr njė karrierė tė mundshme nė PD si edhe shoqet e veta. Kėngėtaret e kanė mėsuar tanimė pikėn e dobėt tė Berishės. I janė vėnė nė krah si asnjėherė tjetėr pas deklaratės sė javės sė kaluar dhe kryeministri e di mirė efektin qė ato shkaktojnė nė publik, sa herė qė politika ka nevojė pėr to. Kohė pas kohe vajzat e bukura zėnė vend edhe nė qeveri, sepse formula vlen edhe aty.

    Revista Klan
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 13:28