BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia e 8-Marsit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    08032012

    Buzqeshje Historia e 8-Marsit!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    8 Marsi eshte dite kremtimi per grate neper bote. Jo si nje feste e thjeshte, por si nje forme respekti, dashurie dhe vleresimi per te gjitha arritjet sociale, ekonomike dhe politike te femrave. Ideja e nje dite nderkombetare per gruan u hodh per here te pare ne 1900-ten, kur bota e industrializuar po njihte nje periudhe tranzicioni e turbullimesh, bumi te rritjes se popullsise dhe ideologjive radikale. Dita e pare kombetare e grave u mbajt ne Shtetet e Bashkuara, ne pajtim me nje deklarate te Partise Socialiste te Amerikes. Por karakterin nderkombetar do ta fitonte vetem pas takimit te internacionales socialiste ne Kopenhagen, ne 1910-ten, si nderim ndaj levizjes per te drejtat e grave. Dita e pare nderkombetare e gruas u vendos te caktohej ne 19 mars te vitit pasues. Nje jave pas ketij vendimi, ne 25 mars, ndodhi tragjedia e zjarrit ne fabriken e tekstileve “Triangle Shirteaist” te Nju Jorkut, ku mbi 140 vajze te moshes nga 16 deri ne 23 vjeē, kryesisht emigrante, humben jeten mes flakeve apo duke u hedhur nga katet e siperme te nderteses. Menaxheret u kishin bllokuar dyert, ashtu siē benin rendom gjate orarit te punes, per t’i ndaluar vajzat te vidhnin bluzat qe prodhonin.

    8 marsi si date shfaqet per here te pare tek mbledhjet dhe manifestimet e grave ne Europe kunder luftes se pare boterore. Pas humbjes se 2 milione ushtareve ruse, te dielen e fundit te shkurtit te 1917-s, grate ruse hyne ne greve per “buke dhe per paqe”. Kater dite me pas, Cari u detyrua te jepte doreheqjen dhe qeveria e perkohshme ju dha grave te drejten e votes. Kjo ngjarje ndodhi ne 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili perdorej asokohe ne Rusi. Ne kalendarin Gregorian, kjo date i perkonte 8 marsit. 2011-ta shenon 100 vjetorin e dites se gruas.

    Evente te ndryshme jane organizuar ne anekend botes, duke nisur nga Kina ku shtepiaket e shfrytezuan festen per te shpalosur talentet e tyre ne prerjen e zbukurimeve prej letre, ne Filipine ku mijera gra dolen ne nje marshim, e deri ne Meksike ku kjo dite u shenua me nje maratone.


    Edituar pėr herė tė fundit nga LePuRuShJa nė 9/3/2012, 23:32, edituar 1 herė gjithsej
    Share this post on: reddit

    Anonymous

    Mesazh 8/3/2012, 13:19 nga Vizitor

    Historia e 8-Marsit! V4xhxh
    LePuRuShJa

    Mesazh 8/3/2012, 15:15 nga LePuRuShJa

    Faleminderit Saranda ... puc puc

    Mesazh  nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 12:11