BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vildane Zeneli rrėfen suksesin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vildane Zeneli rrėfen suksesin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/3/2012, 13:24

    Vildane Zeneli rrėfen suksesin! 00128


    I ėshtė kushtuar modės me gjithė qenien e saj. ‘Beats’ tė Dr. Dre, pastaj Chrysler, Bud Light Platinum, Sports Ilustrated janė vetėm disa nga reklamat nė tė cilat mund ta shihni. Fizikun e njė modeleje thotė se e ka dhuratė nga Zoti. Fotomodelja Vildane Zeneli rrėfen rrugėn e suksesin pėr Gazetėn Express.

    Express: Sė fundi ju kemi parė edhe nė reklama tė shumta, ndėr to edhe ‘Beats’ tė Dr. Dre, pastaj Chrysler. Keni bėrė rrugė tė gjatė deri kėtu?

    Vicky: Po, jam shumė e lumtur qė kam bėrė reklama qė po depėrtojnė jo vetėm nė Amerikė, po nė mbarė botėn. Sė fundi kam bėrė reklama televizive pėr makinėn Chrysler 300, Best Buy, Beats nga Dr Dre dhe njė reklamė me shumė rėndėsi pėr Bud Light Platinum, e cila u realizua gjatė finales sė Super Bowl 2012 nė Indianapolis, ku luajtėn dy ekipet mė tė mira tė futbollit amerikan NY Giants dhe New England Patriots.

    Express: Mund tė na thoni kush ka qenė i pari qė ju shtyri nė botėn e modės?

    Vicky: Kur erdha nė NY nė moshėn 13 vjeēare, nuk dija asnjė gjė pėr botėn e modės. Gjithmonė gjatė vikendeve shkoja nė plazh me motrėn dhe fqinjėt e mi, pastaj njė agjent nga agjencia Doverchelli mė pa nė plazh dhe mė tha se duhej tė takohesha me tė dhe tė bėhehesha modele…. kėshtu fillon historia .

    Express: Keni kontratė me agjenci mode nga mė tė famshmet, si Ford Models, Doverchelli, Whilhemina e Abrams Artist. E keni imagjinuar ndonjėherė se do arrinit deri kėtu?

    Vicky: Kam filluar me Doverchelli, pastaj Whilhemina e mandej Abrams Artist. Tani e disa vite jam me Ford Modeling Agency the Major Modeling Agency nė Europė. Po gjithmonė kam ėndėrruar dhe kam pritur shumė nga vetvetja. Dhe, pasi u futa nė botėn e modės, kam punuar dhe jam pėrpjekur shumė tė arrij deri kėtu ku jam sot.

    Express: Ndėrkohė, ju kemi parė tė shoqėroheni me shumė njerėz tė famshėm. Bėni jetė tė tillė edhe ju, si ata?

    Vicky: Ka kaluar kohė e gjatė derisa kam mbėrritur kėtu ku jam. Por, tani jam shumė e lumtur qė kam bėrė njė jetė pėr vete ashtu siē gjithmonė e kam ėndėrruar…. Punoj shumė, po falė Zotit e kam jetėn shumė tė mirė…

    Express: Sa ka qenė e vėshtirė tė futeni nė skenėn botėrore tė modės, kur dihet qė konkurrenca s’tė fal pothuajse asnjė gabim?

    Vicky: Unė s’e kam menduar ndonjėherė tė bėhem modele kaq e suksesshme nė Amerikė, por pasi qė jam futur nė botėn e modės, me ndihmėn e familjes, fotografėve, klientėve, dizajnerėve, agjensionit dhe menaxherit tė mirė kam pėrballuar tė gjitha momentet e vėshtira… gjithmonė jam fokusuar vetėm nė vete dhe s’kam jetuar jetėn e dikujt tjetėr, s’jam marr me punėt e tė tjerėve dhe jetėn e tjetėr kujt. Besimi nė vetvete mė ka bėrė tė pėrballoj tė gjitha kohėt e vėshtira dhe konkurrencėn e vėshtirė…

    Express: Cilat kanė qenė sfidat me tė cilat je ballafaquar?

    Vicky: Udhėtimet dhe lėvizjet e shpeshta, pagjumėsia, ndėrrimi i kohės prej njė vendi nė vendin tjetėr, adaptimi nė vende tė ndryshme dhe kultura tė ndryshme me njerėz tė ndryshėm, etj.

    Express: Dihet se modeleve u duhen edhe praktika tė ndryshme pėr tė ndenjur nė formė, ēfarė bėni ju pėr tė mbajtur formėn?

    Vicky: Unė nuk mbaj ndonjė dietė. Dhe tė them tė drejtėn, nuk rri nė gym, fizikun e kam dhuratė nga Zoti deri mė tani…. ec shumė dhe kėrcej shumė pėr tė mbajtur trupin nė tė njėjtin nivel.

    Express: Ēka ėshtė moda pėr ju?

    Vicky: Pėr mua moda ėshtė gjithēka; e jetoj, e marr frymė, e vesh, e shoh, e di……

    Unė s’e ndiej veten vetėm si modele, e konsideroj veten si fashioniste, vdes pėr modė..

    Express: Keni nė dorė ndonjė projekt interesant, qė pritet ta realizoni sė shpejti?

    Vicky: Javėn e kaluar kam bėrė njė fushatė dhe reklamė pėr Million Dollar Beats. Janė me diamante dhe kushtojnė 1 milion dollarė, pra vetėm njė palė janė prodhuar. Jam e vetmja qė kam reklamuar kėto kufje… Sė shpejti do tė dalė reklama dhe fushata…

    Express: Cilat janė objektivat tua nė kėtė fushė?

    Vicky: Tė gjithė kanė mendime tė ndryshme sa i pėrket botės sė modės. Pėr mua ka qenė dhe ėshtė njė disiplinė e madhe; kam mėsuar shumė, kam parė shumė vende tė ndryshe dhe tė bukura, jam takuar me njerėz tė ndryshėm, kam mėsuar pėr kulturat dhe traditat e tė tjerėve, veshjen e tė tjerėve… Ky profesion tė bėn shumė tė fortė, po i kushtove shumė kohė dhe e merr me gjithė zemėr….edhe tė ardhurat nga ky profesion janė tė mira, por ka pėrvoja dhe gjėra tė paharruara.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:22