BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ylli Baka: U jam borxhli fansave!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ylli Baka: U jam borxhli fansave!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/3/2012, 23:29

    Ylli Baka: U jam borxhli fansave! 02121

    Ai sot ka njė emėr tė lakuar pozitivisht, pėr zėrin, por edhe pėr pjesėmarrjen nė shumė koncerte, aktivitete apo dasma. Tė gjitha kėto kanė bėrė qė nė kėtė kohė qė po flasim Ylli Baka ėshtė njė kėngėtar korrekt dhe shumė i mediatizuar. Ky mediatizim ka filluar nė pėrmasa tė mėdha sidomos gjatė kėtyre 7 viteve tė karrierės sė tij tė vrullshme. Ai ėshtė tashmė njė nga kėngėtarėt mė tė paguar nė tregun muzikor shqiptar. E themi plot bindje se aktualisht nė rrethet muzikore dhe mė gjerė flitet pėr emrin e tij si njė kėngėtar i afirmuar nė botėn muzikore, e sidomos pėrsa i pėrket muzikės popullore tė jugut Vetė Ylli ėshtė i kėnaqur si kėngėtar dhe mė profesionin e tij ndjehet i realizuar. Kėngėt e tij popullore sot kėndohen nga tė gjitha grupmoshat duke i kthyer disa kėngė tė tij nė hite.

    Sot shumė njerėz janė penduar pėr profesionet e zgjedhura, po Ylli hynė nė kėtė kategori?

    Aspak! E them me bindje se mė pėlqen profesioni im, nė tė cilin sot bėj pjesė. Madje, e them me po kaq bindje se jam i gatshėm qė t’i shkoj deri nė fund tė kėsaj rruge qė kam nisur tė bėj. Edhe nga ana ekonomike mund tė them qė unė si kėngėtar jam shumė i kėnaqur, pasi ana ekonomike ėshtė e lidhur ngushtės me suksesin. Jashtė ekonomisė mua mė ka bėrė tė zgjedh kėtė profesion pasioni dhe pėrkushtimi ndaj muzikės.

    Ēdo kėngėtar ka momente tė vėshtira. Cilat kanė qenė pėr ju kėto?

    Gjithmonė fillimet janė shumė tė vėshtira. Nė ecje e sipėr gjithmonė pėrballesh mė barriera tė shumta. Ēdo material, ēdo kėngė, ēdo sukses, ka vėshtirėsitė e veta, por ajo superohet me punė dhe seriozitet maksimal. Nė ēdo profesion nė ēdo zanat ekziston fjala popullore: “Duhet punė dhe talent”. Mendoj se, po punoj me tė dyja paralelisht.

    Kur lindi dėshira pėr kėngė pėr Yllin?

    Unė kam filluar tė kėndoj qysh nė moshėn 20 -vjeēare por dalja ime nė tregun muzikor shqiptar ka ndodhur para 7 vitesh. Ndoshta kam qenė njė talent i lindur. Por talenti lind dhe zhvillohet sigurisht nėse di tė zgjedhėsh komponentėt kyē tė suksesit.

    Vendet nė tė cilat kėndon Ylli?

    Janė tė ndryshme. Dua tė them se janė stinore. Nė sezonin dimėror jashtė Shqipėrisė, kėndoj kryesisht nė Evropė, nė Amerikė etj., kurse nė sezonin veror brenda Shqipėrisė.

    Pėr dashurinė flasin tė gjithė. Ē’ėshtė dashuria pėr Yllin?

    Pėr mua dashuria ėshtė diēka qė ta bėn jetėn mė tė bukur dhe mė harmonike, flasim kėtu pėr tė gjitha llojet e dashurive, pra pėr njė dashuri universale.

    Jeni vetė kėngėtar, por keni dhe preferenca. Cilėt janė kėngėtarėt tuaj mė tė preferuar?

    Mė pėlqen muzika popullore e mirėfilltė si e shkuara edhe e tashmja. Plus kėsaj pėlqej dhe muzikėn e mirėfilltė tė lehtė shqiptare dhe atė kosovare. Ndėrsa pėrsa i pėrket emrave nuk pėrmend asnjė, sepse do ketė qejfmbetje ! Janė shumė kėngėtarė tė mirė.

    Si e cilėson Ylli vetė konkurrencėn mes kėngėtarėve?

    Mė pėlqen konkurrenca sigurisht, po flasim pėr atė konkurrencė qė ka muzikė tė mirėfilltė. Dhe mė vjen realisht mirė kur ka konkurrencė, e cila gjithmonė ka marrė vlerėsimin dhe respektin tim maksimal. Pa kėtė konkurrencė nuk do ishim kėtu, ku jemi por do binim nė vetėkėnaqėsi. Realisht sot ka konkurrencė tė dyfishtė si reale ashtu dhe tė pandershme. Pjesė e jetės. S’ke ē’i bėn.

    Si ėshtė njė ditė e zakonshme pėr Yllin?

    Eh si ėshtė. Ndoshta disi ndryshe. Personalisht zgjohem nė orėn 10:00 tė mėngjesit, pi njė kafe me shokėt ose familjen ose shpesh edhe me kolegė qė mund tė jenė kėngėtarė, poet, kompozitor. Pastaj filloj punėn.

    Ēfarė vlerėsoni tek njė njeri?

    Brenda njeriut ka shumė gjėra. Personalisht vlerėsoj sinqeritetin e tij. Miqėsia dhe shoqėria kanė qenė dhe janė gjithmonė tė pandashme nė jetėn time.

    Si do ta pėrshkruanit vetveten?

    Me pak fjalė… Jam njeri i thjeshtė, i komunikueshėm dhe i qeshur, korrekt nė punė. Kėto them unė pėr veten, por nuk di ē’thonė tė tjerėt pėr mua.

    Shumė kėngėtarė kanė dhe profesion tė dytė. Ēfarė do tė donte Ylli n.q.s s’do tė bėhej kėngėtar?

    Mendoj se ēdo njeri sot ka dy dhe mė shumė profesione. Besoj se do bėhesha poet sepse mė vjen dorėsh pėr poezi, madje gjysmat e teksteve i kam shkruar vetė.

    Keni shkuar nė shumė vende kush ju ka ngelur mė shumė nė kujtesė?

    Kam vizituar shumė, por Amerika mė ka mbetur nė mėndje padyshim, pastaj vijnė Londra, Roma, Athina etj…Kurse pėrsa i pėrket bukurive shqiptare mbeten tė patjetėrsueshme,Vlora, Saranda dhe vendlindja ime Tepelena.

    Muzika dhe shqiptarėt, cili ėshtė mendimi juaj?

    Nė Shqipėri dėgjohen shumė rryma, por ajo gjė qė unė njoh mirė ėshtė se shqiptarėt tanimė janė kthyer tė dėgjojnė muzikėn e mirėfilltė popullore. Pjesa dėrrmuese e tyre e bėjnė kėtė dhe mund tė them me plotė gojė qė ato qė e dėgjojnė kanė filluar ta shijojnė, sepse janė velur mė pseudo-kėngėtarė dhe pseudo-kėngė.

    Le tė flasim pak pėr fansat?

    Jam shumė i kėnaqur me fansat. Madje, kam bėrė edhe njė kėngė dedikuar atyre, sepse e meritojnė ajo titullohet: “Jeni miqtė e mi tė nderit, ndaj ju them faleminderit”! Gjithmonė ato janė tė pranishėm edhe nė punėn time dhe nė krijimtarinė tim tė re dhe kjo ėshtė njė mbėshtetje e madhe, e cila mė fal energji pozitive.

    Ylli Baka dhe familja?

    Familja ime ėshtė e pėrbėrė nga 3 persona,1vajzė dhe 2 djem. Janė nė shkollė dhe mė mungojnė mė sė shumti fundjavave. I dua dhe mė duan shumė. Kemi marrėdhėnie tė shkėlqyera.

    Ēfarė janė mė tė interesuar njerėzit qė tė dėgjojnė nga repertori juaj?

    Tė gjitha kėngėt e mia janė tė kėrkuara, por kryesisht kur shkoj nėpėr dasma preferojnė normalisht kėngėt e krahinės sė tyre, por kėndoj edhe kėngė tė tjera, tė cilat unė i kėndoj me kėnaqėsi.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėngėn shqiptare. A ėshtė duke u modernizuar ajo dhe i plotėson kėrkesat e zhvillimeve ku po futet Shqipėria?

    Unė them asaj rryme qė i pėrkas, ka prurje tė shumta dhe shumė tė mira nė treg pėr muzikė tė mirėfilltė. Shikojmė njė shmangie tė kopjimit siē ka qenė ritual i yni gjithmonė dhe kaherė. Shikojmė gjithashtu, njė rivalitet tė mirėfilltė kuptohet midis atyre qė prodhojnė kėngė tė mirėfilltė dhe kush prodhon mė mirė.

    Jeni pjesėmarrės nė shumė aktivitete, si do t’i komentoni?

    Nė radhė tė parė kudo qė kam shkuar , kam shkuar falė Zotit, punės dhe njerėzve qė mė kanė mbėshtetur duke mė falur adhurimin e tyre. Mė kanė mbėshtetur duke mė bėrė qė asnjėherė tė mos i zhgėnjej nė krijimtarinė time si kėngėtar i tyre.

    Lidhjet me librin?

    I kam lėnė pak pas dore. Por mė pėlqejnė mė shumė librat me poezi, pasi janė pjesė e profesionit. Por edhe librat e vjetėr rapsodik shqiptar. Lexoj, por lexoj mė shumė gjatė pushimeve.

    A keni pengje?

    Nuk kam kurrfarė pengu nė jetė pėr asnjė dhe pėr asgjė!

    Jeta e pėrditshme?

    S’e ndjej fare ditėn, ikėn sa hap e mbyll sytė. S’e kuptoj as vetė! Puna jonė ėshtė intensive, koncerte, prova, aktivitete.

    Ēfarė planesh pėr tė ardhmen?

    Kam disa plane pėr tė ardhmen, objektivi im ėshtė qė shumė shpejt tė nxjerr albumin qė jam duke u pėrgatitur ndėrkohė, edhe pėr dy klipe tė tjera. Pra, janė disa plane nė tė njėjtėn kohė. Koha ecėn duhet shfrytėzuar.

    /Albert Zholi Gazeta Telegraf/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 18:10